«E di miku im, por druaj se ata po e ndjejnë sërish në mënyrë të tepruar.»
«Në rregull, po marr masa që të ndryshohet përzierja. Ne mund të përshtatemi shumë më lehtë.»
Por koloneli, dukej se nuk ia ndjente aspak dhe ishte më i gjallë se kurrë ndonjëherë. Veprimi dhe rreziku ishin buka e tij e përditshme dhe në situata të tilla ndihej jashtëzakonisht rehat. «Mirë» tha ai, ndërkohë që qëndronte pikërisht nën pamjen tredimensionale të Newark-ut, i cili ende spikaste me madhështi në mes të dhomës. «Kjo punë mund të na shpëtojë të gjithëve ose të na çojë në një shkatërrim të plotë.»
«Analizë konçize por efikase» komentoi Azakisi.
«Në këtë pikë» foli koloneli me ton serioz dhe zë të thellë «mendoj se ka ardhur momenti për të paralajmëruar pjesën tjetër të planetit për katastrofën e madhe që mund të vijë.»
«E si mendon që ta bësh?» pyeti Elisa nga kolltuku i saj. «Ngrejmë telefonin, marrim presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe i themi: âMirëdita president. A e dini se jemi nën shoqërinë e dy alienëve të cilët na kanë thënë se, pas pak ditësh, do të mbërrijë një planet që do të na copëtojë të gjithëve?â»
«Më e pakta që do ngjasë është që do të hyjë në gjurmë të telefonatës, do vijë të na marrë dhe do na çojë në psikiatri» ia ktheu Xheku duke vënë buzën në gaz.
«Po nuk keni një sistem të komunikimit global si është Rete-ja jonë?» e pyeti kolonelin Petri me kureshtje.
«Rete? Ãfarë do të thuash?»
«Ãshtë një sistem i ndërlidhjes së përgjithshme në gjendje për të memorizuar dhe shpërndarë Dijen në nivel planetar. Ne të gjithë mund të futemi, me nivele thellësie të ndryshme, nëpërmjet një sistemi nervor N^COM i cili, që në lindje, instalohet drejt e në tru.»
«Fantastike fare» foli Elisa e habitur, pastaj vazhdoi të thoshte «në të vërtetë, edhe ne kemi një sistem të këtij lloji. E quajmë internet por që natyrisht nuk kemi arritur në nivelin tuaj.»
«Dhe nuk do ishte e mundur të përdorej âinternetiâ juaj për të dërguar një mesazh në gjithë planetin?» pyeti Petri me kureshtje.
«Bah, nuk është aq e thjeshtë» ia ktheu Elisa. «Do mund të vëmë informacione në sistem, të dërgojmë mesazhe grupeve të njerëzve, madje edhe të bëjmë një filmim dhe të përpiqemi ta mbrojmë sa më shumë që të jetë e mundur, por nuk do na besonte njeri dhe pastaj me siguri që nuk do të mbërrinte te asnjeri.» U mendua për ca sekonda, pastaj shtoi «Sistemi i vetëm mendoj se është akoma televizioni i dashur dhe i vjetër.»
«Televizioni?» pyeti Azakisi. Pastaj, i kthyer nga Petri, tha «A nuk do ishte ai sistemi që, si rastësisht, përdorëm për të marrë imazhet dhe filmimet ndërkohë që ishim duke ardhur për këtu?»
«Mendoj se po, Zak» dhe u shprehur kështu, iu vu punës për tâu marrë me një varg komandash në panelin qendror. Pas pak sekondash, shfaqi mbi ekranin gjigand disa nga sekuencat që i kishte regjistruar më parë. «Po flisnit për këto? »
Një numër i madh filmimesh të të gjitha llojeve nisën të shfaqeshin një pas një me shpejtësi: spote publicitare, lajme televizive, ndeshje futbolli madje edhe një film i vjetër bardh e zi me Haumphrey Bogart.
«Po ajo është Kasablanca» foli Elisa me habi. «Po ku e morët gjithë këtë material?»
«Transmetimet tuaja përhapen edhe në kozmos» iu përgjigj Petri qetë qetë. «Na u desh të punonim pak mbi sistemin tonë të marrjes por, në fund, i kapëm.»
«Dhe falë atyre» shtoi Azakisi «ne arritëm të mësonim gjuhën tuaj.»
«Edhe ndonjë tjetër padyshim më të komplikuar» komentoi me trishtim Petri. «Jam bërë gati si i marrë me gjithë ato shenja vizatimesh.»
«Sidoqoftë» ndërhyri koloneli duke i rënë shkurt «është pikërisht ajo për të cilën po flisnim, por besoj se as kjo nuk është zgjidhja më e mirë.»
«Më fal Xhek» ndërhyri Elisa. «Nuk mendon se është rasti për të njoftuar, para së gjithash, eprorët e tu në ELSAD? Fundja, nëse nuk e kam kuptuar keq, në krye të kësaj organizate është pikërisht presidenti i Shteteve të Bashkuara, apo e kam gabim?»
«E ti si i di gjithë këto gjëra?» e kundërshtoi koloneli me habi.
«Eeh, edhe unë kam burimet e mia» tha Elisa duke shmangur, me gjest të shkujdesur, një tufë flokësh që i binte mbi faqen e djathtë.
«Kështu bëjnë gratë edhe nga ju?» pyeti Xheku, i drejtuar nga të dy alienët, që po vështronin skenën me një pamje të habitur.
«Gratë janë njëlloj kudo në gjithë universin, i dashur» iu përgjigj Azakisi duke vënë buzën në gaz.
«Sidoqoftë» vazhdoi koloneli pas batutës me spec «mendoj se ti ke plotësisht të drejtë. Duhet një institucion serioz dhe me kredibilitet për të përhapur një lajm kaq të rëndë dhe tronditës. Jam vetëm pak i merakosur përsa i përket infiltrimeve të jashtme që kanë përfshirë gjeneralin Kembëll dhe dy tipat që na sulmuan. Në fakt, ishte tamam gjenerali eprori im direkt po, siç shihet, duket se është një i korruptuar dhe tradhtar.»
«Kështu që si përfundim, telefonata për të cilën po flisnim më parë do të duhet që ta bëjmë vërtet?» ia ktheu profesoresha.
«Edhe pse duket absurde, ndoshta është tamam zgjidhja e vetme.»
Nju Jork â Ishulli i Manhattanit
Në një zyrë luksoze në katin e tridhjetenëntë të grataçelës madhështore që gjendej midis 5th Avenue dhe 59th Street të Manhattanit në Nju Jork, një burrë jo shumë i gjatë, me një pamje elegante dhe të mbajtur mirë, po rrinte përpara një prej pesë dritareve të mëdha që e ndanin nnga ambjenti i jashtëm. Kishte të veshur një kostum gri të errët, me siguri italian, një kravatë të kuqe që binte shumë në sy dhe kishte flokë të lëmuar dhe me thinja të krehur nga mbrapa. Sytë e tij të zinj dhe të thellë zhbirilonin përtej xhamit, në drejtim të Central Park-ut të mrekullueshëm që, duke filluar praktikisht nën këmbët e tij, shtrihej me një gjatësi prej katër kilometra dhe gjerësi prej tetëqind metra, duke përbërë një ishull të gjelbër shumë të çmuar, burim oksigjeni dhe çlodhjeje, për gati dy milionë banorë të ishullit.
«Zoti senator, mundem?» foli një burrë shtatshkurtër dhe me një fytyrë jo shprehëse ndërkohë që trokiste me ndrojtje në portën elegante hyrëse prej druri me llak të errët. Anash, një pllakatë e vogël në ngjyrë ari me shkronja dore të zeza paraqiste mbishkrimin âSenatori Xhonatan Prestonâ.