Aldivan Teixeira Torres - Forcat E Kundërta стр 10.

Шрифт
Фон

Qëndroj përsëri te shtegu dhe lutem që asgjë mos të gjej. Kushedi, ndoshta sfida e tretë duhej të anashkalohej. Nuk ma ha mendja se roja do ishte aq tolerante. Rregullat duhet ti zbatojnë të gjithë. Ndalem për pak dhe nuk mund ti besoj asaj që kam para syve: një mace e egër me tre këlyshat e saj që luajnë rreth e rrotull meje. Kaq e pat. Unë nuk do të vras mamanë e tre këlyshave. Nuk kam zemër. Mirupafshim sukses, mirupafshim shpella e dëshpërimit. Mjaft më me ëndrra. Unë nuk e kalova sfidën e tretë dhe tani po largohem. Do të kthehem në shtëpinë time dhe te të dashurit e mi. Gjithë nxitim, kthehem në kasolle për të bërë gati valixhet e mia. Unë nuk e përfundova sfidën e tretë.

Kasollja është shembur fare. Ça do të thotë e gjitha kjo? Një dorë më prek lehtë në sup. Hedh sytë mbrapa dhe shoh rojen.

Përgëzimet e mia, i dashur! Ti e kalove sfidën dhe tani ke të drejtën për të hyrë në shpellën e dëshpërimit. Fitove!

Përqafimi i fortë që më dha, më pështjelloi akoma më shumë. Çfarë po thoshte kjo grua? A mund të diskutohej ëndrra ime dhe shpella pas këtyre që ndodhën së fundmi? Nuk më besohej.

Çfarë kërkon të thuash? Unë nuk e përfundova sfidën e tretë. Shikoji duart e mia: Janë të pastra. Nuk do ti lyeja dot me gjak.

Nuk e di ti? Ta merr mendja se një fëmijë i Zotit do ishte në gjendje të kryente një mizori të tillë si ajo që të kërkova? Nuk kam fare dyshim se ti je mjaft i vlefshëm për të realizuar ëndrrat e tua, ndonëse mund të zgjasë pak derisa ato të bëhen realitet. Sfida e tretë të vlerësoi plotësisht dhe ti demonstrove dashuri të pakushtëzuar për krijesat e Zotit. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një qenie njerëzore. Një diçka tjetër: Vetëm një zemër e dëlirë do ti mbijetojë shpellës. Mbaji të pastra zemrën dhe mendimet e tua në mënyrë që ta kalosh.

Të faleminderit ty Zot! Të faleminderit, jetë për këtë shans. Të premtoj se nuk do të të zhgënjej.

Emocioni më pushtoi të tërin si kurrë ndonjëherë para hipjes në mal. A ishte shpella vërtet në gjendje të bënte mrekullira? Gati-gati isha në zbulim të saj.

Shpella e Dëshpërimit

Pasi fitova sfidën e tretë, u bëra gati të hyja në shpellën e frikshme të dëshpërimit, shpella që realizonte ëndrrat e pamundura. Isha akoma një tjetër ëndërrimtar i cili do të përpiqej të provonte fatin. Që prej momentit që u ngjita në mal, nuk isha më ai i pari. Tani kisha shumë besim në vete dhe në universin e mrekullueshëm që më mbajti. Përqafimi që më dha gruaja e çuditshme më parë më dha akoma më shumë qetësi. Tani ajo gjendej aty pranë meje duke më mbështetur me të gjitha mënyrat. Kjo ishte mbështetja që nuk e mora kurrë nga njerëzit e mi të dashur. Valixhen time të pandarë e kisha vënë poshtë krahut. Ishte momenti që ti thosha lamtumirë malit dhe mistereve të tij. Sfidat, roja, fantazma, vajza e re dhe vetë mali që dukej se merrte frymë, të gjitha më kishin ndihmuar të rritesha. Isha gati të shkoja dhe të përballesha me shpellën e frikshme. Rojen e kisha në krah dhe ajo do më shoqëronte në këtë udhëtim për tek hyrja e shpellës. Ne ikim pasi dielli tashmë po zbret drejt horizontit. Planet tona janë në harmoni të plotë. Bimësia rreth e përqark shtegut ku po ecim dhe zhurma e kafshëve e bën ambientin të duket shumë rural. Heshtja e rojes gjatë gjithë rrugëtimit duket se na parathotë rreziqet që shpella mban të mbyllur brenda saj. Ndalemi për pak. Zërat e malit ngjajnë se duan të më thonë diçka. Përfitoj nga ky rast për të thyer heshtjen.

A mund të pyes për diçka? Kush janë këto zëra që më torturojnë kaq shumë?

Ti dëgjon zëra. Interesante. Mali i shenjtë ka aftësinë magjike të bëjë bashkë të gjitha zemrat ëndërrimtare. Ti je në gjendje të ndjesh këto dridhje magjike dhe ti interpretosh ato. Sidoqoftë, mos u kushto shumë vëmendje pasi ato mund të të çojnë drejt dështimit. Përpiqu të përqendrohesh tek mendimet e tua dhe ato do të frenohen disi. Ki kujdes. Shpella është në gjendje të zbulojë dobësitë e tua dhe ti përdorë ato kundra teje.

Të premtoj që do të kem kujdes për veten. Unë nuk e di se çfarë më pret në shpellë por kam besim se shpirtrat ndriçues do më ndihmojnë. Vihet në pikëpyetje fati im dhe në njëfarë mase edhe i pjesës tjetër të botës.

Në rregull pra, kemi pushuar mjaft. Le të vazhdojmë të ecim sepse nuk na mbetet edhe shumë deri në perëndim të diellit. Shpella duhet të jetë afro çerek milje prej këndej.

Fëshfërima e hapave fillon sërish. Çerek milje ndan ëndrrën time nga realizimi i saj. Gjndemi në anën perëndimore të majës së malit atje ku erërat janë edhe më të forta. Mali dhe misteret e tij ... Mendoj se kurrë nuk do ta njoh të gjithin. Çfarë më shtyu të ngjitem në të? Premtimi se e pamundura do bëhet e mundur dhe instiktet e mia të aventurës dhe eksplorimit. Në fakt, po më vrisnin ato çka ishin të mundura dhe rutina e përditshme. Tani e ndjej veten të gjallë dhe gati për të kapërcyer sfidat. Shpella është afër. Mund ta shoh tashmë hyrjen e saj. Duket shumë e madhe, por unë nuk dekurajohem. Një shumëllojshmëri mendimesh pushtojnë gjithë qenien time. Duhet të mbaj nën kontroll emocionet. Ato mund të më tradhtojnë në moment. Roja më bën me shenjë të ndalem. I bindem.

Kjo është maksimumi që mund të shkoj deri afër shpellës. Më dëgjo mirë çfarë do të të them sepse nuk do ta përsëris: Para se të hysh, lutju njëherë Atit Tonë për ëngjëllin tënd mbrojtës. Ai do të të mbrojë nga rreziqet. Kur të hysh, vepro me kujdes në mënyrë që mos të biesh në kurthe. Pasi të ecësh në korridorin kryesor të shpellës për njëfarë kohe, do të hasësh në tre opsione: Lumturia, dështimi dhe frika. Zgjidh lumturinë. Nëse zgjedh dështimin, do të ngelesh një idiot i shkretë që e ka zakon të ëndërrojë. Nëse zgjedh frikën, do humbasësh krejt. Lumturia të jep mundësi për dy skenare të tjera që janë të panjohur për mua. Mbaj mend: Vetëm zemra e dëlirë mund ti mbijetojë shpellës. Ji i mençur dhe përmbushe ëndrrën tënde.

E kuptoj. Erdhi momenti që kam pritur qëkur u ngjita në mal. Të faleminderit, roje, për të gjithë durimin dhe zellin që ke treguar me mua. Nuk do të harroj kurrë ty si edhe momentet që kemi kaluar së bashku.

Zemra mu ligështua ndërkohë që po i thoja mirupafshim. Tani isha unë vetëm me shpellën, një duel që do të ndryshonte historinë e botës dhe timen gjithashtu. E pashë drejt përpara dhe mora dritën e dorës nga valixhja për të bërë dritë gjatë rrugës. Bëhem gati të futem. Këmbët më duken si të ngrira para kësaj gjigandeje. Më duhet të mbledh forcat për të vazhduar rrugën. Jam Brazilian dhe kurrë, asnjëherë nuk dorëzohem. Bëj disa hapa dhe kam ndjesinë e lehtë se dikush po më shoqëron. Mendoj se jam shumë i veçantë për Zotin. Ai më trajton sikur të isha biri i tij. Nis të shpejtoj hapat dhe më në fund futem në shpellë. Befasimi i parë qe tejet i madh por më duhet të jem i kujdesshëm për shkak të kurtheve. Lagështia e ajrit është e lartë dhe i ftohti i madh. Stalaktitet dhe stalagmitet gjenden kudo, rreth e rrotull meje. Kam ecur brenda për nja pesëdhjetë jard dhe drithërimat nisin të ma bëjnë gjithë trupin kokrriza kokrriza. Gjithçka që kam përjetuar para ngjitjes në mal fillon e më vjen nëpër mend: Poshtërimet, padrejtësitë dhe cmira e të tjerëve. Duket se secili nga armiqtë e mi është brenda shpellës në pritje të momentit më të përshtatshëm për të më sulmuar. Me një kërcim spektakular, e kaloj kurthin e parë. Zjarri i shpellës gati më përlau. Nadja nuk ishte kaq me fat. Duke u kapur pas një stalaktiti që varej nga sipër dhe që mrekullisht i rezistoi peshës sime, arrita të mbijetoj. Më duhet të zbres poshtë dhe të vazhdoj udhëtimin tim drejt të panjohurës. Shpejtoj hapat por me kujdes. Shumica e njerëzve nxitojnë, nxitojnë për të fituar, apo nxitojnë për të përmbushur synimet. Shkathtësia fantastike sapo më ka shpëtuar nga një kurth i dytë. Shtiza të panumërta janë lëshuar drejt meje. Njëra prej tyre më erdhi aq afër sa gati më gërvishti në fytyrë. Shpella dëshiron të më asgjësojë. Duhet të jem më i kujdesshëm që tani e tutje. Ka kaluar gati një orë qëkur u futa në shpellë dhe akoma nuk kam mbërritur në vendin për të cilin foli roja. Duhet të jem afër. Vazhdoj të eci me hapa të shpejtuar, dhe zemra më jep një sinjal paralajmërues. Ndonjëherë, nuk i kushtojmë rëndësi sinjaleve që na jep trupi. Kjo është kur ndodh dështimi dhe zhgënjimi. Për fat të mirë, ky nuk është rasti im. Dëgjoj një zhurmë shumë të madhe që vjen në drejtimin tim. Nis të rend me vrap. Pas disa çastesh, e kuptoj se po me ndjek një gur gjigand që bie me shpejtësi të madhe. Vrapoj për pak dhe me një lëvizje të befasishme arrij ti largohem shkëmbit, duke gjetur strehë në anë të shpellës. Kur guri kalon, pjesa e përparme e shpellës mbyllet dhe mu para meje shfaqen tre dyer. Ato përfaqësojnë lumturinë, dështimin dhe frikën. Nëse zgjedh dështimin, nuk do jem askushi përveçse një idiot i shkretë që ëndërroi një ditë të bëhej shkrimtar. Njerëzit do më shohin me keqardhje. Nëse zgjedh frikën, nuk do të rritem kurrë dhe as do të jem i njohur në botë. Do mund të isha bishti i kavallit dhe të isha përgjithmonë i humbur. Nëse zgjedh lumturinë, do të vazhdoj me ëndrrën time dhe do të shkoj tek skenari i dytë.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора