Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 23.

Шрифт
Фон

Dy japonezët vazhdonin të heshtnin, por Drew i pa në mënyrë kuptimplotë.

<Nuk ishte e mundur të parashikonim ku do përfundonte pika B me pllakën e re.> filloi Kobayashi me zë shpëthyes. <Ky ishte absolutisht eksperimenti i parë, dhe në bazë të kësaj do mundemi të fillojmë të kalibrojmë një shkallë dimensionale për përcaktimin e destinacionit.>

Maoko pohoi ftohtë.

<Po a e kuptoni rrezikun që na bëtë të kalojmë?> shpërtheu Novak. <Ajo mostër mund të përfundonte në çfarëdo vendi, edhe brenda një personi!>

<Pra?> u përball me të Maoko, <Ndoshta ju shkencëtare e madhe kishit një zgjidhje tjetër? Apo ndoshta na dhatë ndonjë element të nevojshëm për të kalibruar makinerinë? Jo! Prandaj ne duhet të eksperimentonim. Dhe rreziku duhej pranuar. Ishim edhe ne, në këtë laborator. Problemi i ju perëndimorëve është që për ju vdekja është gjëja më e keqe që mund të ekzistojë, ndërsa për ne lindorët është edhe një çështje nderi! Të vdesësh në mënyrë të ndershme, duke kryer një punë të madhe, është një nga vlerat tona supreme!> përfundoi japonezja e vogël me sytë e zjarrtë dhe duke shtrënguar grushtat.

Novak ishte gati ti përgjigjej, po Drew ndërhyri për të qetësuar shpirtrat.

<Qetësohuni, zonja. Në fakt, nuk di se si mund të kishim vepruar ndryshe, në mungesë të një teorie të konsoliduar. Po si mund të ketë përfunduar joduri i beriliumit në një laborator të fizikës?>

Askush nuk u përgjigj, por profesoresha Bryce morri gotën e mbetur dhe e largoi duke ikur. Atë mëngjes kishte mbërritur në mbledhje me dy gota, që do duhej ti çonte pastaj në laboratorin e saj për disa eksperimente rutinë; i kishte mbështetur përkohësisht mbi raft. Të rënit të fikët dhe aktivitetet që pasuan, me shkëmbimet e mostrave midis laboratorit të fizikës dhe zyrës së saj, e bënë të harronte plotësisht jodurin e beriliumit.

Kapitulli X

Marron kishte qenë me fat.

Pjesën më të madhe të materialeve të nevojshme për ndërtimin e makinerisë e kishte gjetur në laboratorët e tjerë të fizikës dhe të inxhinjerisë elektronike. Pjesën tjetër e siguroi pranë një furnitori jo larg Universitetit, ku shkoi me biçikletë.

Të gjitha ishin brenda në një kuti me madhësi mesatare dhe e rëndë rreth një kilogram; pasi ishte mesditë tashmë shkoi të hante në mencën e Universitetit, duke marrë me vete kutinë.

Si çdo ditë, dreka në mencë për të ishte edhe një mundësi për të takuar Charlene. Sapo e pa me atë kuti dhe me një pamje të lodhur, ajo e kuptoi menjëherë që kishte diçka në lojë, me shumë mundësi e lidhur me sjelljen e çuditshme që Joshua kishte prej disa ditësh. Këto veprime të mistershme, ai tension i brendshëm që shfaqej pavarësisht sforcimeve të djaloshit për ta injoruar, e bindnin gjithmonë e më shumë që i dashuri i saj duhej të kishte një sekret të madh brenda, aq sekret sa nuk mund tia zbulonte as asaj.

Provoi ta ngacmonte.

<Si je?> filloi me ton qëllimisht të shqetësuar. <Jam e shqetësuar për ty, Joshua. Je i heshtur, nuk flet më për studimet e tua dhe nuk ke ardhur më as të më takosh në dhomë!> përfundoi me ligësi.

<Oh, ehm... më fal, e dashura ime,> provoi ta merrte me të mira, <po përgatis një dispozitiv pak të ngatërruar dhe jam shumë i përqëndruar te kjo gjë.>

<Pra nuk ke kohë për mua?> iu kthye ajo këmbëngulëse.

<Jo, jo!> nxitoi ta siguronte djaloshi. <Thjesht bëhet fjalë për një eksperiment kaq delikat që...> vështroi përreth me pamje të kujdesshme <... që vetëm unë po e provoj. Nëse shkon mirë, do të kem një sukses të tillë në studimet e mia që askush nuk do më barazojë!> përfudoi duke i pëshpëritur në vesh.

Nuk e kishte gënjyer dhe nuk i kishte zbuluar informacione të rezervuara. Ndihej me ndërgjegje të pastër dhe shpresonte ta kishte kënaqur.

<Ah, është kjo, atëherë.> Charlene iu përgjigj me lehtësim të rremë. Marron ishte një libër i hapur, për atë që kishte një instikt natyral në perceptimin e gënjeshtrave. Mbi të gjitha, duke studiuar psikologji ishte ndeshur me kërkime mbi mikro-shprehjet e fytyrës: ishte apasionuar aq shumë pas tyre saqë kishte ndërmarrë e pavarur studimin e gjithë materialit që kishte arritur të shtinte në dorë, paralelisht me kurset e rregullta të fakultetit të saj. E shihte qartë se Marron duhej të kishte vërtet diçka të madhe nëpër duar, po nuk ishte ajo që ai donte që ajo të besonte. Kishte më shumë, shumë më tepër sesa një rezultat i mundshëm brilant në studime. Diçka që e mbante djaloshin në ankth dhe në të njëjtën kohë e galvanizonte. Nëse ai nuk donte ose nuk mundej tia thoshte duhej të ishte një gjë vërtet shumë, shumë sekrete.

<Atëhere gjithçka është mirë, Joshua. Në rregull, kështu.> e gënjeu paturpësisht.

Marron morri frymë i lehtësuar dhe filloi të hante, duke besuar se ia kishte hedhur paq.

Charlene e kënaqi me një buzëqeshje të bukur dhe filloi të hante me pirun sasi të madhe nga sallata e saj.

Mendoj vërtet që do të të bëj një surprizë të bukur, i dashuri im! tha me vete, dhe filloi të bënte një plan për të dalë në krye të kësaj pune njëherë e mirë.

Nuk e duronte, absolutisht, që i dashuri i saj ti mbante të fshehtë diçka.

Kapitulli XI

Marron mbaroi së ngrëni nga ora një, përshëndeti Charlene-ën dhe shkoi në laborator.

Gjatë rrugëtimit u kryqëzua me profesoreshën Bryce; kishte një pamje të thatë dhe e shpërfilli kur ai tentoi ta përshëndeste.

Sapo kaloi derën e kuptoi që duhej të kishte ndodhur diçka e rëndë. Profesorët i kishin rrobat të pista dhe të zbehura, ndërsa në laborator mbretëronte rrëmuja. Një tym ngjyrë akre dilte akoma nga metali i ngjitur me acidin, zona e freskimit ishte copë-copë dhe pajisje të shumta dukeshin të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme. Për fat dispozitivi i shkëmbimit ishte i paprekur, falë një dollapi që e kishte shpëtuar nga shpërthimi.

Vuri re një humor të keq të përhapur dhe mbi të gjitha një armiqësi të shëmtuar midis Maokos dhe Novak, që shiheshin shtrembër.

Duke e parë që hyri, Drew e thërriti.

<E bëmë një gjuajtje, Marron.> i shpjegoi profesori me pamje të rëndë.

Drew i tregoi ngjarjet e mëngjesit dhe përfundoi me përshkrimin e aksidentit. Studenti dëgjoi me shqetësimin që i vinte në rritje.

<Profesor, kjo tregon që për çdo shkëmbim që do të bëjmë tani e tutje nuk do të dimë ku do jetë pika B.> Marron tregoi pasiguritë e tij. <Është shumë e rrezikshme, më duket. Si mund ta bëjmë?>

<Tani do e ndërpresim. Siç e sheh,> dhe këtu Drew tregoi veten e tij dhe kolegët e tij, <kemi të gjithë nevojë të rregullohemi dhe të hamë. I gjete materialet?>

Marron pohoi dhe mbështeti kutinë mbi një banak afër.

<Shumë mirë, Marron. Ti ke ngrënë, tashmë?>

<Sigurisht, profesor.>

Profesorët dolën dhe Marron mbeti vetëm.

U përpoq të sistemonte pak vërdallë por kjo punë ishte e vështirë. Hapi dritaret për të krijuar një korrent ajri që do largonte tymin e mbetur. Veshi një palë doreza, dhe duke përdorur fshesën dhe lopatën mblodhi të gjitha mbeturinat që arriti të gjente. Pjesët më të vogla me shumë mundësi ishin ngjitur në boshllëqet e mobiljeve dhe në këndet më të paarritshme të ambientit; nuk mund ti rikuperoje vetëm nëse çmontoje gjithçka dhe ta bëje rrëmujë laboratorin. Ato pjesë do ti kishin gjetur në vitet e ardhshme, një nga një, punonjësit e pastrimit dhe studentët që do ndodheshin aty. Asnjë nga ata nuk do ta dinte si kishin përfunduar, pikërisht në vendet më të errëta, copa metali të gërryera dhe plastikë e përzierë.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора