«âI dashurâ? Nuk të duket se po vrapon pak si shumë?» e qortoi Xheku me mëdyshje.
Elisa u drodh dhe vetëm kur koloneli i buzëqeshi me ëmbëlsi dhe i ledhatoi një faqe, e kuptoi se ai po bënte shaka me të. «Qelbësirë. Mos më bëj më një shaka të tillë se përndryshe do të ta tregoj unë» dhe nisi ta godiste në kraharor me të dyja duart.
«Qetësohu, qetësohu» i pëshpëriti Xheku ndërkohë që e shtrëngonte me ëmbëlsi pas vetes. «Në rregull, ishte një lojë idiote. Nuk do ta bëj më.»
Ai përqafim i papritur pati mbi profesoreshën një efekt qetësues dhe çlodhës. Ndjeu gjithë tensionin e akumuluar deri në atë moment që tâi shkrihej si dëbora në diell. Pas gjithë asaj që kishte ndodhur orët e fundit, ishte tamam ajo çka kishte nevojë. Vendosi që të lëshohej në mes të krahëve të tij dhe, duke mbyllur ngadalë sytë, mbështeti kokën në kraharorin e tij të bëshëm dhe e la veten të humbiste krejtësisht.
Azakisi, ndërkohë, kishte futur H^COM-in në atë kabinën e tij tmerrësisht shumë të ngushtë dhe po priste që, nga dylbia holografike e vendosur përpara, të mbërrinte përgjigja ndaj kërkesës për komunikim.
Mbi ekran, duke filluar nga qendra, një seri valësh shumëngjyrëshe po krijonin një efekt të ngjashëm me atë të një guri të hedhur në ujërat e qeta të një pellgu. Për një çast, dalngadalë, valët filluan të largoheshin duke ia lënë vendin fytyrës së rrudhur dhe të rrahur nga vitet të eprorit të tij I Moshuari.
«Azakis» i foli burri duke buzëqeshur lehtë, ndërkohë që ngrinte ngadalë dorën kockore në shenjë përshëndetjeje. «Ãfarë mund të bëjë ky plak i shkretë për ty?»
«Ia treguam të vërtetën dy tokësorëve.»
«Veprim i guximshëm» komentoi I Moshuari, duke shtrënguar mjekrën mes gishtit të madh dhe atij tregues të dorës. «Dhe si e morën?»
«Le të themi se, pas habitjes së fillimit që ishte e natyrshme, më duket se kanë reaguar mjaft mirë.» Azakisi bëri një pauzë të shkurtër pastaj tha me një ton shumë serioz «I kemi propozuar që të përdorin toroidin për superlëngun.»
«Toroidin?» thirri interlokutori duke u ngritur në këmbë me një kërcim që do ta kishte zili edhe një fëmijë. «Por akoma nuk është testuar plotësisht. E mban mend se çfarë ndodhi herën e fundit, apo jo? Me atë mjet do të mund të krijojmë një luhatje gravitacionale të pakontrolluar dhe pastaj ekziston edhe rreziku i krijimit të një mini vrime të zezë.»
«E di, e di shumë mirë» ia ktheu Azakisi shkurtimisht. «Por nuk besoj se ka alternativa. Këtë herë, nëse nuk përdorim mjete drastike, kalimi i Kodonit, do mund të jetë fatal për tokësorët.»
«Cili është plani yt?»
«Kryqëzimi i orbitave të dy planeteve është përllogaritur të ndodhë në më pak se shtatë ditë. Do duhet që të përgatisni toroidin dhe të ma sillni këtu një ditë para.»
«Nuk ka shumë kohë, e di ti.»
«Duhet të më lësh pak kohë për pozicionimin, konfigurimin dhe proçedurën e aktivizimit.»
«Kam një parandjenjë të keqe» tha I Moshuari ndërkohë që kalonte njërën dorë midis flokëve të zbardhur.
«Petrin e kam me vete. Do të shkojë gjithçka mirë.»
«Jeni dy djem të zotë, nuk kam asnjë dyshim por bëni shumë kujdes. Ai mjet mund të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse.»
«Përpiqu që të arrish ta kesh në kohë, për të tjerat kujdesemi ne. Mos u bëj merak.»
«Në rregull. Do të lidhem përsëri sapo të jetë gjithçka gati. Paçi fat.»
Fytyra e eprorit të tij u zhduk nga ekrani që filloi sërish të shfaqte po ato valët shumëngjyrëshe të mëparshme.
Azakisi u ngrit ngadalë nga kolltuku i parehatshëm dhe ngeli për pak me duart e mbështetura mbi sipërfaqen e panelit të vogël. Mijëra mendime i vërtiteshin në kokë dhe, ndërkohë që një drithërimë e lehtë i përshkonte shpinën, pati ndjesinë e qartë se kishin për tâu futur në një det me telashe.
«Zak» i thirri me gjallëri shoku i tij i aventurës kur e pa të shfaqej në kabinën H^COM. «Ãfarë thotë plaku?»
Azakisi u shtriq pak dhe pastaj tha qetë qetë «Na dha aprovimin. Nëse gjithçka duhet të shkojë siç u planifikua, do ta kemi toroidin, ose më mirë Newarkun, një ditë përpara kryqëzimit.»
«Të shpresojmë që do ia dalim mbanë. Nuk do të jetë e lehtë të konfigurojmë atë mjet në kaq pak kohë.»
«Për çfarë bëhesh merak o miku im?» ia ktheu Azakisi duke vënë lehtë buzën në gaz. «Në supozimin më të keq do të hapim një shtrembërim kohë-hapësirë që do të thithë Tokën, Kodonin, Nibirun dhe gjithë satelitët e tjerë me vetëm një goditje.»
Dy tokësorët, që po rrinin pakëz mënjanë por që nuk u kishte shpëtuar as edhe një fjalë nga biseda, ndenjën si të ngurtësuar.
«Po çfarë po thua?» arriti vetëm të murmuriste nëpër dhëmbë Elisa ndërsa e shihte e shtangur. «Shtrembërim kohë-hapësirë? Thithje? Do doje të thoje se, nëse ky plan nuk do duhet të funksionojë, do të jemi shkaktarët e shfarosjes së popullit tonë dhe tuajit?»
«Bah, ekziston një rrezik minimal» komentoi me qetësi Azakisi.
«Një ârrezik minimalâ? Dhe na e thua kështu, me këtë pamje të qetë e të kthjellët të shfaqur në fytyrë? Duhet të jesh i marrë dhe ne më shumë se ty.»
«Qetësohu zemër» ndërhyri Xheku duke e kapur nga supet dhe vështruar drejt e në sy. «Janë shumë më të zotë dhe të përgatitur se ne dhe nëse kanë vendosur të ndjekin këtë rrugë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse tâi shoqërojmë dhe tâu japim të gjithë ndihmën e mundshme.»
Profesoresha mori frymë thellë dhe pastaj tha «Duhet të ulem. Shumë emocione sot. Nëse vazhdon kështu do të lë pendët.»
Xheku e mori nën përqafim dhe e shoqëroi tek kolltuku që ishte më afër. Elisa, duke nxjerrë një rënkim të lehtë, iu hodh mbi sipër me tërë peshën e vet.
«Ndoshta e kemi ulur pak si shumë përqindjen e oksigjenit në ajër» i përshpëriti Azakisi shokut të vet.
«U përpoqa që ta bëja sa më të përshtatshme për të gjithë ne dhe të evitoja përdorimin e atyre respiratorëve të shëmtuar.»
«E di miku im, por druaj se ata po e ndjejnë sërish në mënyrë të tepruar.»
«Në rregull, po marr masa që të ndryshohet përzierja. Ne mund të përshtatemi shumë më lehtë.»