Mrekullia
Dalja nga Shpella
Ritakimi me Rojen
Përshëndetja me Malin
Një Udhëtim Mbrapa në Kohë
Ku gjendem?
Përshtypjet e Para
Hoteli
Dreka
Një Shëtitje Nëpër Fshat
Kështjella e Zezë
Rrënojat e Kishës
Urdhri
Takimi me Banorët
Biseda Vendimtare
Vegimi
Fillesa
Hekurudha
Shpërngulja
Mbërritja në Shtëpinë Njëkatëshe
Takimi me Kryetarin e Bashkisë
Takimi me Fermerët
Rikthim në Shtëpi
Lajmërimi
Dita e Parë e Punës
Pikniku
Zbritja nga Mali
Abuzimet e Majorit
Mesha
Reflektimet
Sukavão
Tregu
Rasti me Lopën
Presa
Mesazhi
Takimi
Rrëfimi
Thashethemi
Udhëtimi në Recife
Kthimi në Brendësi të Vendit
Martesa e Ujdisur
Vizita
Rrahja
Kushërira e Gerusës
"Bekimi"
Fenomeni
Një Shoqe e Re
Një Ditë Para Martesës
Tragjedia
Reja e Zezë
Martirët
Fundi i Vegimit
Dëshmia
Kthimi në Hotel
Ideja
Figura e Majorit
Puna
Takimi i Parë me Kristinën
Kthimi në Kështjellë
Mesazhi II
Udhëtimi për në Klimério
Vendimi
Përvoja në Shkretëtirë
Adhuruesit e Errësirës
Përvoja e Zotërimit
Burgu
Bashkëbisedimi
Vizita e Renatos
Takimi i Tretë me Kristinën
Thirrja e Ëngjëllit
Beteja Përfundimtare
Shembja e Strukturave Ekzistuese
Biseda me Majorin
Lamtumira
Kthimi
Në Shtëpi
Një Erë e Re
Pas një përpjekje të pasuksesshme për botimin e një libri, e ndjeva se mu rikthye dhe mu shtua përsëri forca. Mbi të gjitha, besoj në talentin tim dhe kam besim se do ti realizoj ëndrrat që kam. Kam mësuar se çdo gjë ndodh në kohën e vet dhe besoj se vetë jam një njeri aq i pjekur sa të arrij qëllimet e mia. Mbajeni mend gjithmonë: Kur vërtet duam diçka, bota punon që të na e bëjë atë të realizueshme. Ja kështu ndihem unë: me fuqi të ripërtërira. Duke hedhur vështrimin mbrapa, më vijnë në mend veprat që kam lexuar shumë kohë më parë të cilat më kanë pasuruar në kulturë dhe në dije. Librat na çojnë nëpër ambiente dhe universe të panjohura për ne. E ndjej se kam nevojë të jem pjesë e kësaj historie, historisë së madhe që e ka emrin letërsi. Nuk ka rëndësi nëse mbetem anonim apo bëhem një autor i famshëm i njohur në mbarë botën. Ajo që është e rëndësishme është kontributi që secili prej nesh i jep këtij universi të pamatë.
Jam i lumtur për këtë këndvështrim dhe përgatitem të ndërmarr një udhëtim të gjatë. Ky udhëtim do të ndryshojë fatin tim dhe gjithashtu edhe fatet e atyre që me durim do mund të lexojnë këtë libër. Le ta nisim së bashku këtë aventurë.
Përgatitjet
Bëj gati valixhen me gjërat e mia personale më të rëndësishme: Disa rroba, disa libra të mirë, kryqi im i pandarë, bibla dhe ca letër për të shkruar. E ndjej se do të kem shumë frymëzim nga ky udhëtim. Ku i dihet, ndoshta do të bëhem autori i një tregimi të paharrueshëm që do ngelet në histori. Para se të shkoj gjithsesi, më duhet tu them mirupafshim të gjithëve (veçanërisht mamasë sime). Ajo është më shumë protektive seç duhet dhe nuk do më lërë të shkoj pa një arsye të qartë ose të paktën me një premtim që do të kthehem shpejt. E ndjej se një ditë, do të më duhet të bërtas prej lirisë dhe të fluturoj si një zog që ka krijuar krahët e vet...dhe ajo do duhet ta kuptojë këtë, sepse unë nuk i përkas asaj, por më shumë universit që më mirëpriti pa kërkuar asgjë prej meje si këmbim. Është universi ai që më bëri të vendosja të bëhem shkrimtar dhe të kryej rolin tim dhe të zhvilloj talentin. Kur të arrij në fund të rrugës dhe të kem bërë diçka për veten, do të jem gati të hyj në komunikim me krijuesin dhe të marr vesh një plan të ri. Jam i sigurt se këtu do kem gjithashtu një rol të veçantë.