Nga ora gjashtë e gjysmë një berlinë gri metalixato me xhamat e errët hyri në parkim dhe u vendos në një nga vendet e lira më në fund, larg nga hyrja e tij.
Telefoni i Boyd pulsoi sërish. Ai ngriti dorezën e telefonit dhe dëgjoi.
<Njësia Dy.> tha një zë anonim. <Të reja?>
<Asnjë.> u përgjigj Boyd.
Në gjashtë e gjysmë në kufjen e Boyd filluan të dëgjohen zhurmat e zgjimit. Cynthia u ngrit me gjallëri nga krevati dhe shkoi menjëherë në banjë. Zhurma të ndryshme kontekstuale përfaqësuan për Boyd tualetin e përpiktë që gruaja vendosi. Kur ishte gati, shkoi të zgjonte McKintockun. Ai po flinte akoma si një giro, sikur të kishte kaluar një natë të shqetësuar dhe kishte nevojë ta rikuperonte. Cynthia e shtyu me një këmbë, duke e bërë të rrotullohet rreth vetes, dhe e qortoi me shaka.
<Zgjohu, dembel! Çfarë ke sajuar natën? Të është dashur të kënaqësh një harem të tërë me konkubina të zjarrta? Ah, ah, ah!> filloi të qeshë kur McKintock u ngrit me rrëmbim dhe tundi kokën majtas dhe djathtas për të qartësuar trurin.
<Pse je me mbathje dhe bluzë? Ku janë pizhamat e tua? Ah, ah, ah!> u tall përsëri duke qeshur me lezet.
<Uff, janë në dollapin tënd!> bërtiti ai duke u hedhur poshtë nga krevati dhe duke e kapur nga shpatullat. Ajo e la ta kapte, dhe ai e puthi fort në ballë.
<Si je tani?> e pyeti duke e parë çmendurisht i dashuruar. <Të ka kaluar dhimbja e kokës?>
<Po, jam shumë mirë, dhe kam një uri të tmerrshme. Ndaj ...> dhe i rezistoi tentativës së tij për ta tërhequr në krevat <... prandaj tani do hamë!> u lëkund dhe iku në kuzhinë, duke qeshur.
McKintock e pa të largohej, e lehtë si një flutur, me atë trup të plotë dhe intensiv që e trondiste çdo herë që e shikonte. Kishte një dëshirë të tmerrshme të bënte dashuri me të, por e kuptonte që Cynthia ishte pa ushqim që nga mesdita e një dite më parë, prandaj skish çtë bënte.
Shkoi edhe ai në banjo dhe u përgatit, duke u veshur me nxitim por me kujdes, pastaj shkoi në kuzhinë.
Cynthia ndërkohë kishte përgatitur vezë, pançetë dhe bukë të thekur, dhe së bashku përpinë gjithçka në pak minuta.
<Siç do ta kesh vënë re, kam ngrënë gjithë djathin dhe perimet që kishe në frigorifer. Kisha vërtet një uri të madhe.>
Cynthia tundi kokën duke aprovuar, ndërsa përtypte kafshatat e fundit.
<Para se të kthehem në Manchester do kaloj të të blej ato që të duhen.>
<Nuk ka nevojë. Do merrem unë pasi të kthehem nga puna, në mbrëmje.>
<Po jo, nuk dua që të harxhosh kohë. Ti kam ngrënë unë, gjërat, prandaj është e drejtë që të ti blej unë.> insistoi McKintock.
<E po mirë, nëse vërtet e ke merak.> pranoi në fund Cynthia ndërsa ngrinte gotën e madhe me lëng frutash me dardhë dhe po e çonte tek buzët.
McKintock e pa duke pirë, i tronditur nga eksitimi ashtu si gjithë herët e tjera. Kur pinte lëngun e frutave, Cynthia ngrinte mjekrën dhe gëlltiste ritmikisht me lëvizje të fytit aq sensuale saqë ai kapej nga një frenezi e çmendur për ta zotëruar, penetruar me gjithë qënien e tij dhe ta mbushte me veten. Ajo e dinte shumë mirë të gjithë këtë, dhe luante duke e ngacmuar e sinqertë dhe e ligë si gjithë gratë sexy dhe të ndërgjegjshme për sex-appeal-in e tyre. Kur gota e madhe ishte bosh Cynthia e anoi kokën më tepër për nga lart dhe i rrëzoi pikat e fundit të mbetura direkt mbi gjuhë, duke e ditur mirë që në atë moment McKintock do kishte arritur kulmin e eksitimit. Ai në fakt ishte bërë i kuq si një spec dhe shtrëngonte fort bordin e tavolinës me duart me nyjet të zbardhura nga kontraktimi muskular.
Pas pikës së fundit Cynthia uli gotën mbi tavolinë me forcë. Zhurma e fortë e shkundi McKintock-un dhe e bëri të shqyejë sytë, i paduruar.
<Tani... tani...> belbëzoi ai.
<Tani ështe momenti për të shkuar të punojmë!> deklaroi ajo duke i treguar orën e varur në mur.
Dalngadalë, dhe mekanikisht, McKintock ktheu shikimin drejt orës, si një automat, dhe papritur i ra ndërmend sa vonë qe. Shtatë e gjysmë! Duke iu dashur të kalonte në supermarket do të ishte kthyer në Manchester mëngjesin tjetër! Universiteti do të kishte filluar ditën pa të! Nuk ishte e mundur! Çfarë mund të bënte?
Cynthia e vëzhgonte e zbavitur, duke e ditur mirë se Universiteti qe gjithçka për të, përveç vetë Cynthias, natyrisht. Duke qeshur, i largoi sikletin.
<Lachlan, kthehu në Manchester, ji i qetë.> i tha me simpati. <Do ti blej unë vetë ato që më nevojiten. Meqë ra fjala, pse vallë ma bëre këtë surprizë, mbrëmë?>
<Oh, epo, faleminderit. Faleminderit, më vjen keq që të krijova pak rrëmujë. Ah, ja... mbrëmë në darkë isha aq shumë i lumtur për disa rezultate të shkëlqyera në disa kërkime saqë vendosa të festoj duke ardhur tek ty. Por erdha në momentin e gabuar. Më vjen keq.>
<Herën tjetër kur të jesh kaq i lumtur, më telefono!> e instruktoi provokuese. <Do të jem e gatshme të festoj me ty.> dhe i shkeli syrin plot kuptim.
Ai u skuq sërish dhe u ngrit nga tavolina, duke u munduar të largohej nga ajo.
Boyd dëgjoi në kufje McKintockun që merrte gjërat e tij, pastaj derën që po hapej dhe një puthje me zhurmë përshëndetjeje.
Uf!, mendoi, këtë herë ia hodha. Farnham ishte një tërbim i vërtetë në seks, dhe çdo herë që McKintock shkonte tek ajo i takonte të dëgjonte çiftosje stratosferike, me britma dhe hungërima primitive. Ajo e përdorte si një instrument të vërtetë seksual i bindur ndaj kënaqësisë supreme të saj, dhe kur ai madje nuk duronte për gjithë kohën që ajo pretendonte, edhe e fshikullonte, dhe i thoshte fjalë të pista. Ishte sidoqoftë një lojë që finalizohej me kënaqësi reciproke, vetëm shumë të dhunshme, dhe McKintockut i pëlqente kështu. Boyd mendonte që ai burrë duhej të kishte dalë nga një raport i mëparshëm i ftohtë dhe i përmbajtur, dhe të gjendeshe me një grua të atij niveli, me atë gjallëri, për atë duhej të ishte apoteoza e kënaqësisë. Sigurisht, edhe në përgjime të tjera Boyd kishte dëgjuar aktivitete seksuale të llojeve të ndryshme, por kjo e trondiste vërtet dhe e pengonte të qëndronte i shkëputur.
Ta kisha unë, një grua kështu. përfundoi edhe këtë herë me një psherëtimë, si gjithë herët e tjera. U shkund dhe me telefonin e maskuar telefonoi makinën gri.
<Po del.> njoftoi thjesht.
<Marrje.> u përgjigj konçiz bashkëbiseduesi.
Boyd u kthye në vendin e shoferit dhe morri një gazetë nga sedilja. E mbështeti tek timoni dhe u shtir sikur po lexonte, ndërsa me bishtin e syrit përgjonte pallatin e vogël. Pas rreth një minute pa McKintockun të dilte nga hyrja dhe të afrohej me hapa të mëdhenj drejt parkimit, drejt tij. Nxitonte, dukej. Kur McKintock qe nja dhjetë metra larg nga makina e tij, Boyd ndezi motorrin dhe me pakujdesi u drejtua nga dalja e parkimit, sikur ishte duke ikur. McKintock as nuk e vuri re furgonin që po i kalonte përbri, i hutuar siç ishte nga nxitimi për të ikur. Pak sekonda më pas makina gri lëvizi nga ana tjetër, duke iu afruar me ngadalë makinës së rektorit. Kur ai ishte disa metra larg makinës dhe filloi të zgjasë krahun drejt derës, furgoni u kthye ndjeshëm në të djathtë, duke mbuluar pamjen e pallatit të vogël drejt parkimit, dhe në të njëjtën kohë makina gri shtoi shpejtësinë papritur dhe shkoi ndaloi pikërisht përpara makinës së McKintockut. Dy burra zbritën në çast, si dy susta të shtypura, dhe u vendosën në anët e rektorit. Njëri nga ata i tregoi për një çast një distinktiv, ndërsa tjetri po e kapte nga një krah.