«Juno ndodhet praktikisht në orbitën e Jupiterit dhe atje nuk duhet të kishte asteroide » ngulmoi me shumë takt, i riu.
«Atëherë çfarë ka ndodhur? Duhet të ketë domosdoshmërisht ndonjë lloj keqfunksionimi.» U mendua për një sekondë dhe më pas urdhëroi «Dua një kontroll të dyfishtë mbi të gjitha pajisjet e sondës. Rezultatet brenda pesë minutave te kompjuteri im» dhe mbylli komunikuesin.
Inxhineri i ri e kuptoi menjëherë përgegjësinë që i ishte ngarkuar. Pa duart: i dridheshin lehtë. Vendosi të mos merrej me to. Ngarkoi një kolegun e tij për të përfunduar një check-up të diferencuar të sondës dhe kryqëzoi gishtat. Kompjuterat filluan që të zbatonin njëri pas tjetrit të gjitha kontrollet e programuara dhe pas disa minutash, mbi ekranin e tij, u shfaqën rezultatet e analizës:
Check-up i përfunduar. Të gjitha pajisjet janë operative..
«Duket gjithçka në rregull» komentoi kolegu.
«E atëherë çfarë dreqin ka ndodhur? Nëse nuk e zbulojmë brenda këtyre dy minutave, shefi do të na qërojë të dyve» dhe filloi të shtypte ethshëm komandat e trastierës që kishte përpara.
Asgjë prej gjëje. Funksionon gjithçka për mrekulli.
Duhej absolutisht të shpikte diçka dhe duhej ta bënte sa më shpejt. Nisi tâi binte me gishta ekranit. Vazhdoi për nja dhjetë sekonda, më pas vendosi të kujtonte rregullin e parë të pashkruar të manualit të etikës në vendin e punës: kurrë mos e kundërshto shefin.
Hapi mikrofonin dhe foli me furi «Shef, ju kishit të drejtë. Ka qenë tamam një asteroid i vogël trojan që devijoi sondën. Por fatmirësisht, nuk e ka goditur drejtpërsëdrejti, por vetëm i ka kaluar afër. Siç duket, shkëmbi i asteroidit ka krijuar një tërheqje gravitazionale minimale mbi Junon tonë, duke shkaktuar kësisoj devijimin e lehtë nga itinerari. Po jua dërgoj të dhënat» dhe mbajti frymën.
Pas disa çastesh që dukeshin se sâkishin fund, në kufje u dëgjua zëri krenar i shefit «Isha i sigurt. Biri im, instikti prej ujku të vjetër nuk mposhtet.» Më pas shtoi «Bëni përgatitjet për të aktivizuar motorët e sondës dhe për të korrigjuar itinerarin. Nuk do të toleroj gabime» dhe mbylli bisedën. Një sekondë më pas e rifilloi duke thënë «Punë e shkëlqyer djema.»
Inxhinieri i ri në moshë e ndjeu se gjaku po niste tâi lëvrinte nëpër trup. Zemra po i rrihte aq fort saqë arrinte ta dëgjonte tek pulsonte tek veshët. Fundja, fiks kështu mund të kishte shkuar. Hodhi vështrimin ngultas në drejtim të kolegut, dhe duke ngritur gishtin e madh, i bëri një shenjë aprovimi. Tjetri iu përgjigj duke i shkelur njërin sy. Ia kishin dalë mbanë, të paktën për momentin.
Nasiria â Pas darke
Sistemi i regjistrimit lëshoi dy herë biip dhe u riaktivizua. Zëri i profesoreshës doli i riprodhuar nga altoparlanti i vogël brenda makinës. «Besoj se është ora për tâu larguar, Xhek. Nesër në mëngjes, do më duhet që të ngrihem herët për të vazhduar me gërmimet.»
«Në rregull» iu përgjigj koloneli. «Po shkoj të falenderoj guzhinierin dhe pastaj ikim.»
«Pash zotin» thirri i holli. «Për fajin tënd kemi humbur pjesën më të mirë. »
«Ec pra, nuk e bëra aspak me qëllim» u justifikua i shëndoshi. «Do mund të themi gjithnjë se pati një mosfunksionim të sistemit dhe se një pjesë të bisedës nuk arritëm ta regjistronim.»
«Më bie gjithmonë mua që të të mbroj prapanicën» pohoi tjetri.
«Do të ta dëmshpërblej. Kam tani një plan për të futur duart tek palmtopi i profesoreshës sonë.» Vuri hundën midis gishtit të madh dhe atij tregues, dhe më pas tha «Do të hyj sonte natën në dhomën e saj dhe do të kopjojmë gjithë të dhënat pa na vënë re.»
«Dhe çfarë do bëjmë për të mos ta zgjuar, do tâi këndojmë një ninullë?»
«Mos u merakos miku im. Kam një as në dorë» dhe i shkeli syrin.
Ndërkohë, brenda restorantit, Xheku dhe Elisa po përgatiteshin që të dilnin. Koloneli ndezi komunikuesin portabël dhe kontaktoi me rojen e sigurisë duke i thënë «Jemi duke dalë.»
«Këtu jashtë, gjithçka është e qetë, kolonel» u përgjigj një zë te kufja.
Për të bërë kujdes, koloneli hapi derën tej e tej dhe kqyri përjashta me vëmendje. Jashtë afër makinës, më këmbë qëndronte ende ushtaraku që kishte shoqëruar Elisën.
«Mund të largohesh djalosh» urdhëroi koloneli. «Profesoreshën po e shoqëroj unë.»
Ushtari u vu në para marsh, përshëndeti ushatarakisht dhe, duke folur diçka tek komunikuesi, u zhduk nëpër natë.
«Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, Xhek» tha Elisa duke dalë. Mori frymë thellë në ajrin e freskët të natës dhe shtoi «Me të vërtetë që kishte shumë kohë që nuk kaloja një mbrëmje të tillë. Faleminderit vërtet» dhe nxori në dukje një prej atyre buzëqeshjeve të mrekullueshme të saja.
«Hajde, nuk ka ende shumë siguri që të qëndrosh këtu jashtë» dhe duke u shprehur kështu, i hapi derën dhe e ndihmoi që të hipte.
Makina e madhe në ngjyrë të errët, me kolonelin që e ngiste, u nis me shpejtësi, duke lënë pas saj një re të madhe pluhuri.
«Edhe unë u ndjeva shumë mirë. Nuk e kisha menduar kurrë se një mbrëmje me një âprofesoreshë plot shkencëâ mund të ishte kaq zbavitëse.»
«Plot shkencë? Kështu më quan?» dhe u rrotullua nga ana tjetër duke u shtirë si e fyer.
«Plot shkencë po e po, por edhe shumë simpatike, inteligjente, dhe padyshim seksi.» Duke parë se ajo po vështronte përjashta, përfitoi për tâi përkëdhelur butësisht flokët mbrapa zverkut.
Prekja i provokoi një varg drithërimash kënaqësie në gjithë shpinën. Nuk mund të thyhej kaq shpejt. Por, eksitimi i saj shtohej gjithnjë e më tepër. Vendosi të mos thoshte gjë dhe shijoi atë masazh të vogël, të këndshëm. Xheku, i nxitur nga mungesa e reagimeve karshi gjestit të tij, vazhdoi për pak që tâi përkëdhekte flokët e gjatë. Papritmas, filloi që tâi rrëshqiste dorën, fillimisht mbi supin e saj, pastaj në krah dhe në fund gjithnjë e më poshtë, deri sa tâi çikte butësisht gishtat. Ajo, gjithnjë duke ndenjur e përqendruar nga dritarja, i kapi dorën dhe ia shtrëngoi me vendosmëri. Ishte një dorë e madhe dhe e fortë. Ai kontakt i jepte tepër siguri.
Jo shumë larg, një makinë tjetër po i vëzhgonte ata të dy, duke u përpjekur të shkëpuste ndonjë dialog tjetër interesant.
«Ato dhjetë dollarët besoj se janë duke ndryshuar destinacion, plako» tha trashaluqi. «Tani po e çon në hotel, ajo do ta lërë që të ngjitet për të pirë diçka, dhe ja ku mbaroi.»