Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 40.

Шрифт
Фон

<Shiko! Përgëzime!> e komplimentoi Drew. <Është një miqësi absolutisht e vlefshme. Jam i lumtur për ty.> kapi pataten e fundit dhe mbajti pirunin të ngritur në ajër. <Përse nuk e fton këtu, në ndonjërën nga herët e tjera? Edhe ne kemi disa piktura të bukura për të treguar.> dhe futi pataten në gojë.

<Pikturat tona nuk janë të gjinisë që po studiojmë.> gënjeu sinqerisht Timorina. <Kur të kalojmë tek ekspresionizmi ndoshta do ta ftoj. Gjithsesi ajo ka një koleksion të bukur edhe të atij. Të shohim.> përfundoi gjithmonë duke buzëqeshur.

Asnjëherë nuk do kishte folur për Cliff-in. Ishte dashuruar çmendurisht me atë burrë të njohur në muze, dhe i dukej sikur po ti tregonte do kishte shkatërruar imazhin e dlirësisë dhe perfeksionit që vëllai kishte për të. Por, nuk e dinte akoma mirë si të sillej, sepse nëse ishte e vërtetë që ishte hera e parë në pesëdhjetë vitet e jetës së saj që dashurohej kështu, ishte edhe e vërtetë që lumturia e saj mund të ishte ndarë shumë mirë me të vëllanë. Kishin jetuar gjithmonë bashkë, pasi të dy prindërit kishin vdekur, dhe nuk kishte patur ditë në të cilën Lester mos ta kishte falënderuar për kujdesin që ajo kishte për të. Ishte i shpërqëndruar, po, mendonte gjithmonë për fizikën, sigurisht, po i tregonte vazhdimisht, me fjalë dhe me sjelljen e tij, sa perfekte ishte ajo, e rëndësishme dhe e domosdoshme. Si mund ta mbante jashtë kësaj?

Jo, për tani ishte më mirë kështu. Kishte frikë se po ti kishte treguar historinë e saj të dashurisë kaq shpejt, vetëm pas pak muajsh nga fillimi, dhe kjo pastaj të shkatërrohej, tragjedia do kishte qenë akoma më e rëndë. Do kishte qenë për atë vetë, për imazhin e saj dhe edhe për të vëllanë, të cilit nuk donte ti sillte pakënaqësira.

Nuk donte të mendonte për edukatën e rreptë fetare, fanatike dhe shtypëse ndaj të cilës ishte nënshtruar. I ishte imponuar të mos shikonte dhe të mos mendonte për djemtë, pasi janë burim mëkati dhe humbjeje. Dhe këtë kishte bërë ajo, ose më mirë duhej të bënte, ndërsa shoqet e saj të klasës flirtonin me meshkujt sipas rastit, formonin çifte, ndaheshin, ndërronin partner dhe, të rritura, martoheshin dhe krijonin familje. Jo, ajo nuk kishte mundur. Gjashtëmbëdhjetë vjeçe zemra e saj kishte rrahur fort për një djalë; qante natën, në shtratin e saj, duke shtrënguar e dëshpëruar pas vetes jastëkun sikur po shtrëngonte atë, duke mbushur këllëfin me lotë djegës, por gjithçka në qetësinë më totale. Nuk mund të lejonte ta dëgjonte e jëma, që në dhomën ngjitur e kishte gjumin gjithmonë të lehtë. Por, pas disa ditësh, ai djalë ishte lidhur me një bjonde të pavlerë nga një klasë tjetër, një vit më e vogël. Kur Timorina e kishte zbuluar goditja kishte qenë e fortë. Nuk kishte guxuar të shfaqej vetë në kohë, dhe dikush tjetër e kishte bërë në vend të saj. Tashmë ishte shumë vonë dhe atëherë inati e pushtoi atë. I vërsulej me mendje kundër gjithë botës, kundër prindërve, kundër vetes së saj, frikacake. Kaloi ditë me inat të brendshëm e shtypur, e zhytur në studim dhe në gjimnastikë për të cilën ishte e prirur natyralisht. Kur furtuna mbaroi, vendosi që nuk do shikonte më asnjë djalë në jetën e saj, sepse do kishte mundur të vuante përsëri, të ishte e zhgënjyer, dhe e dëshpëruar. Jo, mjaft me dashurinë, edhe pse nuk e kishte eksperimentuar seriozisht.

U bë mësuese fiskulture dhe filloi karrierën e saj pranë një shkolle publike, në të cilën deri tani ushtronte profesionin e saj. Kishte injoruar me zotësi ose përjashtuar propozime që në vite dikush i kishte bërë dhe kishte ndërtuar një famë solide prej lëneshe të rregjur. Nuk i rëndonte të ishte vetëm. Kishte vëllain e saj për të cilin kujdesej, në shtëpi, dhe ai meritonte gjithë respektin e saj dhe përkujdesjet e saj.

Por, atë ditë në muzeun e Leeds, kishte ndodhur ajo që kurrë nuk do kishte menduar se do mund të kishte ndodhur. Po admironte një pikturë që tregonte një peisazh detar kur një zotëri rreth të pesëdhjetave u afrua edhe ai përpara pikturës, përbri saj, vështroi pamjen e pikturuar dhe në natyrshmëri e komentoi, me zë të thellë dhe sikur fliste me veten.

<Ajo e kaltër e ujit që sfumohet në portokallinë e perëndimit është e pabesueshme.>

Timorina ishte kthyer drejt tij, e çuditur. Po mendonte ekzaktësisht të njëjtën gjë.

<Ka diçka në teknikë që po më shpëton.> kishte bashkëbiseduar pa e kuptuar.

<Sipas meje është vaji. Do ketë shtuar ndonjë pigment të veçantë, ndoshta të bërë nga ai vetë.> kishte reflektuar burri me zë të lartë, duke kapur mjekrën me dorën e djathtë dhe duke çuar krahun e majtë horizontalisht mbi stomak, në mbështetje të brrylit të djathtë.

<Është e mundur.> i ishte përgjigjur Timorina. <Por efekti është uniform. Shikoni këtu?> dhe i ishte afruar pikturës, duke treguar një pikë. Edhe ai u afrua dhe ndoqi drejtimin e saj. <Afër varkës sfumimi është më i pakët. Po të ishte një pigment në vaj besoj se do ta kishte përdorur për gjithë pjesën e detit, ndërsa varka, që është lëpirë pikërisht nga perëndimi, duket sikur shfaqet si një entitet i veçuar.>

Burri e kishte parë me admirim.

<Keni të drejtë. Nuk e kisha vënë re.> i ishte përgjigjur me entuziazëm. <Ju jeni një specialiste, po shoh. Komplimentet e mia. Për plazhin çfarë mendoni?>

Dhe aty kishin filluar një diskutim të gjerë mbi pikturën, duke zbuluar teknikën, periudhën artistike, psikologjinë e piktorit, cilësinë e telajos dhe madje ndriçimin në atë sallë të muzeut, që e gjykuan si jo perfekt për një shfrytëzim të mirë të veprës.

Pas dy orësh rojes i ishte dashur ti ftonte ti afroheshin daljes pasi duhej ta mbyllte.

As nuk ishin prezantuar, pas gjithë atyre të folurave, prandaj burri i zgjati dorën.

<Cliff Brandon. Ishte një kënaqësi për mua.>

<Timorina Drew.> i ishte përgjigjur ajo duke ia shtrënguar me shumë ngrohtësi. <Ka qenë një kënaqësi edhe për mua.>

<Çfarë urie!> tha ai duke e parë i buzëqeshur, i hapur.

Ajo e kishte parë dhe nuk kishte mundur të refuzonte së shijuari atë fytyrë të sinqertë dhe simpatike.

<Kam uri edhe unë.> kishte thënë gëzueshëm.

Gjysmë ore më pas ishin ulur në një restorant italian jo larg nga muzeu dhe po shijonin një racion të bollshëm llazanjë në furrë. Vazhduan akoma edhe për pak të flisnin për pikturën, pastaj pa e kuptuar filluan për veten. Ai ishte vetëm, i divorcuar prej disa vitesh dhe pa fëmijë. Gruaja e kishte lënë për një tjetër, pas shumë viteve martesë, sepse kishte nevojë për stimuj të rinj, kështu kishte thënë.

Timorina kishte ngritur vetullën e çuditur, duke pyetur si mund të lije një burrë kaq simpatik, dhe iu desh të pranonte që pavarësisht që sapo e kishte njohur ndihej përsosmërisht në sintoni me të. Një nxehtësi i dilte nga brenda dhe duart pothuajse i dridheshin. Nuk kishte provuar kurrë asgjë të tillë, më parë, dhe atëherë hodhi pas krahëve betimin e saj të ndëshkimit. Me një gjysmë buzëqeshje e pa në sy.

<Banon larg?> i foli drejtpërsëdrejti me ti.

<Nuk dija si të të pyesja.> iu përgjigj ai. <Ndjehem aq mirë me ty saqë...>

<Ssssh!> e ndërpreu Timorina duke i vënë gishtin tregues mbi buzë, duke i bërë shenjë që të heshtte. U ngrit dhe iu drejtua kasës. Ai qe i shpejtë ta paraprinte dhe të paguante llogarinë.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора