Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë стр 13.

Шрифт
Фон

«Më duket paksa i përgjithshëm si përfundim» ia nisi Xheku, duke u përpjekur që t’i jepte ton. «Të thuash që diçka e çmuar është varrosur në afërsitë e një varri të Zotave, nuk është njëlloj sikur t’i kesh dhënë kordinatat GPS-it. Mund t’i referohet çfarëdolloj gjëje në çfarëdolloj vendi.»

«Ke të drejtë, por të gjitha shkrimet, veçanërisht ato më të rëndësishmet shumë kohë më parë, duhet të interpretohen dhe kontekstualizohen në çfarëdo lloj mënyre. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë ekspertët dhe, ja papritur, unë jam pikërisht një prej tyre.» Duke u shprehur kështu, filloi që të imitonte lëvizjet e një modeleje ndërkohë që fotografohej nga paparacët.

«Po, po në rregull. E di që je e zonja. Por tani përpiqu që të bësh që edhe ne të gjorët, të kuptojmë diçka.»

«Në thelb» mori fjalën prapë Elisa, ndërsa e përmblidhte sërish «pasi të kemi analizuar dhe krahasuar objektet historike të çdo lloji, histori të vërteta, legjendat, thashethemet dhe kështu e me radhë, “mëndjet” më të zgjuara të tokës kanë deklaruar se ky rindërtim me siguri që ka bazë vërtetësie. Mbi këto baza, ka marrë fill puna e arkeologëve nga e gjithë bota në kërkim të këtij vendi të mistershëm.»

«Atëherë, me të gjitha këto, ç’hyn këtu ELSAD-i?» Kolonelit po fillonte që t’i funksiononte sërish truri. «Më kishin thënë se këto kërkime kishin si qëllim të rikuperonin punimet e dorës që ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë nga alienët.»

«Dhe ka gjasa të jetë vërtet kështu» u përgjigj Elisa. «Tashmë është një mendim i përhapur se këta “Zota” të famshëm, që në kohë të vjetra kishin ikur duke u sjellë vërdallë mbi Tokë, nuk do të kishin qenë tjetër përveçse humanoidë të ardhur nga një planet jashtë sistemit tonë diellor. Duke pasur parasysh teknologjinë e tyre të lartë dhe dijet e tyre të jashtëzakonshme në fushën mjekësore dhe shkencore, nuk qe pastaj aq e vështirë që të ngatërroheshin me perënditë të cilat ishin në gjendje të bënin kushedi se çfarë mrekullish.»

«Tamam» e ndërpreu Xheku. «Edhe unë, nëse do mbërrija me një helikopter luftarak Apache në mes të një fisi të amazonës qendrore dhe do filloja të hidhja raketa ngado, mund të më ngatërronin me një perëndi të zemëruar.»

«Ky është tamam efekti që duhet të kenë prodhuar ato qenie mbi njerëzit e kohës. Thuhet se, do të kenë qenë pikërisht alienët që rrënjosën farën e inteligjencës tek Homo Erectus, duke e shndërruar në këtë mënyrë, përgjatë disa dhjetëra mijëra viteve, në atë që sot e njohim si Homo sapiens sapiens.»

Elisa vështroi me vëmendje kolonelin, i cili dukej se kishte një pamje gjithnjë e më të habitur dhe vendosi të bënte një lojë me krahëmarrje. «Me thënë të vërtetën, si përgjegjës i këtij misioni, besoja se ishe më i informuar.»

«Edhe unë kështu mendoja» shfryu Xheku. «Siç duket, atje në parajsë ndjekin gjithmonë të njëjtën filozofi: sa më pak të dish aq më mirë është». Zemërimi po fillonte t’ia zinte vendin sentimentalizmit të mëparshëm.

Duke u bërë e vetëdijshme për këtë, Elisa mbështeti palmtopin mbi tryezë dhe u afrua pak centimetra nga fytyra e kolonelit, që për një çast mbajti frymën duke menduar se donte ta puthte, dhe tha «Tani vjen më e bukura.»

U kthye me një frymë te vendi i saj dhe i tregoi një fotografi tjetër. «Ndërkohë që të gjithë janë hedhur në kërkim të këtij të famshmit “varri i Zotave”, duke vajtur të rrëmojnë në mes të piramidave egjiptiane, varret e Zotave për shkallën më sipërore, unë kam formuluar një interpretim tjetër mbi atë që është gdhendur në pllakatë dhe vërtet besoj që është e sakta. Shiko këtu» dhe i tregoi e kënaqur një imazh përshkrues të tekstit ashtu siç e kishte interpretuar.

Të dy bashkëpunëtorët përgjues të cilët, brenda makinës po dëgjonin bisedën ndërmjet dy darkuesve, do t’u kishin dhënë atyre krahun e djathtë vetëm që të mundnin të shihnin edhe ata foton që profesoresha po i tregonte kolonelit.

«Dreq!» shau trashaluqi. «Duhet të gjejmë mënyrën për të futur duart në atë palmtop.»

«Shpresojmë që të paktën njëri nga të dy, ta lexojë me zë të lartë» shtoi ai i holli.

«Shpresojmë që edhe kjo “darkëz romantike” të mbarojë shpejt. U dërrmova duke ndenjur këtu jashtë në errësirë, dhe akoma më tepër, po vdes edhe për të ngrënë.»

«Uri? Po ça thua? Ti që ke ngrënë madje edhe pjesën time të panines.»

«Jo të gjithë, i dashur. Kishte tepruar një dhe tani do ta llufis» dhe ndërsa nënqeshte i kënaqur, u rrotullua për ta rimarrë nga çanta e mbështetur në sediljen e mbrapme. Por në kohën që po kthehej, përfundoi duke goditur gjurin, tamam mbi butonin e ndezjes së sistemit të regjistrimit i cili lëshoi një biip të lehtë dhe u fik.

«A do të bësh kujdes, o budalla i dreqit?» I holli, nxitoi duke u përpjekur që të rindizte pajisjen. «Tani më duhet ta ndez përsëri sistemin dhe do të më duhet të paktën një minutë. Lutu që të mos jenë duke thënë ndonjë gjë me rëndësi, përndryshe këtë herë do të kap me shkelma bythësh, që këtu e deri në Gjirin Persik!»

«Të kërkoj ndjesë» tha trashaluqi me një fije zëri. «Besoj se tani është ora që të vihem në dietë.»

“Zotat groposën vazon me përmbajtjen e çmuar në jug të tempullit dhe urdhëruan popullin që të mos afrohet deri në rikthimin e tyre, përndryshe katastrofa të tmerrshme do të derdheshin mbi të gjithë njerëzit. Në mbrojtje të vendit, katër rojtarë flakërues. ”

«Ky është deshifrimi im» deklaroi Elisa me krenari. «Fjala e saktë për mua, nuk është “varri” por “tempulli” dhe Ziqqurati i Ur-it, ku unë po zhvilloj kërkimet e mia, nuk është gjë tjetër veçse një tempull i ngritur për Zotat. Natyrisht, do të më thuash se nga këto anë ka shumë Ziqquratë, asnjë nuk është aq afër me shtëpinë që i përkiste atij që, supozohet hipotetikisht, se ka shkruar pllakatat: i dashuri ynë Abraham.»

«Shumë interesante.» Koloneli po analizonte me vëmendje tekstin. «Në të vërtetë, ajo që tregohet nga të gjithë si “Shtëpia e Abrahamit” është vetëm disa qindra metra nga tempulli.»

«Për më tepër, nëse ata do të kishin qenë vërtet alienë,» vazhdoi Elisa «imagjino se sa interesante mund të jetë “vazoja” për ju ushtarakët. Ndoshta edhe shumë më shumë se “përmbajtja e çmueshme”.»

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора