Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë стр 14.

Шрифт
Фон

«Shumë interesante.» Koloneli po analizonte me vëmendje tekstin. «Në të vërtetë, ajo që tregohet nga të gjithë si “Shtëpia e Abrahamit” është vetëm disa qindra metra nga tempulli.»

«Për më tepër, nëse ata do të kishin qenë vërtet alienë,» vazhdoi Elisa «imagjino se sa interesante mund të jetë “vazoja” për ju ushtarakët. Ndoshta edhe shumë më shumë se “përmbajtja e çmueshme”.»

Xheku u mendua për një çast, dhe pastaj tha: «Ja arsyeja e gjithë këtij interesimi nga vetë ELSAD-i. Vazoja e groposur mund të jetë shumë më tepër se thjesht një enë dheu.»

«Të lumtë. Dhe tani, pak teatër» u shpreh në mënyrë teatrale Elisa. «Zonja dhe zotërinj, për ju ja se çfarë kam zbuluar sot në mëngjes.»

Preku ekranin dhe një foto e re u shfaq në palmtop. «Por qenka i njëjti simbol që gjendej tek pllakata» thirri Xheku.

«E saktë. Por këtë foto e kam bërë sot» u përgjigj Elisa e kënaqur. «Me sa duket Abrahami, për të treguar “Zotat”, ka përdorur të njëjtën paraqitje që kishin përdorur më përpara Sumerët: një yll me dymbëdhjetë planetë rreth saj dhe që, fare papritur, e ka gjetur të gdhendur mbi kapakun e “enës” që po sjellim në dritë.»

«Mund edhe të mos ketë ndonjë domethënie» komentoi Xheku. «Ndoshta është vetëm një rast. Simboli mund të ketë edhe mijëra kuptime të tjera.»

«Ah po? Dhe atëherë, sipas teje, ç’është kjo?» dhe i tregoi foton e fundit. «E kemi realizuar nga jashtë enës me anë të aparaturës sonë me rreze X lëvizëse.»

Xheku nuk mundi të bënte gjë veçse të shqyente sytë si i shastisur.

Anija kozmike Theos – Analiza e të dhënave

Petri ishte akoma i zhytur në analizën e sondës ndërkohë që Azakisi, i kthyer te paneli, foli duke iu drejtuar shokut «Do të na e bëjnë të ditur.»

«Që do të thotë se duhet t’ia dalim mbanë vetë» komentoi hidhur Petri.

«Pak a shumë si gjithmonë, apo jo?» iu përgjigj Azakisi, duke i dhënë një rrahur të mirë shpatullave bashkëudhëtarit të tij. «Çfarë mund të më thuash për atë grumbull hekurash?»

«Përveç faktit që për pak sa nuk nuk arriti të na gërvishtë sipërfaqen e jashtme të anijes, mund të të konfirmoj me siguri thuajse absolute, se nuk është transmetuar asnjë mesazh nga miku ynë me tre helika. Duket se sonda ka qenë e projektuar vetëm me qëllimin për të analizuar dhe studiuar trupa qiellorë. Një lloj udhëtuesi i vetmuar në hapësirën kozmike, që regjistron të dhëna dhe që ia ritransmeton periodikisht qendrës» dhe vuri në dukje elementin e antenës tek hologrami që valëvitej nëpër dhomë.

«Ka gjasa që i kemi kaluar afër me shumë shpejtësi pasi mund të ketë regjistruar praninë tonë» guxoi të supozonte Azakisi.

«Jo vetëm, miku im. Instrumentet e tua në bord janë të programuar për të analizuar objekte në largësi qindra deri mijëra kilometra dhe ne i kemi kaluar aq afër saqë, po të mos ishim në kozmos, zhvendosja e ajrit do të vazhdonte ende ta rrotullonte si një helikë.»

«Dhe tani që i jemi larguar, mendon se mund ta zbulojë praninë tonë? »

«Mendoj vërtet që jo. Jemi padyshim shumë të vegjël dhe të shpejtë për të qenë në fokus të “interesave” të tyre.»

«Në rregull» foli Azakisi. «Më në fund ky më duket një lajm i mirë.»

«Kam provuar të bëj një analizë të metodës së transmetimit të të dhënave të përvetësuara nga sonda» vazhdoi Petri. «Duket që nuk është pajisur ende me teknologjinë e “vorbullave të dritës” si kjo e jona, por shfrytëzon akoma një sistem të vjetër me anë të modulacionit të frekuencës.»

«A s’ishte ajo që përdornin paraardhësit tanë përpara Revolucionit të Madh14 ?» pyeti Azakisi.

«Saktë. Nuk ishte shumë efiçente, por mundësoi që të shkëmbeheshin informacione në të gjithë planetin për shumë kohë dhe padyshim ka kontribuar për të arritur aty ku gjendemi tani.»

Azakisi u ul mbi karrigen e komandimit, nduku për një çast gishtin tregues, pastaj tha «Nëse ky është sistemi i komunikacionit që përdoret aktualisht në Tokë, ndoshta do të mundemi që të kapim ndonjë transmetim të tyre.»

«Po, ndoshta edhe ndonjë film të bukur porno» komentoi Petri, duke nxjerrë paksa gjuhën në anën e majtë të gojës.

«Mjaft me këto budallallëqe. Përse nuk përpiqesh më mirë që të ripërshtatësh sistemin tonë të komunikacionit sekondar me këtë teknologji? Do doja të isha sa më i përgatitur që të jetë e mundur kur të mbërrija atje.»

«Kuptova. Më presin orë të tëra pune në këtë kabinë tepër të ngushtë. »

«Si thua sikur të hamë diçka më përpara?» ia nisi Azakisi, duke parandjerë kërkesën e shokut, të cilën e përfytyronte se do të dilte pas pak çastesh.

«Kjo është gjëja e parë më e arsyeshme që po dëgjoj të thuash sot» u përgjigj Petri. «I gjithë ky trazim më ka futur oreksin.»

«Në rregull, bëjmë një pushim por vendos unë se çfarë të marrim. Mëlçitë e Nebirit që zgjodhe dje, kanë mbetur aq shumë në stomakun tim të mjerë saqë me dukej sikur kishin zënë rrënjë.»

Nja dhjetë minuta më pas, ndërsa të dy shokët e udhëtimit gjendeshin akoma të përqendruar tek vakti i tyre, mbi Tokë, në Qendrën e Kontrollit të Misioneve të NASA-s, një inxhinier në moshë të re po vërente një ndryshim të çuditshëm të itinerarit të sondës që po monitoronte.

«Shef» foli te mikrofoni që e kishte një centimentër nga goja dhe që ishte i lidhur te kufja. «Ndoshta kemi një problem.»

«Çfarë problemi?» nxitoi të përgjigjej inxhinieri përgjegjës i misionit.

«Më duket se Juno, për ndonjë shkak ende të panjohur, ka pësuar menjëherë një ndryshim të lehtë të itinerarit të saj të paracaktuar. »

«Ndryshuar? Dhe që kur? Por çfarë e ka shtytur?» Djersë të ftohta po i binin tashmë. Kostoja e atij misioni ishte jashtë mase e lartë dhe asgjë nuk duhej që të shkonte keq.

«Jam duke analizuar të dhënat pikërisht në këtë moment. Telemetria tregon për një zhvendosje me 0,01 gradë pa asnjë shkak të qartë. Gjithçka duket se po funksionon në rregull.»

«Mund të jetë goditur nga ndonjë copë shkëmbi e thyer» mori guximin inxhinieri i moshuar. «Fundja zona e asteroideve nuk është aq larg.»

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора