<... universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...>
Burri hoqi njërën nga kufjet në mënyrë që të lironte njërin vesh. Ngriti dorezën e një telefoni ushtarak të kriptuar dhe kompozoi një numër me pesë shifra.
Një sekondë më pas dikush tjetër ngriti dorezën e telefonit të thirrur, pa thënë asgjë.
<Më kalo Spencerin.> tha burri.
Fundi i Pjesës së Parë
Pjesa e Dytë
Kur zbriti edhe punëtori i fundit,dukej që kishte mbetur vetëm shoferi, ulur në vendin e vetë.
Ndërsa, pas disa sekondave,mbi shkallët e autobuzit u shfaq një tjetër figurë.
Zbriti shkallët me dembelizëm,me qetësi, duke u shfaqur pak nga pak.
Kapitulli XVIII
Qielli mbi Manchester ishte sfumuar nga ngjyrat e agimit. Retë e përjetshme zinin këtë herë vetëm një pjesë të harkut të qiellit, duke errësuar në perëndim yjet e fundit që sidoqoftë po veniteshin në fillimin e agimit, dhe duke lënë zbuluar në lindje ekranin e gjerë mbi të cilin spektri i së kuqes po zvarritej i paepur. Shtresat me gjatësi vale më të madhe, të kuqe të errët, shtynin për lart ato me gjatësi më të vogël, vjollcë, portokalli, të verdha, derisa të shkonin në kufirin e atij spektri dhe për tu zhdukur në pertinencën e bardhë të temperaturës me ngjyrë nominale të diellit. Çdo ditë, kudo mbi planet, kjo shfaqje përsëritej me siguri matematike, por Anglia e shijonte shpesh edhe më pak për shkak të shtresës së reve që tashmë bënte pjesë në kulturën e saj të imazhit që të tjerët kishin për atë komb. Pavarësisht kësaj, ky ishte trigger-i 29, fillimi i një dite të re për pjesën më të madhe të njerëzve. Dielli që lind metaforizon rizgjimin e natyrës dhe të qënieve të gjalla që e popullojnë. Por, ka edhe, shumë nga ata që punojnë edhe natën, ose veçanërisht natën, kur të tjerët flenë, dhe arrijnë kështu rezultate që ndryshe do ishin të paarritshme. Disa nga këta ishin bashkuar në atë moment në një dhomë, dhe dëgjonin me kujdes ekstrem një regjistrim që dilte nga një impiant i besueshmërisë së lartë.
<Do ti çojmë, po, do ti çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre... dhe pakot, dhe kontenierët, gjithçka do të çojmë... po, me Makinerinë... nga këtu atje, shtyp një pulsant dhe ke mbërritur... as nuk të bie ndërmend që ke mbërritur...> një nga dëgjuesit ishte përkulur mbi tavolinë, me krahët të palosur mbështetur mbi bango dhe dora e djathtë mbyllur mbi buzë, i përqëndruar <... me Makinerinë tënde, Drew, po si ia dole ta shpikje... ke ndryshuar historinë, Drew... universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...>
Burri i mbështetur mbi tavolinë mbeti disa sekonda i zhytur, pastaj pa lëvizur iu kthye atij në të majtë të tij, ulur afër kompiuterit.
<Vendose ta dëgjoj edhe një herë.>
Spencer manovroi mouse-in për ta kthyer rregjistrimin nga fillimi, pastaj klikoi mbi Play për herë të tretë qëkur mbledhja kishte filluar.
< Do ti çojmë, po, do ti çojmë kudo... ata dhe gjërat e tyre....> burri dëgjoi, qëllimisht, dhe në një farë pike filloi të pohonte lehtësisht, gjithmonë e më shumë i bindur < universi në dispozicion, e pabesueshme, gjithë universi... me Makinerinë...> burri u ngrit dhe u mbështet mbi kurrizin e karriges së tij. Shtrëngoi sytë për të larguar gjumin.
<Po, duhet të ketë diçka.>deklaroi. <Trenton?>
<Është e mundur, po, e besoj edhe unë.> u pajtua me të burri në të djathtë të tij.
<Në çorë të ka telefonuar Boyd?>
<Pak pas orës tre.> u përgjigj Spencer. <Në vend të budallallëqeve të zakonshme që thotë kur fle, McKintock kishte filluar të fliste për këtë Makineri të shpikur nga një farë Drew, dhe... me pak fjalë, pjesën tjetër e dëgjuat vetë. Boyd shikon një llogjikë në atë fjalim, dhe kështu më telefonoi menjëherë.>
<Boyd ka punuar mirë. Gruaja ka dëgjuar, sipas jush?>
<Ne mendojmë që jo, zoti Farnsworth.> tha Spencer. <Ka patur dhimbje koke gjatë gjithë mbrëmjes dhe McKintock e çoi të flinte. E zuri gjumi thellësisht dhe edhe ndërsa ai fliste ka vazhduar të marrë frymë në të njëjtën mënyrë. Kemi nxjerrë frymëmarrjen e saj nga rregjistrimi, duke filluar nga dhjetë minuta para fjalimit të McKintockut dhe duke përfunduar dhjetë minuta pas; e kemi analizuar si ritëm dhe thellësi dhe nuk ka ndryshuar në formë të vlefshme. Jo, sipas nesh nuk ka dëgjuar gjë.>
<Mirë.> aprovoi Farnsworth. <Shumë mirë.> Pa fiks përpara vetes, duke reflektuar.
<Është hera e parë që flet për një gjë të tillë,> pa nga Spencer, që konfirmoi duke pohuar<prandaj duhet të jetë diçka që e ka goditur thellësisht. Është rektori i Universitetit të Manchesterit, dhe me mjetet që ka në dispozicion, laboratorët, profesorët, kërkuesit, është e mundur që të ketë ndeshur në një zbulim sensacional. Po, është vërtet e mundur. Dua të shikoj qartë.> përfundoi. <Silleni këtu.>
Spencer u ngrit me vrik dhe doli me hapa të mëdhenj nga dera. Koha ishte vendimtare. Hyri në një ambient prej nja pesëdhjetë metrash katrorë me muret të tapetëzuara nga rack me marrës, dekodifikatorë, analizaues spektri dhe kompiuter, të ngjashme me pajisjet në furgonin e Boyd, po shumëzuar për njëzetë. Nja pesëmbëdhjetë persona punonin në pozicione të ndryshme, duke transkriptuar biseda të regjistruara nga pika të ndryshme dëgjimi, duke dekriptuar mesazhe me kod, duke komunikuar me njerzit në fushë.
Spencer shkoi në vendin e vet dhe menjëherë ngriti dorezën e telefonit ushtarak që kishte në dispozicion. Formoi një numër me pesë shifra dhe priti.
Në furgonin e Boyd pa të pulsonte sinjali i thirrjes të telefonit. Zilja ishte përjashtuar në mënyrë që asnjë zë të mos arrinte nga jashtë mjetit, për veshët kureshtarë. Hoqi një kufije nga veshi dhe mbështeti dorezën e telefonit në vesh, pa thënë një fjalë.
<Është akoma atje?> pyeti thjesht Spencer.
<Po. Fle akoma.> Ishte ora gjashtë e mëngjesit, konstatoi Boyd duke parë orën në kompiuter. Sapo kishte mbaruar filxhanin e katërt të çajit, bashkë me një brioche për mëngjes. Një tjetër natë përgjimi po shkonte drejt fundit.
<Mirë.> u përgjigj Spencer. <Do vimë ta marrim.>
<Në rregull. Po shkoj në pozicion.> dhe uli poshtë dorezën e telefonit pa shtuar tjetër.
Pa një monitor përbri kompiuterit, mbi të cilin katër ndarje tregonin imazhet të filmuara nga telekamera të tjera të fshehura përgjatë perimetrit të furgonit, fshehur brenda bullonave fallco ose të shtirura si sensorë parkimi. Vetëm një person ishte në dukje, pas mjetit, dhe po pedalonte mbi biçikletën e tij duke u larguar. Kishte një çantë të vogël mbi kurriz, dhe Boyd e dinte që ai ishte një student që nisej shpejt në mëngjes për të shkuar në shkollë.
Duke mbajtur në kontroll monitorin veshi një tutë prej tekniku antenash mbi rrobat casual që kishte veshur, pastaj hapi derën e komunikimit midis ndarjes së ngarkesës dhe kabinës së shoferit dhe u ul në timon. Me atë tutë veshur dukej vërtet një tip që po shkonte të punonte. Ndezi furgonin dhe doli nga vendparkimi. E kishte parkuar nga prapa, mbrëmjen e kaluar, në mënyrë që të mund të dilte menjëherë pa manovra, në rast nevoje. Duke ngarë makinën ngadalë erdhi në të njëjtin parkim në të cilin McKintock kishte lënë makinën, parkoi sërish nga mbrapa dhe fiku motorin. Makina e rektorit ishte nja dhjetë metra përballë dhe në të majtë, krahasuar me turirin e furgonit. U kthye në ndarjen e ngarkesës dhe mbylli derën e komunikimit mbrapa vetes. Pajisjet kishin vazhduar së regjistruari, dhe kompiuteri nuk shënonte lëvizje ose biseda të ndodhura në apartament ndërsa ai ngiste për atë njëqindëshe metrash që ndante parkimin e mëparshëm nga ky aktual. Rivendosi kufjen dhe u vu përsëri në dëgjim, këtë herë duke vëzhguar në mënyrë konstante monitorin për telekamerat. Ajo e orës nëntë30 shfaqte pallatin e vogël ku ishte apartamenti në të cilin McKintock po flinte. Në të djathtë të asaj pamjeje Boyd mund të shikonte edhe turirin e makinës së rektorit, ndërsa telekamera në orën dymbëdhjetë tregonte pjesën e mbetur të mjetit dhe një pjesë të madhe të parkimit.