Aldivan Teixeira Torres - Forcat E Kundërta стр 9.

Шрифт
Фон

Tungjatjeta! Ka njeri aty?

Kërceva përpjetë, hodha vështrimin në një drejtim tjetër, dhe pashë figurën misterioze të rojes. Ajo duket më e lumtur dhe akoma më e kuqe në fytyrë pavarësisht moshës së saj të dukshme.

Jam këtu, siç e sheh. Çfarë lajmesh më ke sjellë?

Siç e di, sot erdha për të të njoftuar mbi sfidën tënde të tretë dhe të fundit. Do të bëhet në ditën tënde të shtatë këtu në mal pasi është koha maksimale që një i vdekur mund të qëndrojë këtu. Është e thjeshtë dhe përmban këto gjëra: Do vrasësh njeriun apo bishën e parë që do hasësh kur të lësh kasollen në po të njëjtën ditë. Përndryshe nuk do kesh të drejtë të hysh në shpellën që realizon dëshirat e tua më të mëdha. Si thua? A nuk është e lehtë?

Po si kështu? Të vras? A ngjaj unë si vrasës?

Është mënyra e vetme që ti të futesh në shpellë. Përgatitu sepse mbeten vetëm dy ditë dhe...

Një tërmet me magnitutë 3.7 i shkallës Rihter goditi të gjithë majën e malit. Lëkundja më solli marrje mendsh dhe ma ha mendja se do më bjerë të fikët. Gjithnjë e më shumë mendime më vijnë në mendje. E ndjej se po më shterojnë fuqitë dhe ndjej prangat të më shtrëngojnë duart dhe këmbët. Në një çast, e shoh veten si skllav, që punon në fushat që zotërojnë të pasurit. Shoh zinxhirat, gjakun dhe dëgjoj të qarat e shokëve të mi bashkëvuajtës. Shoh pasurinë, krenarinë dhe tradhtinë e kolonelëve. Shoh gjithashtu se si qan liria dhe drejtësia për të shtypurit. Oh, sa e padrejtë është bota! Ndërkohë që disa fitojnë, të tjerët lihen të dërrmohen, krejt të harruar. Prangat këputen. Jam pjesërisht i lirë. Ende më diskriminojnë, më urrejnë, më shajnë. E shoh ende djallin tek njerëzit e bardhë që më thonë "zezak." Akoma e ndjej veten inferior. Dëgjoj prapë të qarat rrënqethëse por tani zëri është i qartë, i mprehtë dhe i njohur. Lëkundja ikën dhe pak nga pak vij prapë në vete. Dikush më ngre lart. Ende pakëz i shushatur, bërtas:

Çfarë ndodhi?

E përlotur, roja me sa duket nuk mund të gjejë një përgjigje.

Biri im, shpella sapo shkatërroi një shpirt tjetër. Të lutem fitoje sfidën e tretë dhe munde këtë magji. Universi po punon për fitoren tënde.

Nuk e di si ta fitoj. Vetëm drita e krijuesit mund të më ndriçojë mendimet dhe veprimet. Të siguroj: unë nuk do të heq dorë kollaj nga ëndrrat e mia.

Kam besim tek ty dhe tek edukimi që ke marrë. Paç fat, Biri i Zotit! Shihemi së shpejti!

Dhe duke thënë kështu, gruaja e çuditshme u largua dhe u zhduk si një shtëllungë tymi. Tani mbeta vetëm dhe më duhet të përgatitem për sfidën përfundimtare.

Një Ditë Para Sfidës së Fundit

Kanë kaluar gjashtë ditë qëkurse hipa në mal. E gjithë kjo kohë plot me sfida dhe përvoja më ka bërë të rritem së tepërmi. Mund ta kuptoj më lehtë natyrën, veten dhe të tjerët. Natyra marshon me ritmin e saj dhe është në kundërshtim me pretendimet e qenieve njerëzore. Ne presim pyjet, ndotim ujërat, dhe lëshojmë gaze në atmosferë. E çfarë nxjerrim prej kësaj? Ato që kanë rëndësi për ne, paratë apo mbijetesën tonë? Dhe pasojat janë aty: Ngrohja globale, pakësimi i florës dhe faunës, katastrofat natyrore. A nuk e sheh njeriu që të gjitha këto janë për faj të tij? Ka akoma kohë. Ka kohë për të jetuar. Bëje pjesën që të takon: Kurse ujin dhe energjinë, riciklo mbetjet, mos e ndot ambientin. Kërkoji qeverisë që të angazhohet në çëshjet ambientale. Është më e pakta që mund të bëjmë për veten tonë dhe për botën. Duke u kthyer prapë tek aventura ime, i kuptova më mirë dëshirat dhe limitet e mia sapo u ngjita në mal. E kuptova që ëndrrat bëhen të mundura vetëm përsa kohë ato janë fisnike dhe të drejta. Shpella është e drejtë dhe nëse kaloj sfidën e tretë, ajo do ta bëjë ëndrrën time realitet. Kur fitova sfidën e parë dhe të dytë, arrita ti kuptoj më mirë dëshirat e të tjerëve. Shumica e njerëzve ëndërrojnë të kenë pasuri, prestigj në shoqëri dhe nivele të larta të komandimit. Ata nuk shohin më se çfarë është më e mira në jetë: Suksesi profesional, dashuria, dhe lumturia. Ato çfarë e bëjnë qenien njerëzore vërtet të veçantë janë cilësitë që shkëlqejnë përmes punës së tij. Pushteti, pasuria dhe dukja në shoqëri nuk e bën të lumtur gjithësecilin. Kjo është ajo çfarë po kërkoj tek mali i shenjtë: Lumturinë dhe fushën totale të "forcave të kundërta." Kam nevojë të dal jashtë për pak. Hap pas hapi, këmbët më çojnë jashtë kasolles që ndërtova. Shpresoj për ndonjë shenjë fati.

Dielli të nxeh jashtë mase, era bëhet më e fortë dhe asnjë shenjë nuk duket. Si do ta kaloj unë sfidën e tretë? Si do të jetoj me dështimin nëse nuk jam në gjendje të realizoj ëndrrën time? Përpiqem të heq nga mendja mendimet e këqija por frika është më e fortë. Kush isha unë para se të hipja në mal? Një djalë i ri, krejt i pasigurt, me frikën për tu përballur me botën dhe njerëzit. Një djalë i ri i cili luftoi një ditë për të drejtat e tij por ato nuk iu dhanë. E ardhmja më ka treguar se kjo ishte më e mira. Nganjëherë ne fitojmë duke humbur. Ma ka dëshmuar jeta këtë. Disa zogj cicërojnë rreth e rrotull meje. Me sa duket ata e kuptojnë shqetësimin që kam. Nesër do jetë një ditë e re, dita e shtatë e qëndrimit në majën e malit. Fati im gjendet në rrezik nga kjo sfidë e tretë. Lutuni, lexues, që unë të mund ta kaloj me sukses.

Sfida e Tretë

Një ditë e re vjen. Koha është e këndshme dhe qielli është i kaltër në të gjithë pafundësinë e tij. Gjithë përtesë, ngrihem nga krevati duke fërkuar sytë, i përgjumur. Dita e madhe mbërriti dhe unë jam i përgatitur për këtë. Para së gjithash, më duhet të përgatis mëngjesin. Me elementet që arrita të gjej një ditë më parë, nuk do të jetë aq i varfër. Përgatis tiganin dhe nis të skuq vezët e pulës. Yndyra spërkatet dhe gati më bie në sy. Sa herë në jetë, duket se të tjerët na lëndojnë me shqetësimet e tyre. Ha mëngjesin, pushoj pak dhe përgatis strategjinë time. Sfida e tretë duket se është çdo gjë tjetër por e lehtë jo. Për mua është e pakonceptueshme të vras. Epo, edhe kështu, do të më duhet ta përballoj. Me këtë vendim, filloj të eci dhe shumë shpejt gjendem jashtë kasolles. Sfida e tretë nis këtu dhe përgatitem për të. Marr shtegun e parë dhe nis të eci. Pemët në anë të shtegut janë të mëdha me rrënjë të thella. Çfarë po kërkoj në të vërtetë? Sukses, fitore dhe arritje. Gjithsesi, nuk do të bëj asgjë që bie në kundërshtim me parimet e mia. Për mua reputacioni qëndron përpara famës, suksesit dhe pushtetit. Sfida e tretë po më vë në siklet. Për mua të vrasësh është krim edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një kafshë. Nga ana tjetër, dua të hyj në shpellë dhe të bëj kërkesën time. Kjo përfaqëson dy "forca të kundërta" ose "shtigje të kundërta."

Qëndroj përsëri te shtegu dhe lutem që asgjë mos të gjej. Kushedi, ndoshta sfida e tretë duhej të anashkalohej. Nuk ma ha mendja se roja do ishte aq tolerante. Rregullat duhet ti zbatojnë të gjithë. Ndalem për pak dhe nuk mund ti besoj asaj që kam para syve: një mace e egër me tre këlyshat e saj që luajnë rreth e rrotull meje. Kaq e pat. Unë nuk do të vras mamanë e tre këlyshave. Nuk kam zemër. Mirupafshim sukses, mirupafshim shpella e dëshpërimit. Mjaft më me ëndrra. Unë nuk e kalova sfidën e tretë dhe tani po largohem. Do të kthehem në shtëpinë time dhe te të dashurit e mi. Gjithë nxitim, kthehem në kasolle për të bërë gati valixhet e mia. Unë nuk e përfundova sfidën e tretë.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора