Banjua ishte shumë mikpritëse, me sanitarët e rinj dhe të higjienizuar në mënyrë të përkryer. Dushi lluksoz me kabinë kristali ishte tmerrësisht ftues, në fakt Cynthia filloi menjëherë të përgatitej. Hoqi kapësen e flokëve dhe i lëshoi, duke rrotulluar kokën disa herë majtas dhe djathtas për ti veçuar. I arrinin deri tek shpatullat dhe tregonin një prerje të sofistikuar me shkallë. Hoqi xhaketën dhe e vendosi me rregull në varëse. Nuk i hoqi ato këpucë aq elegante. Akoma jo. Kur uli zinxhirin e fundit McKintock u ndje i pafuqishëm, dhe për të fshehur reagimin e tij kërkoi nëse mund të shkonte në dhomën e tij të merrte sendet personale të nevojshme.
Sapo doli nga dera, me ballin mbushur me djersë dhe zemrën që i rrihte si e çmendur, pyeti veten nëse po bënte ndonjë marrëzi. Ndërsa ecte në korridor me hap mekanik dhe merrte ashensorin për të zbritur në katin e parë ku gjendej dhoma e tij, u kujtua që nuk ishte më një burrë i martuar. Tashmë ishte divorcuar prej vitesh, dhe duhej ta konsideronte veten si një burrë i lirë për të parë mundësi të reja. Futi me nxitim në valixhe një palë të brendshme, një veshje të hekurosur dhe sendet për higjienën personale, pastaj mbylli derën dhe iu drejtua më i qetë katit të dytë, dhomës 216.
Trokiti por nuk morri përgjigje. Provoi dorezën dhe pa që Cynthia e kishte lënë hapur derën për të. Nuk ishte një ëndërr, pra, kjo që po jetonte.
Hyri dhe dëgjoi rrjedhën e ujit në dush. Vuri valixhen e tij përbri dollapit, pastaj pa që dera e banjos ishte lënë e hapur.
Dhe përmes saj pa Cynthia-n.
Brenda kabinës së kristaltë, nën masazhin bujar të ujit të nxehtë, ajo po kalonte sfungjerin e mbushur me shampo trupi mbi kraharor, poshtë gjokseve të bëshëm, mbi stomak dhe mbi bark. Ishte kthyer treçerek ndaj derës, me këmbën e majtë lehtësisht maskuar nga gjuri e poshtë. E pa dhe nuk lëvizi as një milimetër. I buzëqeshi dhe filloi të sapunisë krahët, sqetullat, anët.
McKintock do kishte dashur të gjente forcën të shkëputej nga ajo pamje, të paktën për respekt, por nuk e gjeti.
Ishte shumë e bukur. E mrekullueshme.
Mbeti i magjepsur duke parë atë trup të mrekullueshëm, të plotë dhe tepër sensual.
Ajo filloi të kalojë sfungjerin mbi ijë, me ngadalë, në mënyrë metodike, dhe duke tundur kokën mbrapa ritmikisht.
Shikimi i McKintockut ndoqi pa rezistuar lëvizjet e sfungjerit, me sy të shqyer, i paaftë të lëvizte.
Derisa e kuptoi që ajo po e shikonte, e qeshur dhe tinëzare.
Cynthia mbushi me ujë tapën e shampos së trupit dhe ia lëshoi përmes çatisë së hapur të dushit.
McKintock u shkund papritur, sikur e goditi një rrufe, dhe u bë ngjyrë vjollcë nga turpi. Kuptoi se si duhet të jetë ndjerë Atteoni i shkretë i legjendës. O Artemisë! Sa burra ke magjepsur me bukurinë tënde! Tani edhe unë u laga nga uji magjik: do të shndërrohem në dre?
Cynthia buzëqeshi dhe lau shpejt kurrizin, vithet dhe këmbët, në fund u shpla me ujë të bollshëm duke u rrotulluar poshtë dushit dhe duke kaluar ndërkohë gishtat nëpër flokë për ti shplarë më mirë. Mbylli rubinetin dhe la që uji të kullonte nga trupi i saj, shtrydhi flokët dhe në fund hapi me ngadalë kabinën, doli dhe u kthye në shpinë për të veshur rrobdishanin që McKintock po e mbante gati.
E shtrëngoi në trup dhe u rrotullua përpara. Ishte e ngrohtë, e parfumosur me shampo trupi me lavandë, me flokët të lagur dhe lëkurën të skuqur nga uji i nxehtë. Tmerrësisht e dëshirueshme.
Lëvizi për të dalë nga banjua; McKintock nuk arriti të përmbahej dhe i mbështeti duart në të dy supet, duke i dalë përpara por pa e ditur mirë çfarë të bënte. Cynthia e pa me pamje qortuese:
<Dushin!>
Ai i zbehur hoqi dorë dhe e la të kalonte.
Cynthia doli nga banjua, lidhi rripin e rrobdishanit rreth belit dhe morri tharrësen e flokëve nga valixhia, pastaj hyri përsëri dhe filloi të thajë flokët përpara pasqyrës së veshur me avull.
McKintock atëhere doli dhe u zhvesh, duke vënë rrobat në një hapësirë boshe të dollapit dhe syzet pa korniza rrethuese mbi tavolinën e shkrimit. Vendosi një palë pizhama në anën e majtë të shtratit.
Si në të pesëdhjetëetetat që ishte dukej pak a shumë në formë. Si një skocez i mirë hante pak, ndërsa i pëlqente të ecte shpejt në rrugë të gjata, sidomos në brendësi të strukturës universitare. Përdorte makinën vetëm kur ishte e nevojshme, dhe kjo e kishte ndihmuar të rrinte në formë. Kishte vetëm pak bark të dalë tek ai burrë i dobët me trup mesatar, me flokët gri dhe shikim depërtues, me sytë gështenjë.
U fut brenda në dush duke mbajtur një peshqir rreth belit, dhe kur e hoqi dhe hapi ujin qëndroi i kthyer nga muri i veshur me pllaka.
Cynthia nuk i hodhi asnjë shikim gjatë gjithë kohës. Vazhdoi të përdorte tharësen e flokëve me një dorë të sigurt, duke marrë një rezultat final të admirueshëm. Pavarësisht moshës, flokët e saj ishin akoma të dendur dhe me shkëlqim. Boja e flokëve i nxirrte më në pah ngjyrën origjinale të tyre, vetëm pjesërisht vijëzuar në të bardhë po të mos e kishte mbuluar në mënyrë perfekte dhe pa një milimetër rritje e kuqja e errët artificiale.
E çoi tharësen në dhomë. McKintock ishte akoma duke u larë.
Hoqi robdishanin, morri nga çanta shishen e parfumit dhe e sprucoi disa herë në ajër, duke krijuar një re. Hyri brenda resë dhe bëri disa pirueta për disa sekonda, duke lënë që trupi i zhveshur të thithte aromën, pastaj veshi një këmishë nate mëndafshi që shkëlqente, jeshile të hapur dhe e gjatë deri në mes të kofshës, pa të brendshme. Më në fund u ul në një kolltuk, gjysmë e shtrirë në një pozë topitëse.
I kishte krahët të mbështetura lehtësisht në mbajtëset, kokën të mbështetur në shpinë dhe të përkulur në të majtë, këmbën e djathtë në kënd të drejtë dhe me shputën zbathur mbi moketin e dyshemesë, këmba e majtë zgjatur përpara.
Sistemi ngrohës vakëzonte këndshëm ambientin, në atë natë pranvere.
Cynthia mbylli sytë, duke u relaksuar në atë ngrohtësi.
Pas rreth një minute McKintock doli nga banjua me robdishanin në trup dhe u drejtua për nga pizhamat e tij të mbështetura në krevat, por gjatë rrugës kaloi përpara Cynthias. E pa mbi kolltuk, si një nimfë qiellore, rozë si një lule e çelur mrekullisht, dhe ndjeu parfumin e saj magjik. Një shkarkesë elektrike i përshkoi trupin nga fundi në krye, dhe ai ra në gjunjë përpara saj. I vendosi me delikatesë gishtat në kofshën e majtë, vetëm duke e cikur. Lëkura ishte jashtëzakonisht e butë, e ngrohtë dhe e hidratuar. Përshkoi me gishtërinj disa centimetra në drejtim të ijës, pastaj puthi ëmbëlsisht gjurin e rrumbullakët. Me dorën tjetër përkëdheli kofshën e djathtë të saj nga ana e jashtme, pastaj lëvizi dorën nga brenda, duke puthur njëherë një kofshë dhe pastaj tjetrën. Mëndafshi i këmishës së natës rrëshqiste për lart sa më shumë që ai përparonte, derisa ija mbeti e zbuluar. McKintock u gjend përpara pubisit, i cili shpaloste një push në formën e një drejtëkëndëshi të formuar me saktësi gjeometrike, me kufirin e sipërm që fillonte një centimetër mbi vulvë dhe anët vertikale dy centimetra nga buzët e mëdha. Puthi kanalin inguinal të majtë, pastaj vazhdoi në drejtim të kundërt të akrepave përgjatë një gjysmërrethi përreth malit të Venerës, duke puthur me intervale prej tre centimetrash duke arritur në kanalin inguinal të djathtë. Mbështeti me guxim buzët në klitor, hezitoi, pastaj u mjaftua me një të puthur me buzë tashmë të mbyllura. E puthi në barkun, e lëmuar dhe të tonifikuar, si dhe rreth kërthizës, për të puthur pastaj edhe atë. Vuri duart në brinjë, puthi stomakun dhe gjoksin e majtë, të ngrohtë dhe të plotë, pastaj kaloi tek ai i djathti, duke fërkuar gjithë dëshirë kokën dhe hundën.