Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 39.

Шрифт
Фон

McKintoc shqeu sytë. Nëntëmijëmiliardë kilometra. Largësitë me të cilat ishte mësuar ishin ato që arrinte ti përshkonte me makinë. Dhjetë kilometra, njëqind, dyqind kilometra, më poshtë se kaq.

Nëntëmijë miliardë kilometra. Nuk arrinte ta imagjinonte një largësi të tillë.

<Mirë,> vijoi Drew duke vëzhguar i zbavitur lebetitjen e rektorit, <për aq sa dimë universi është i madh nëntëdhjetë e tre miliardë herë nga ato nëntëmijë miliardë kilometra, pra tetëqind miliardë kilometra.>

McKintock shikonte Drew-në me sy të zbrazët.

<Mos u shqetëso, McKintock. Edhe unë nuk arrij ta konceptoj këtë largësi. Askush nuk mundet. Nuk është një masë për njeriun. Por, ajo që është e rëndësishme, është që në nivel matematike ky është një numër si të tjerët dhe për këtë i trajtueshëm sipas dëshirës. Dhe akoma më e rëndësishme është që me makinerinë tonë do mund të eksplorojmë çdo zonë që do duam të universit. Kjo është e rëndësishme. Mendo për progresin e shkencës. Të gjitha thesaret e njohjes që na presin. Është e pabesueshme që na ndodhi neve, por ndodhi, dhe jam pafundësisht i lumtur të jetoj në këtë epokë të re që po na pret.>

McKintock qëndroi i heshtur për pak. Duhej të treste ato që kishte dëgjuar. Ndjente që po shtypej nga madhësia e atyre largësive, e atyre njohurive të errëta për të cilat kishte folur Drew. Ishte si i shtypur poshtë asaj mase të pamatshme që imagjinonte e dominonte.

<Po... dhe ndonjë zbatim më tepër, të themi, të përditshëm?> pyeti i pasigurtë.

<Ah, e drejtë. Harrova.> iu përgjigj Drew. <Mund të ndërtohen makina të vogla, të strukturuara në mënyrë të përshtatshme, që do të lejojnë të veprohet në fushën mjeksore. Do të mund të heqin masa tumorale nga trupi, pa prerë. Biopsitë do të bëhen një seancë e thjeshtë aspak traumatike. Mendo çfarë do të përfshijë, kjo.Do të mjaftojë të rregullosh makinerinë në pozicion, formë dhe përmasa të asaj që do të heqësh, të aktivizosh dhe në një çast ajo masë do të gjendet jashtë trupit. Hapësira e zënë më përpara për shembull mund të zëvendësohet nga një përbërje fiziologjike, ose gjëra të tilla. Nuk jam një mjek, prandaj nuk mund të futem në detaje. Do të mendojnë specialistët.>

Me qëllim nuk citoi mundësinë e zhvendosjes së qënieve të gjalla, duke shpresuar që rektori nuk do e mendonte.

Gabohej.

<Më thuaj pak, Drew,> sulmoi McKintock duke bërë hetuesin <sa të mëdhaja mund të jenë gjërat që do zhvendosen?>

Ohu! mendoi Drew, duke imagjinuar vijimin. <Epo,> u përgjigj evaziv <nuk e dimë akoma mirë.> gjë që ishte e vërtetë. <Duhet të ndërtojmë një makineri më të madhe dhe të shikojmë se çfarë arrin të bëjë.> E edhe kjo ishte e vërtetë. Shtrëngoi grushtat në bark, i fshehur pas tavolinës. Nuk i pëlqente të thoshte gënjeshtra, prandaj ishte në vështirësi të madhe.

<Uhm, kuptoj.> foli rektori duke pohuar me ngadalë, dhe serioz. Ishte një njohës i madh i njerëzve dhe e kuptonte kur bashkëbiseduesi po i fshihte diçka.

<Rastësisht,> filloi me pakujdesi <mos keni eksperimentuar edhe me ndonjë formë të gjallë?>

Natën e mirë. përfundoi Drew me vete. Gjithsesi rrezikoi me një goditje të fundit të dëshpëruar.

<Pse vallë po më pyesni?> guxoi.

<Ashtu, thjesht kureshtje.> u përgjigj akoma McKintock, këtë herë tinëzar. <Nga dritarja pashë të kalonte Bryce me disa kuti dhe po pyesja veten nëse mbanin kavie për laboratorin tënd. E di, kisha patur përshtypjen se po lëvizte diçka e gjallë, në ato mbajtëse. Çmund të më thuash?>

<E mirë. Nuk mund të të fshehësh vërtet asgjë, McKintock.> u dorëzuar Drew. <Kemi eksperimentuar efektivisht shkëmbimin duke përdorur edhe bimë dhe kafshë të vogla, dhe gjithçka shkoi për mrekulli, të paktën për aq sa kemi mundur të verifikojmë deri tani.> Bëri një frymëmarje të thellë. <Nuk doja të të mbaja në errësirë, doja vetëm të fitoja kohë për të eksperimentuar akoma më tepër para se të jap konfirmime.>

<Kuptoj.> dhe këtë herë rektori pohoi me mirëkuptim dhe vlerësim për korrektësinë e Drew. <Por, në linjë teorike, teorike, ki kujdes, do kishte qenë e mundur pra të zhvendosje njerëz?> pyeti duke parë fizikantin drejt në sy.

Drew nuk kishte rrugë, prandaj nuk u hezitoi.

<Po. Në linjë teorike, po. Kur të kemi makinerinë e duhur, kur ajo të jetë eksperimentuar siç duhet, dhe nëse do të ketë mundësi ligjore për ta bërë, po, mund të zhvendosim njerëz.> përfundoi gjithçka me një frymë.

McKintock ishte rrezatues. Lodhja e ditës ishte larguar sikur një erë ta kishte shtyrë tutje. U ngrit në këmbë dhe u rrotullua rreth tavolinës së shkrimit. I dha dorën Drew-së dhe ia shtrëngoi me ngrohtësi.

<Fantastike, miku im. E pabesueshme, dhe fantastike.> e komplimentoi i sinqertë.

<Faleminderit, McKintock. Por, tani, po shkoj në shtëpi. Jam vërtet i lodhur. Shihemi nesër.>

<Mirupafshim, Drew. Shihemi nesër.> e përshëndeti rektori duke e parë të dilte nga zyra pak i përkulur.

Drew arriti në shtëpi dhe bëri menjëherë një dush.

Tensioni ektrem i ditës kishte ikur së bashku me ujin e pisët dhe ai kishte një uri ujku. Motra e tij kishte përgatitur darkën tashmë, siç i përshtatej një personi perfekt dhe të përpiktë si ajo, dhe së bashku hëngrën duke biseduar kot së koti.

<Si është mikesha jote nga Leeds?> pyeti Drew si në një kronikë. <Tashmë shkon tek ajo çdo fundjavë. Duhet të keni me të vërtetë shumë të përbashkëta! Meqë ra fjala, si quhet?>

Timorina ngriti vetullën e djathtë, e çuditur nga ai interesim i papritur për çështjet e saj personale. Drew rrallë e pyeste për diçka që i përkiste drejtpërsëdrejti, i zhytur siç ishte në punën e tij dhe në studimet e tij.

U çudit, pra, por vuri re edhe që atë mbrëmje i vëllai ishte tepër euforik.

<Je në humor, sonte, Lester.> iu përgjigj duke e vëzhguar. <Çne?>

<Rezultate të shkëlqyera me një kërkim. Nuk ndodh shpesh.> shpjegoi vakët, duke mos hyrë dot në detaje. <Pra, mikesha jote?>

Timorina e kuptoi që Drew kishte vetëm dëshirë të bënte një bisedë dhe entuziazmi që tregonte në lidhje me të rridhte nga lumturia e brendshme që provonte për suksesin në kërkimin për të cilin i kishte folur.

<Jenny është një zonjë e dashur.> filloi duke buzëqeshur. <E kam njohur në një ekspozitë pikturash disa muaj më parë. Kemi zbuluar që kemi shumë autorë të preferuar të përbashkët, prandaj kam vendosur të shoqërohem me të. Ka disa piktura me vlerë si edhe një koleksion të bukur të librave mbi këtë argument. Kur takohemi gjejmë gjithmonë të veçanta stimuluese mbi të cilat të diskutojmë. Të siguroj që për një të apasionuar të tillë një pikturë ofron disa shtysa, detaje që ndoshta nuk i kishe vënë re më parë dhe tani të shfaqen papritur përpara syve. Fillojmë të analizojmë detajin dhe na pëlqen të krasasojmë vlerësimet respektive për çështjen: mund të jetë teknika, qëllimi i detajeve piktorale, gjendja psikologjike e autorit. Është një kënaqësi të qëndrosh me të. Është shumë inteligjente, një person shumë interesant.> përfundoi me zërin gjithmonë të kontrolluar që e shquante.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора