Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 27.

Шрифт
Фон

Maoko lëshoi pak litarin të lirohej, në mënyrë që ta mbante në tension me kyçet e norvegjezes të ngritura në lartësinë e barkut.

U përkul lehtësisht mbi gjunj dhe me dorën tjetër morri topin, pastaj me një lëvizje shumë të shpejtë të syve morri nishan dhe me hedhje mjeshtërore e hodhi mbi një ganxhë të trashë prej hekuri, çimentuar në tavan, nga e cila varej një llampë me pamje antike.

Nga topi që i kishte rënë afër kapi fundin tjetër të litarit, dhe me të dy duart filloi të tërheqë dalngadalë, duke i ngritur kyçet e Novak për nga lart.

Vazhdoi të tërheqë, një pëllëmbë pas tjetrës, derisa krahët e norvegjezes iu ngritën sipër kokës dhe filluan të tendosen. Novak nxorri një rënkim të zymtë por pushoi menjëherë, duke vazhduar të fiksonte përpara vetes me sy të zbrazët.

Maoko tërhoqi përsëri, më me ngadalë por me qëndrueshmëri. Krahët tashmë të drejtuara ishin të tendosur në maksimum dhe po fillonin të ngrinin peshën e trupit. Novak filloi të rënkonte me zë të ulët, pa ndërprerje, ndërsa balli po i mbushej me pika djerse.

Maoko tërhoqi edhe pak, deri sa këmbët e norvegjezes filluan të ngriheshin me një kënd rreth gjashtëdhjetë gradë ndaj dyshemesë. Në atë çast lidhi ekstremitetin e lirë të litarit pas një mbajtëseje peshqirësh të ngurtë që dilte nga muri, përbri lavamanit të aneksit të kuzhinës.

Nxorri nga çanta prej kashte një copë litari më të shkurtër dhe i lidhi fort kyçet e këmbëve të Novak, njëra pas tjetrës, pastaj u ngrit të kqyrte punën e saj.

Norvegjezja varej nga tavani, e tendosur dhe në mënyrë vertikale të përsosur, dhe mbështetej ngurtësisht mbi majat e këmbëve, e vetmja mbështetje e mbetur.

Nuk rënkonte më. Tani merrte frymë ngadalë, duke gulçuar, ndërsa gjithë trupi i ishte mbushur me djersë nga tensioni muskular.

Këmisha i kishte dalë nga fundi, duke lënë zbuluar një pjesë të barkut të djersitur.

Jo keq. komplimentoi me veten e saj Maoko.

Mbylli me çelës derën e hyrjes, hoqi xhaketën dhe këpucët dhe shkoi në banjë, pastaj përgatiti një çaj japonez. Përtypi me shije biskotat e saj, në fund u ul në kolltuk me një roman. Kishte qenë një ditë shumë e gjatë dhe e lodhshme; e kishte të nevojshme të shplodhej. Ngjarjet dashurore të protagonistes së librit e çuan në një botë imagjinare por edhe shumë reale; japonezët kanë një ndjeshmëri të veçantë për nuancat, detajet, dhe një nivel introspekti të lartë. Gratë, sidomos, i kushtojnë kujdes vazhdimisht dhe ndërveprojnë me ambientin thellësisht. Midori ishte një studente letërsie e dashuruar me Noboru, një peshkatar i ri që jetonte në një fshat bregdetar njëqind kilometra larg. Ishin njohur në një park, një vit më parë, me rastin e çeljes së qershive 16, dhe ishin dashuruar marrëzisht. Çdo mendim i saj ishte edhe mendimi i tij; kishin zbuluar që kuptoheshin kaq mirë saqë mund të konsideroheshin tashmë si një person i vetëm, i pandashëm. Por, Noboru kishte një punë shumë të vështirë. Dilte me varkë natën vonë, me shokët, për të peshkuar, dhe deti ishte shpesh i trazuar. Një nga djemtë kishte rënë nga varka, një herë. Bërtiste, në errësirë, por ata nuk arrinin ta shikonin. Kishin hedhur disa jelekë shpëtimi drejt zërit, por dallgë pas dallge ai zë ishte larguar akoma më shumë. Derisa u bë qetësi. Vetëm shkumbimi indiferent i dhunshëm i dallgëve mbi anët e varkës, dhe një rrjetë e hedhur në detin e errët.

Je me ne, Ryuu,

je me ne.

Çdo natë do vijmë tek ti në det të zi,

dhe e dimë që ti atje na pret

me krahët e tu të fortë.

Mbi varkë do ngjitesh si shkuma e valës

e përbri nesh,bashkë me ne do tërheqësh rrjetat,

si netëve të kaluara,

kur sytë dhe buzëqeshja jote

na lumturonin të përballeshim me stuhinë.

Noboru kishte shkruar këtë elegji për mikun e tij të humbur, dhe ia kishte shkruajtur në një nga letrat e shumta drejtuar Midorit. Ajo kishte qarë, për atë, dhe për Ryuu-n, edhe pse nuk e kishte njohur kurrë. Noboru ishte një poet, me një shpirt të ëmbël dhe të ndjeshëm, por jeta që bënte nuk e lejonte të shprehte talentin e tij siç do e kishte merituar.

Edhe për këtë qante ajo, bijë e një familjeje të pasur, me mundësi për të studiuar dhe udhëtuar, por e detyruar të fshehë lidhjen e saj sepse prindërit nuk do ta kishin pranuar kurrë që të martohej me një peshkatar të varfër. Noboru nuk kishte familje; e kishin braktisur të sapolindur dhe kishte kaluar nga një jetimore në tjetrën, derisa ishte rritur mjaftueshëm që të mund të punonte. Ekonomia e fshatit në të cilin jetonte ishte bazuar tek peshkimi, dhe të bëhej peshkatar kishte qenë pra fati i tij i pashmangshëm. Ti telefononte nuk mundej, sepse prindërit e Midorit do kishin mundur të zbulonin gjithçka. Atëhere i shkruante nëpërmjet një shoqeje kursi, që i kalonte letrat e marra dhe dërgonte ato të drejtuara atij.

Ditën kur ishin takuar për herë të parë, në park, një gushëkuq endej afër tyre, duke çukitur dheun dhe duke i parë herë pas here. Midori ishte bindur në atë çast që zogu do kishte qenë lajmëtari i tyre. Çdo mbrëmje dilte në kopësht dhe takonte gushëkuqin e parë që i dilte, dhe i fliste, i thoshte çfarë ti tregonte Noborut, dhe dëgjonte cicërimën, që i çonte mesazhin larg të dashurit të saj. Pastaj, natën, ngrihej dhe hapte dritaren, shumë ngadalë për të mos bërë zhurmë, dhe linte veten të mbështillej nga era, e njëjta erë që ajo mendonte se po tundte velat dhe flokët e të dashurit të saj, pikërisht në atë çast.

Ah, Midori, Midori, mendoi Maoko, sa romantike je. Dhe e trishtuar.

Zhbiroi norvegjezen për të parë si po ia kalonte.

Jo keq, mund të thuhej. Kishte mbyllur sytë dhe po merrte frymë rregullisht, pa rënkuar. Ishte përshtatur me pozicionin. Ndonjëherë lëvizte lehtësisht majat e këmbëve për të rregulluar ekuilibrin e pasigurtë. Ishte atje prej gjysmë ore, tashmë.

Hajt, ta çojmë të flejë këtë gaijin17. i tha vetes, Erdhi ora.

Mbështeti librin dhe iu afrua qetësisht Novak-ut. Ajo u duk sikur nuk e vuri re.

Maoko morri me të dy duart litarin e tendosur, në vendin ku ngjitej nga pika e fiksimit mbi mbajtësen e peshqirit lart deri tek ganxha në tavan, dhe e tërhoqi me vendosmëri për disa centimetra. Norvegjezja hapi menjëherë sytë dhe ulëriu me një zë hundor; fyti i ishte tharë tashmë prej kohësh.

E mbajti litarin të tërhequr për nja njëzet sekonda, pastaj me ngadalë e lëshoi të binte. Novak nxorri frymë me zhurmë nga goja dhe lëkundi kokën përpara, duke e lëvizur nga e djathta në të majtë, duke e tërhequr lart dhe duke e lënë të bjerë përsëri.

Maoko afroi një karrige pas norvegjezes, pastaj zgjidhi litarin nga mbajtësi i peshqirit dhe filloi ta lëshonte pak nga pak. Hap pas hapi që Novak zbriste, ajo e shtynte drejt karriges në mënyrë që ajo të ulej. Kur më në fund Maoko lëshoi litarin, Novak prehej mbi karrige me duart të lidhura në bark, këmbët të përkulura anash, dhe koka e varur nga prapa në mbështetësen e karriges.

Maoko mbushi një gotë ujë dhe duke i ngritur kokën me një dorë i dha të pinte me gllënjka të vogla. Uli gotën dhe i zgjidhi kyçet, pastaj zgjidhi nyjet në duar dhe çmbështolli të gjitha rrotullimet e litarit, duke e liruar.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора