Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 33.

Шрифт
Фон

Fizikanti buzëqeshi mospërfillës dhe u ul gjysmë i nderur në një karrige, duke kryqëzuar gishtat mbi bark dhe duke parë Bryce me një shprehje gjakftohtë paqeje të brendshme.

<Profesoreshë Bryce, studenti juaj mund të jetë një gjeni i keqkuptuar, që ndoshta duhet vetëm të gjejë rrugën e tij.> tha me shaka.

<Po, rrugën... e bujqësisë!> bëri shaka biologia. <Durim, do të thotë që duhet të studiojë edhe një muaj tjetër për këtë provim, dhe shumë urime pastaj!>

<Atëhere, çfarë na keni sjellë, profesoreshë?> u informua Drew.

<Paramecin.> u përgjigj ajo duke marrë kutinë nga rafti. <Siç e dini, është një qelizor dhe ushqehet me bakterie. Ekzemplari që kam këtu është i gjatë rreth 300 mikron, pra lehtësisht i vëzhgueshëm me mikroskopin portabël që kam gjetur.>

Nxorri një kuti të vogël transparente nga kutia. Brenda kishte një ndarje që mbante një përbërje të lëngshme.

<Është një ekzemplar i vetëm, i zhytur në një përbërje ushqyese. Nëse shkëmbimi nuk e dëmton do të vazhdojë të ushqehet siç bën zakonisht.>

Ia çoi kutinë Drew-së, që pa nga Kobayashi.

Japonezi tregoi makinerinë dy, prandaj Drew mbështeti mostrën mbi atë pllakë.

Liruan zonën e pikës B dhe vendosën poshtë një stol të mbuluar me një peshqir, për të pritur mostrën në mbërritje dhe të evitonin që të përplasej, duke rënë kështu në tokë.

Pa ndryshuar asnjë parametër, Maoko aktivizoi shkëmbimin.

Kutiza transparente u materializua atje ku pritej. Marron e morri dhe ia dha Bryce, që e vendosi menjëherë në mikroskop.

Shtrëngoi sytë tek okularët dhe mbeti disa sekonda në vëzhgim, pastaj u ngazëllye.

<Ushqehet! Është mirë!> vështroi përsëri, e emocionuar. <Është fantastike, dhe... një moment... pa shiko pak, çfarë rastësie!> Priti përsëri disa sekonda, duke i lënë pa frymë, pastaj thërriti <U riprodhua! Shkëlqyeshëm. Kjo është prova e shndritshme që shkëmbimi nuk e ndikuar aspak. Shikoni ju vetë.> i tha e qeshur Drew-së.

Fizikanti pa në mikroskop, rregulloi vendosjen në qendër dhe në fund pa dy paramecë të vegjël që zhyteshin të fortë në substancën ushqyese.

Ia la mikroskopin të tjerëve, të paduruar për të admiruar formën e parë të jetës së kafshëve transferuar me makinerinë.

Ishte një rezultat historik.

Të gjithë buzëqeshnin entuziastë dhe u komplimentuan.

Ajo ditë do kishte qenë një moment i rëndësishëm në historinë njerëzore.

<Ç ka tjetër, atje brenda?> pyeti Drew duke treguar kutinë.

Bryce nxorri një kutizë që mbante një krimb, një tjetër kutizë me një bretkosë të vogël dhe në fund një kafaz të vogël në brendësi të të cilit një brejtës i vogël bridhte andej këtej mbi një tapet të vogël kashte.

<Krimb!> njoftoi Bryce duke i drejtuar kutinë përkatëse Drew-së, që e morri dhe vëzhgoi për një çast unazorin rozë që përdridhej me gëzim.

<Udhë të mbarë!> uroi besimplotë Drew krimbin.

Shkëmbim.

Perfekt.

Krimbi arriti në destinacion i gëzuar si më parë, me ndihmën e madhe të eksperimentuesve.

Tashmë kishte besim total tek makineria dhe teoria që e drejtonte, prandaj kaluan shpejt tek bretkosa e vogël.

Ajo po rrinte e qetë në kutinë e saj me vrima, dhe pas arritjes lumturisht në pikën B kërceu pak për të ardhur në vete pas rënies mbi stol. Bryce i ofroi një mizë duke e kaluar nga një vrimë e kutisë, dhe bretkosa me një lëvizje të gjuhës e kapi shpejt dhe e gëlltiti.

<Ka oreks, kafshëza, ëh?> vuri në dukje me shaka Drew.

<Tani, jemi tek gjitarët.> deklaroi solemnisht Bryce, duke mbajtur të ngritur në ajër kafazin e vogël të brejtësit. <Po ecim?> pyeti thjesht për formalitet Drew-në.

Ai i tregoi drejtpërsëdrejti pllakën A, dhe Bryce me pamje pompoze e vendosi sipër personalisht kafazin.

Maoko shtypi tastin e aktivizimit.

Kafazi mbeti atje ndërsa brejtësi, i lirë, u shfaq në pikën B dhe ra mbi peshqir, u hodh poshtë nga stoli dhe kërceu shpejt drejt këndit të kundërt të laboratorit.

<Iiiiiiiiiiiiih!> një britmë e mprehtë theu ajrin, ndërsa një vajzë doli nga pas dollapit dhe përfundoi tek karrigia më e afërt, duke hipur sipër. Vuri gishtat në gojë dhe vazhdoi të bërtiste. <Aaaaaaaaaah!>

Gjithë të pranishmit u kthyen të habitur drejt saj.

Pas disa çastesh Drew reagoi.

<Po kjo, kush është?> pyeti me gojë të hapur.

Brejtësi u fsheh poshtë një dollapi duke iu ikur nga shikimi, ndaj vajza pushoi së gërthituri.

<Charlene!> bërtiti Marron pushtuar nga një habi e madhe.

<Kush?> pyeti Drew.

<Ehm... është Charlene. Ehm... e fejuara ime.> tha Marron duke u bërë vjollcë nga sikleti.

<Çfarë?> tha Drew duke shtrënguar sytë kërcënueshëm. <E fejuara jote?> dhe theksoi rëndshëm fjalën.

<Eh, po. E fejuara ime.> dhe iu afrua Charlene-ës, duke e ndihmuar të zbriste nga karrigia.

Vajza pa me dyshim drejt vendit të fshehtë të brejtësit dhe u avit shpejt drejt derës.

<Ku kujton se po shkon, zonjushë?> i bërtiti Drew me zë të lartë.

<Dua të dal që këtu, menjëherë!> i ktheu përgjigje ajo, me ton sfidues.

<Jo tani!> e bllokoi Drew duke dalë përpara derës.

Marron sishte në vete. Kishte vënë një dorë mbi ball dhe vazhdonte të shkundte kokën. Po djersinte bollshëm dhe nuk dinte nëse të mbante anën e Charlene-ës apo të Drew-së. Ishte një rrëmujë, dhe ndjente që përgjegjësia ishte e tij.

<Profesor Drew, ju lutem. Më lini ti flas unë.>

Drew e injoroi.

<Çbëni ju këtu?> e morri në pyetje Charlene-ën me ashpërsi.

<Unë...> filloi vajza, po menjëherë u hap dhe u skuq. E dinte që nuk ishte sjellë tamam korrektësisht.

<Unë doja vetëm të shikoja çfarë po sajonte i dashuri im.> filloi me sinqeritet, dhe edhe me një fije trishtimi. <Ka disa ditë që e shikoj me mendjen diku tjetër, është i entuziazmuar, por edhe i menduar, dhe vura re që më fsheh diçka, dhe më tregon gënjeshtra!> përfundoi duke e parë drejt në sy.

Marron i ngriti të tijtë në qiell dhe hapi krahët, i mundur.

<Çfarë mund të të thoja?> provoi ti shpjegonte. <Po bëjmë eksperimente dhe...>

<Çfarë keni parë, zonjushë?> e ndërpreu thatë Drew, duke iu kthyer Charlene-ës.

<Unë...> filloi hezituese, <unë... kam parë. Kam parë atë që ishte për tu parë.>

Të gjithë në laborator kishin bërë një rreth përreth saj dhe e shikonin me armiqësi, përveç Marronit që rrinte i veçuar, zemërthyer.

<Mirë.> konstatoi Drew, <tashmë dëmi u bë. Ju nga ky moment bëni pjesë në këtë grup kërkimi. Ju jeni një studente, mendoj. Studente e...?>

<Psikologjisë.> u përgjigj Charlene kujdesshëm.

<Mirë, zonjushë Charlene, studente e psikologjisë.> Drew pa derën pas kurrizit të tij, për tu siguruar që ishte e mbyllur mirë. <Sot ju, këtu, keni asistuar në eksperimentimin e një sistemi për të transferuar lëndë nga një vend në tjetrin, në mënyrë të menjëhershme dhe absolutisht revolucionare. Duke parë përgatitjen tuaj thjesht njerëzore mendoj se nuk ju interesojnë implikimet shkencore të çështjes, por do ia lë Marron-it kënaqësinë tju a shpjegojë, nesë do ta quajë të nevojshme. Fenomeni u zbulua rastësisht nga i dashuri yt, duke përdorur në mënyrë krejt të pavullnetshme një makineri të ndërtuar nga unë. Personat që shikoni këtu,> dhe tregoi të pranishmit, <janë angazhuar nga unë për të zbuluar mekanizmin e funksionimit të makinerisë dhe të teorisë që ka për bazë. Dhe kjo është bërë. Sot kemi eksperimentuar me forma jete bimore dhe shtazore > pas asaj fjale, shtazore, Charlene pa nervoze drejt dollapit që fshihte brejtësin, <dhe kemi gjetur konfirmime të qëndrueshme të teorisë. Ju ndodheni në prani të më të ndriturve në qarkullim. Ju prezantoj profesorin Schultz, fizikant i Universitetit të Heidelberg.>

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора