Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 42.

Шрифт
Фон

Schultz ishte një pirës i rregullt i birrës, si gjerman që ishte, dhe miratoi menjëherë. Kamaranda iu bashkua, pikërisht ndërsa po arrinte hanxhiu të merrte porositë. Kishte një bllok të vogël me letër të verdhë me katrorë dhe një laps të harxhuar nga përdorimi. Drew porositi për të gjithë dhe hanxhiu u largua.

Lokali ishte mbushur përgjysmë, rreth shtatë, tetë tavolina, pothuajse të gjitha të zëna nga njerëz të moshës së tyre. Por ishte edhe një tavolinë me dy vajza që kishin përpara vetes një broke të madhe me birrë të zezë dhe një pjatë tashmë të zbrazët. Kishin pamjen e studenteve universitare, por, të huaja. Me flokët e zinj dhe linjat latine, duhet të ishin italiane ose spanjolle, do kishte thënë Drew. U mendua pak, pastaj u iluminua. Ishte pikërisht kështu, në fakt! I kishte parë duke ecur krahë për krahë në rruginat e Universitetit, në muajt e fundit, dhe një herë ishte kryqëzuar me to ndërsa flisnin me një kolegun e tij mësues anglishteje. Duhej të ishin atje për gjuhën, përfundoi.

Mirë, tha me vete Drew, është bukur që të ketë të rinj që dinë të kënaqen me shijet e traditës angleze. Dhe që ato dy vajza të huaja ishin atje pikërisht për këtë e mbushte me gëzim. Ndjente që kishte një urë midis tyre, profesorët lundërtarë, dhe levat e reja që një ditë do të merrnin nga duart e tyre dëshmitarin e kulturës dhe do kishin vijuar atë punë thelbësore që ishte e mira më e çmuar e njerëzimit: shpërndarja e njohurive, dhe progresi i shkencës.

Ishte i zhytur në këto mendime, ndërsa Kamaranda dhe Schultz bisedonin me njëri tjetrin. Akoma dhe një moment, pastaj hanxhiu u kthye me një tabaka të madhe të rëndë për porositë komplete që po sillte.

Mbështeti përgjysmë tabakanë mbi një anë të tavolinës dhe shpërndau pjata dhe birra. Vetëm ti shikoje, pjatat të bënin të të vinte lëng në gojë, ndërsa birrat monumentale ishin të parrezistueshme. Të tre burrat kapën secili broken e vetë dhe e ngritën në ajër, duke ngritur dolli.

<Për universin e ri!> shpalli Drew me zë të lartë.

<Për Sistemin!> recitoi Kamaranda.

<Për ne!> shtoi Schultz i entuziazmuar.

Komshinjtë e tavolinave ngritën edhe ata broket duke u bashkuar me dollinë.

Pinë me lakmi atë nektar të perëndive, i fortë, i fresët, i shijshëm, pastaj të dy miqtë sulmuan pjatën e tyre ftuese.

Ai ishte një moment feste.

Ajo ishte mbrëmja e tyre.

E kishin merituar.

Kapitulli XVII

Pasi doli Drew, McKintock kishte mbetur vetëm në zyrë. Azhornimi që sapo kishte marrë mbi gjendjen e punimeve, me ato lajme kaq jashtëzakonisht entuziazmuese mbi mundësitë e makinerisë, e kishin tronditur plotësisht. Nuk po arrinte më të përqëndrohej mbi praktikën që po vendoste në rregull; vazhdonte të mendonte për përdorimet e pajisjes së re revolucionare. Të kurojë sëmundjet duke vepruar drejtpërsëdrejti në brendësi të trupit, të spostojë objektet në largësi të paimagjinueshme, të transportojë persona! I dukej sikur ishte një krimb që sapo kishte nxjerrë kokën jashtë nga toka për herë të parë, duke e kuptuar sesa e pakufijshme dhe tërheqëse ishte bota nga jashtë. Ndjenja e pafundësisë e kishte pushtuar atë, duke e lënë në agoni në prag të infinitit.

U përpoq të përcaktonte detajet e fundit të spikatura të praktikës, që mëngjesi vijues do tia kishte dorëzuar zonjushës Watts për redaktimin përfundimtar. Ndjenja e tij e detyrës ishte e pandërrueshme edhe në këtë moment ekzaltues, dhe ishte kjo që e bënte njeriun që ishte.

Shkruajti shënimin e fundit dhe mbështeti stilolapsin mbi tavolinën e shkrimit, pastaj pati një ide të rrufeshme.

U ngrit papritur, duke i mbajtur duart të mbështetura në anët e praktikës, dhe tha: Përse jo?

Për të festuar ngjarjen e madhe do kishte shkuar tek Cynthia, edhe pse nuk ishte dita e programuar. Sigurisht, nuk do kishte mundur ti thoshte arsyen e vërtetë të asaj vizite të papritur, por sigurisht ajo do kishte qenë e kënaqur ta shikonte dhe do kishin kaluar një mbrëmje të bukur bashkë.

Mbylli me nxitim zyrën, shkoi tek makina dhe u zhyt në trafikun e mbrëmjes, drejtuar për në Liverpool. Fatmirësisht i kapi disa semaforë jeshilë dhe shumë shpejt u gjet në errësirë duke vrapuar drejt perëndimit, me vetëm ndonjë makinë që e kryqëzonte në autostradën e errët. Ngau më shpejt se zakonisht, por gjithmonë duke respektuar kufijtë e shpejtësisë siç e kishte zakon, dhe pas pak pa e kuptuar doli nga nata dhe hyri në qytezën bregdetare.

Lagjja elegante rezidenciale në të cilën jetonte Cynthia ishte e zhytur në gjelbërimin e një parku të krijuar posaçërisht, me pemë që rriteshin shpejt, shtretër lulesh shumëngjyrash dhe livadhe alla angleze të kositura përditë. Ishte një zonë e re, në të cilën apartamentet e rafinuara ishin koordinuar mirë me peisazhin. McKintock la makinën në hapësirën e parkimit në shërbim të pallatit të vogël ku ishte apartamenti i Cynthias, dhe me hapa të mëdhenj arriti tek paneli i zileve. Duke buzëqeshur shtypi Farnham, dhe priti.

Kaloi një minutë e mirë, dhe nuk morri përgjigje.

I mëdyshur, riprovoi.

Pas një gjysmë minuti, një zë vuajtës doli nga altoparlanti.

<Mmh, po? Çfarë ka? Kush është?>

Ishte Cynthia, por siç nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë.

McKintock u shqetësua.

<Jam Lachlan. Më fal për improvizimin, Cynthia, po... nuk je mirë?>

<Jo... jo. Eja lart, Lachlan.> dhe i hapi portën.

McKintock hyri shpejt dhe mbylli derën e hekurt pas krahëve, përshkoi me nxitim rrugicën që të çonte në ndërtesë dhe u fut në hyrje. I errësuar në fytyrë thirri ashensorin; për fat ai ishte tashmë në katin përdhe dhe u hap menjëherë. Shtypi butonin numër katër dhe priti i paduruar të arrinte lart.

Kur dera e rrëshqitshme u hap, doli dhe u kthye djathtas, duke u gjendur përballë derës së blinduar të apartamentit të Cynthia-s.

Ishte gjysmë e mbyllur. E shtyu me kujdes dhe i çuditur pa që apartamenti ishte plotësisht në errësirë. Kërkoi çelësin por një zë e ndaloi.

<Mbylle derën dhe mos e ndiz dritën, të lutem.> ishte ajo, me të njëjtin timbër vuajtës si më parë.

McKintock mbylli me kujdes derën dhe u gjend në errësirën më totale.

<Cynthia, po çfarë...>

<Kam dhimbje koke, Lachlan. Një dhimbje koke të tmerrshme, dhe nuk mund të shikoj dritë.>

<Uh... ah... ehm... çfarë mund të bëj? Do të doja të të afrohesha...> belbëzoi i çorientuar.

<Apartamentin e njeh. Përpiqu të arrish këtu, por mos e ndiz dritën!> përfundoi ajo ankueshëm.

<Oh... eh... në rregull. Po e provoj.>

Sytë e tij po mësoheshin në errësirë dhe McKintock përparoi ngadalësisht, një hap pas tjetrit dhe duke prekur murin, drejt sallonit. Zëri i Cynthias vinte nga aty. Ishin gjashtë ose shtatë metra, por në errësirë të plotë ishin si një kilometër. Në mes të rrugës McKintock u ndje pak më i sigurtë dhe shpejtoi, por menjëherë dora që prekte murin preku një zbukurim tavoline. Ajo ra rëndshëm në dysheme me një zhurmë të fortë dhe rrotulluese.

<Aaaaah!> u ankua Cynthia e mbytur nga dhimbja.

<Dreqi ta...> shpërtheu McKintock, duke u paralizuar.

<Edhe zhurmat më bëjnë të ndihem keq! Ki kujdes!> bërtiti ajo me dhimbje.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3