Në atë çast Cynthia hapi papritur sytë dhe me dorën e djathtë i kapi penisin nga poshtë, dhe duke e mbajtur siç mbahet një elektrik dore e detyroi të ngrihej në këmbë, u ngrit nga kolltuku dhe duke manovruar penisin si nje levë komandimi e shtriu McKintock-un kryq mbi shtrat, me këmbët poshtë. Hoqi këmishën e natës dhe hypi kaluç mbi të, me trupin të ngritur, pastaj me dorën e majtë rregulloi buzët e mëdha për të lehtësuar hyrjen e penisit në vaginë, kryqëzoi gishtërinjtë prapa qafës dhe filloi të lëvizë ritmikisht lart dhe poshtë. Kur arrinte poshtë rrotullonte barkun përpara që të fshikte klitorisin me lëkurën e tij. Ritmi ishte perfekt dhe i rregullt, me zbritjen më të ngadaltë dhe intensive sesa ngritja.
McKintock ishte si në ekstazë, dhe me duart të mbështetura në gjunjtë e Cynthia-s e shikonte me admirim ekstazik. Ajo lëvizte me një hijeshi dhe një zotërim femëror të vetes saqë dukej si një krijesë hyjnore. Ndërsa e përkëdhelte të gjithën me shikim, vuri re poshtë sqetullave dy shenja të vogla gjysmë të rrumbullakëta në forma saktësisht identike. Në fillim nuk e kuptoi, pastaj u kujtua që një shoku i tij kirurg estetik i kishte treguar, një herë, që një nga mënyrat e përdorura për të vënë protezat prej silikoni në gjoks ishte të praktikonin një prerje pikërisht si ajo poshtë sqetullës, në mënyrë për të fshehur shenjën. Pra ky ishte sekreti i një gjoksi kaq të bollshëm dhe sensual. McKintock nuk u zhgënjye. Përkundrazi.
Kujt i plasi! mendoi. Nesë ky ishte rezultati, ishte i lumtur që ishte aty ta shijonte.
Ato gjinj i kërcenin përpara syve, ndërsa Cynthia lëvizte lart e poshtë me shikimin të humbur dhe gojën gjysmë të hapur. Një kuitje e ulët hundore shoqëronte plotësimin e çdo zritje, derisa ajo filloi të përshpejtonte ritmin, gjithmonë e më shpejt, gjithmonë e më shpejt, duke goditur edhe më fort ndaj tij, me kuitjen që ishte bërë një Ooh! gryke pas çdo goditje. Kur goditjet arritën një tërbim të egër, me trupin e Cynthia-s të tendosur deri në spazma dhe të mbuluar me djersë, ajo shkëputi duart e kryqëzuara dhe shpërtheu në një britmë të mprehtë, therrëse dhe të zgjatur, ndërsa trupi tërhiqej dhe kontraktohej ritmikisht në orgazëm, çdo koordinim tashmë vinte më i paktë.
McKintock e kishte parë me dyshim atë performancë. Asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë një gjë të tillë. As nuk e dinte që një grua mund të ishte e aftë për gjithë këtë.
Cynthia u palos, orgazma mbaroi dhe frymëmarrja e saj u bë e rregullt. E pa në fytyrë me sytë që i lëshonin drita dhe i lëshoi një shpullë të fortë në faqen e majtë.
<Idiot!> bërtiti, pastaj u shkëput nga ai dhe u lëshua në krevat në shpinë, dhe e zuri gjumi menjëherë.
McKintock nuk lëvizi asnjë muskul dhe qëndroi i poshtëruar duke parë tavanin, me faqen që i digjte si një qymyr i ndezur.
Kishte ejakuluar sapo Cynthia kish filluar të përshpejtonte.
Natë e thellë.
Cynthia e kishte gjumin të lehtë dhe u zgjua menjëherë, kur truri i saj perceptoi një ndryshim në zhurmën e sfondit. Deri atëherë dhoma kishte mbetur pothuajse e qetë, por tani një zë po murmuriste diçka.
Duke rrotulluar kokën, Cynthia kërkoi origjinën e atij zëri, dhe në dritën e mbetur ndezur pa McKintock-un që po fliste në gjumë. Ishte akoma i shtrirë siç e kishte lënë ajo, me robdishan të hapur veshur, dhe timbri i tij i zërit bëhej gjithnjë e më i dallueshëm pas çdo fjale që shqiptonte:
<Unë këndoj për Artemisën Tingëllimin,
atë virgjëreshë me furkë të artë
që ndoqi dhe gjuajti drerë
motrën e vetë Apollos me shpatë të artë,
ajo mbi male të errëta dhe maja me erë
kënaqet në gjueti,
tërheq harkun e artë dhe hedh shigjeta vdekjeprurëse..>
Cynthia njohu menjëherë Himnin Homerik numër XXVII, titulluar Artemisës dhe kushtuar perëndeshës.
E njihte shumë mirë, pasi nga të gjitha himnet që ishin shkruar për nder të Artemisës ky ishte i preferuari i saj.
McKintock vazhdonte i patrazuar, sikur po recitone mësimin:
<Dridhen majat e maleve të larta
dhe pylli i hijezuar jehon frikshëm
me britmat e bishave.
Tunden toka dhe deti si peshq
por perëndesha me zemër të fortë
shtyhet kudo me dhunë
duke e zhdukur racën e bishave.>
Në të vërtetë recitimi ishte intensiv dhe shprehës, prezent. Në mendjen e McKintock kjo këngë duhej të ishte ngulitur me gjithë interpretimin që i përshtatej, pra gjithë kjo dilte edhe gjatë këtij recitimi të pavetëdijshëm.
<Megjithatë kur gjuetarja u kënaq
dhe gëzoi shpirtin e saj
ndalon harkun e lakuar mirë,
dhe shkon drejt shtëpisë së madhe
të vëllait të dashur Febo Apollo
të zonës më prodhimtare të Delfit
për të përgatitur vallen e bukur
të Muzave dhe të perëndeshave.>
Këtu Cynthia filloi të recitojë nën zë, duke pasuar McKintock-un.
<Këtu varet harku i përkulshëm
dhe kryeson e udhëheq vallet,
përgatitur bukur,
ndërsa zërat hyjnisht të bukur
këndojnë një himn në Leto me këmbë të bukura
ndërsa një vajzë e sjellë në këtë botë
superiore ndaj të pavdekshmëve,
e mbrojtur dhe e shkëlqyeshme në vullnet.
shëndet ty
bijë e Zeusit dhe Letos me flokë të bukur
Sidoqoftë unë do të kujtoj dhe do të celebroj
me një këngë tjetër.>4
Himni kishte mbaruar, i lavdishëm dhe i mrekullueshëm, duke i lënë brenda një kënaqësi të thellë.
Shumë vite më parë kishte kërkuar origjinën e emrit të vetë dhe ishte përplasur tek Artemisa; ishte apasionuar aq shumë pas mitit saqë kishte mësuar përmendësh gjithçka që i përkiste, dhe ishte shumë e kënaqur që McKintock e lavdëronte edhe në gjumë. U ngrit ulur në shtrat, lakuriq siç ishte, dhe buzëqeshi me mëmësi duke parë burrin që flinte. Morri mbulesën e vendosur afër jaskëkut, e hapi dhe e shtriu me delikatesë mbi trupin dhe këmbët e McKintock-ut, duke e mbuluar, pastaj u fut në shtresa, fiku dritën dhe u kthye në brinjë, dhe menjëherë e zuri gjumi.
Për atë takim të tyre të parë po mendohej McKintock, ndërsa mbyllte pas vetes derën e zyrës së tij, atë mbrëmje.
Cynthia i kishte ndryshuar jetën, dhe që prej një viti nga ajo anë ai kishte filluar të ndihej një burrë më i plotësuar, më i lumtur. Mesatarisht një herë në javë shkonte të kalonte natën tek ajo, në Liverpool, dhe kur dita e caktuar vinte, problemet e ditës ishin më pak të rënda, madje arrinte edhe ti merrte disa prej tyre me filozofi. Zakonisht, në fakt, të gjitha problemet, të vogla dhe të mëdha, për atë ishin pengesa me të njëjtën rëndësi që duheshin larguar absolutisht sa më shpejt, dhe ndonjëherë impenjohej aq shumë sa bëhej posesiv. Po kur e dinte që në mbrëmje do të shkonte tek Cynthia vizioni i tij ndryshonte pak, ishte më i relaksuar, dhe pengesat më të vështira kalonin në plan të dytë, madje ndonjëherë i shtynte për ditën tjetër.
Doli nga ndërtesa dhe morri makinën. Hyri në Oxford Road,
që kalonte në mes të kompleksit universitar në drejtim vertikal, dhe u drejtua në veri. U kthye në të djathtë në Booth Street East dhe pak më vonë u kthye në të majtë në Upper Brook Street. Një spostim i shkurtër dhe pastaj përsëri majtas për tu ngjitur mbi rampën e hyrjes në mbikalimin e Mancunian Way. Trafiku ishte mesatar, në atë orë, dhe një shi i vogël i lehtë dhe i vazhdueshëm lagte xhamin mbrojtës të makinës; fshirësja e xhamit mbante me lehtësi një shikim perfekt.