Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 10.

Шрифт
Фон

<Ah, kuptoj. Prandaj dinit gjithçka për Artemisën. Por> shtoi me një pikë djallëzie < po tju kisha dërguar një derr të egër?>

McKintock mbeti i shushatur. U skuq deri në rrëzë të flokëve, duke u ndjerë një budalla i vërtetë. Cynthia dinte gjithçka për Artemisën, gjithçka! E kishte vënë atë në lojë deri në atë moment, dhe ai i kishte besuar.

<Do kisha përfunduar si Adoni, i vrarë nga derri i egër dërguar nga Artemisa.> konstatoi i dëshpëruar. Pastaj pati një frymëzim:

<Po ishte e llogjikshme: kush më mirë së vetë perëndesha mund të njihte legjendat e veta?>

Cynthia buzëqeshi e kënaqur.

<Do të thotë që këtë herë do të jem zemërgjerë. Aq më tepër që kjo perëndeshë merret me investime, më shumë sesa me telenovela të Olimpit.>

Atëhere edhe McKintock buzëqeshi, dhe u ndje i lumtur që e kishte takuar. Ishte një grua e kulturuar dhe inteligjente, pabesueshmërisht tërheqëse.

Baristi solli porositë. Pasiqë Cynthia kishte mbaruar sherry-n, McKintock e pa me shikim pyetës, dhe ajo porositi:

<Ujë tonik edhe për mua, faleminderit.>

Filluan tju shërbenin të kripura, që ishin shumë të ndryshme dhe të shijshme. Për disa minuta qëndruan në qetësi, pastaj McKintock e pyeti:

<Investime, domethënë? Interesante. Duhet të jetë një punë me përgjegjësi të madhe.>

<Sigurisht.> pohoi ajo. <Duhet marrë parasysh që kush vendos të investojë para pret të ketë një fitim, ose të paktën të ruajë kapitalin e investuar, në rastin më të keq. Kjo varet kryesisht nga profili i riskut që investitori zgjedh. Sa më i lartë të jetë rreziku, pra flasim për investime me përmbajtje të lartë aksionesh, aq më i lartë mund të jetë fitimi, me kusht që horizonti i përkohshëm i investimit të jetë të paktën pesë vjet. Kjo zgjatje është mjaftueshmërisht e gjatë për të lejuar rritjen e aksioneve në kohë, edhe duke qenë objekt i variacioneve të forta në periudhë të shkurtër të lidhura me ecurinë e tregut. Tendenca është ajo që ka rëndësi, në këtë rast, sepse nëse aksionet janë të kompanive të shëndetshme vlera e tyre do të rritet në mënyrë të paevitueshme, falë luftrave, revolucioneve ose ngjarjeve në nivel kombëtar ose botëror. Nëse investitori është i sigurt në mënyrë të arsyeshme se nuk do ketë nevojë për paratë e investuara në aksione, të paktën për afatin minimal të nevojshëm për këto lloj operacionesh, atëhere është shumë e mundur që pas ndonjë viti të ketë marrë një fitim domethënës. Sigurisht, asnjë nuk e njeh të ardhmen, si vijim rreziku për të humbur para ekziston, është real, por ekonomia paraqet tendenca ciklike që lejojnë të bësh parashikime të arsyeshme dhe të investosh sipas rrethanave.>

Baristi ndërkohë kishte sjellë ujin tonik për Cynthian, që piu një gllënjkë dhe rifilloi:

<Ekstremi i kundërt është risku i ulët, investimi në tituj me të ardhura fikse. Në këtë rast horizonti i përkohshëm është shumë më i shpejtë, mund të jetë edhe më pak se një vit. Këto tituj, në fakt, japin një rendiment të ulët por të sigurtë, pra janë të përshtatshëm për atë që nuk do të rrezikojë asgjë, që kënaqet me pak fitime dhe e di që ka kapitalin në dispozicion virtualisht kur të dojë.

Midis dy ekstremeve janë investimet e përziera, në të cilat mund të zgjidhet të investohet një pjesë e kapitalit në aksione dhe një pjesë në të ardhura fikse, në proporcione të ndryshueshme sipas prirjes ndaj riskut. Në këtë mënyrë është e arsyeshme të presësh që nëse një pjesë e investimit nuk po shkon shumë mirë në një periudhë të dhënë, pjesa tjetër është e mbrojtur, pra investuesi është më i qetë. Detyra ime është të drejtoj investuesin të zgjedhë formën e investimit më të përshtatshëm për të. Pasi janë paratë e klientit ato që rrezikohen në operacion, nevojitet shumë kompetencë, shumë ndërgjegje dhe shumë përgjegjësi gjatë këshillimit të një investimi në vend të një tjetri. Nuk lejohen gabimet. Ose më mirë, nuk mund të gabosh dy herë, sepse pas të parit është e sigurtë që duhet të ndërrosh punë.>

Piu një tjetër gllënjkë uji tonik dhe e pa:

<Po ju mërzis, vërtet?>

McKintock po e dëgjonte i magjepsur prej disa minutash. Ai zë i ngrohtë që ekspozonte me shumë pushtet koncepte të thata si ato të financës, ato sy të gjelbër që shikonin larg ndërsa fliste, e kishin lënë gojëhapur.

<Jo, përkundrazi.> u përgjigj. <Është një argument shumë interesant. Kam investime, edhe unë, por duhet të them se nuk kam takuar asnjëherë dikë që të më fliste siç më folët ju.>

Ajo morri një copë ushqimi dhe pyeti me gjallëri:

<Eh, e si po shkojnë investimet tuaja?> dhe filloi të përtypte ushqimin: ishte shumë i shijshëm me speca djegës dhe açuge, shumë i shijshëm.

McKintock gjerbi mendueshëm ujin tonik, pastaj u përgjigj:

<Në të vërtetë, nuk e di. Tani që po e mendoj, ka disa kohë që nuk merrem më. Kushedi si janë paratë e mia. Do përpiqem të bëj një kotroll, në një nga këto ditë.>

Po pra, një nga këto ditë. Si për shumë gjëra të tjera, ajo ditë nuk do të kishte ardhur kurrë, aq i zënë sa ishte me punë dhe nga shkëputja e pandërgjegjshme që kishte vendosur drejt gjërave që nuk kishin lidhje direkt me Universitetin. Papritur e kuptoi që kishte lënë që shumë gjëra të ecnin për hesap të tyre, pa i drejtuar ai. Miqësitë, investimet, vetminë e tij.

Vetminë.

Ndjeu, deri në fund të shpirtit, sa i vetmuar ishte. Dhe prej sa kohësh ishte.

Në atë moment McKintock pa veten e tij. Pa njeriun që ishte bërë. Një personazh i fuqishëm dhe prestigjioz, përballë botës.

Por një mjeran, si njeri.

E pa ngultas në sy.

<Po pyesja veten> filloi hezitueshëm, <po pyesja veten nëse > pushoi përsëri, <po pyesja veten nëse mund të ishit kaq e sjellshme sa të donit të merreshit me investimet e mia.> përfundoi me një frymë.

Cynthia i ktheu vështrimin, e ndërsa ai fliste lexoi në sytë e tij ato që kishte brenda ai burrë. Lexoi vetminë, dhe lexoi gjendjen e personit.

Nuk hezitoi një çast.

<Nuk më pëlqen të fle vetëm, sonte.>

E kishte thënë me aq natyrshmëri saqë McKintock nuk e kuptoi menjëherë kuptimin e vërtetë të fjalëve të saj.

Por pas disa çastesh e kuptoi, dhe një emocion shumë i fortë e pushtoi atë. Sytë iu lagën, dhe me buzët që i dridheshin zgjati dorën të kapte me delikatesë dorën e saj, që i buzëqeshi me hijeshi.

Morrën me vete gotat dhe iu avitën ashensorit, dorë për dore.

Baristi i vëzhgoi të largoheshin

Uau, çfarë shpejtësie! mendoi.

Pa me habi kutinë që mbante në një raft.

Të kenë qenë ushqimet e kripura?

Dhoma e Cynthia-s ishte shumë e ngjashme me dhomën e tij, e gjerë, me shtratin treçereksh, dollapin të mjaftueshëm, një tavolinë shkrimi dhe një kolltuk për relaks. Televizori satelitor dhe frigo-bari ishin aksesorë të vlefshëm për përdoruesin e dhomës. Mobilimi ishte i rafinuar, siç i përshtatej një hoteli të kategorisë së lartë siç ishte ai. Pikturat nëpër mure përfaqësonin pejsazhe të Yorkshir-it, me shkurre të gjelbra dhe të valëvitura vazhdimisht nga era.

Banjua ishte shumë mikpritëse, me sanitarët e rinj dhe të higjienizuar në mënyrë të përkryer. Dushi lluksoz me kabinë kristali ishte tmerrësisht ftues, në fakt Cynthia filloi menjëherë të përgatitej. Hoqi kapësen e flokëve dhe i lëshoi, duke rrotulluar kokën disa herë majtas dhe djathtas për ti veçuar. I arrinin deri tek shpatullat dhe tregonin një prerje të sofistikuar me shkallë. Hoqi xhaketën dhe e vendosi me rregull në varëse. Nuk i hoqi ato këpucë aq elegante. Akoma jo. Kur uli zinxhirin e fundit McKintock u ndje i pafuqishëm, dhe për të fshehur reagimin e tij kërkoi nëse mund të shkonte në dhomën e tij të merrte sendet personale të nevojshme.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора