Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 20.

Шрифт
Фон

<Profesoreshë Bryce!> bërtiti Marron.

Të gjithë u kthyen drejt karriges së zënë nga gruaja.

Profesoreshës i kishte rënë të fikët dhe rrinte e braktisur mbi mbështetësen e karriges, me kokën e kthyer mbrapa dhe krahët varur nëpër krahët e karriges.

Rektori i doli përpara dhe e shkundi fuqishëm nga shpatullat.

<Megan! Megan!> i thirri duke bërtitur.

Bryce nuk reagoi, atëhere McKintock i goditi dy shuplaka të forta dhe e thirri sërish:

<Megan! Megan!>

Gruaja hapi sytë dhe u shkund, duke u ngritur drejt e pasigurtë. Ishte e zbehtë si një gjethe.

<Çfarë...ndodhi?> pyeti.

<Ju ra të fikët, profesoreshë Bryce.> u përgjigj rektori, <Si ndjeheni tani?>

<Më mirë, faleminderit. Më merren pak mendtë, po do kalojë. Më djegin faqet, ama. Nuk kuptoj.> tha Bryce duke i masazhuar.

McKintock filloi të qeshë me vështirësi, ndërsa përreth gjithë të tjerët shkëmbenin shikime zbavitëse.

<Marron, bëj shpejt një çaj për profesoreshën. Me shumë sheqer, kujdes.> tha Drew.

Studenti shkoi në këndin e freskimit të laboratorit dhe filloi të kërkonte ibrikun e çajit.

<Keni ngrënë mëngjes sot, profesoresha Bryce? Mundet të jetë një rënie sheqeri?> u informua Drew.

<Po, kam ngrënë mëngjes.> iu përgjigj gruaja. <Nuk ka qenë rënia e sheqerit që më bëri të më binte të fikët, po emocioni i madh që provova duke parë të funksionojë eksperimenti!>

Të pranishmit e panë me dyshim.

<Po nuk e kuptoni?> shpërtheu Bryce. <Me një pajisje të tillë do mund të tërheqim kampione nga vende të paarritshme, siç janë thellësitë maksimale oqeanike, bërthama tokësore, të brendshmet e qënieve njerëzore! Dhe kjo pa asnjë sforcim. Mendoni për mjekimin e sëmundjeve. Nuk do duhet më të pritet barku i një personi për të hequr në mënyrë të përafërt dhe jo të plotë masa tumorale. Do mjaftojë të rregullohet në mënyrë të përshtatshme pajisja mbi siluetën e materialit për tu hequr dhe të kryhet shkëmbimi. Masa do të zhduket thjesht nga trupi i të sëmurit, pa i treguar as një bisturi. Jemi përballë një epoke të re në fushën e biologjisë dhe mjekësisë!>

<Ja çaji, profesoreshë Bryce.> Marron i solli filxhanin, që ajo e morri me mirënjohje.

<Ha ndonjë nga këto, profesoreshë.> ndërhyri Maoko, duke i ofruar disa biskota që mbante në çantë. <Janë shumë të ushqyeshme.>

<Faleminderit, zonjusha Yamazaki.> pranoi Bryce. Piu disa gllënjka çaji, pastaj filloi të përtypte biskotat. <Të mira, vërtet! Çfarë përmbajnë?>

<Vetëm produkte natyrale, pa ngjyrues as konservues.> deklaroi pafajësisht Maoko. Hoqi dorë së saktësuari që baza ishin fasulet Azuki, pasi i njihte vështirësitë e perëndimorëve në vlerësimin e një ëmbëlsire të mos bazuar në miellra drithërash.

Profesoresha Bryce hante me shije dhe e kishte marrë veten plotësisht.

Të tjerët ndërkaq ishin relaksuar dhe ishin kthyer në vendet e tyre.

<Nuk kisha menduar për gjithë këto implikime.> ndërhyri i menduar McKintock, që deri në atë moment kishte menduar vetëm për transportin e sendeve. <Në fakt, mundësitë e aplikimit janë shumë të gjera. Mund të revolucionarizojmë vërtet shkencën dhe teknikën, me këtë sistem.>

<Për këtë jemi këtu.> Drew iu drejtua të gjithë atyre. <Duhet të studiojmë këtë fenomen dhe të vihemi në kushtet që ta kontrollojmë. Në eksperimentet që unë dhe Marron kemi kryer deri tani, kemi arritur të ndryshojmë formën dhe përmasat e lëndës së spostuar, por destinacionin jo, domethënë pika B, nuk ka ndryshuar kurrë; kushedi pse. Dispensat që ju shpërndamë sot në mëngjes përmbajnë projektin e dispozitivit dhe raportin e detajuar të çdo transferimi të veçantë të kryer, me parametrat përkatës të vendosur, rregullimet mikrometrike, energjinë e përdorur dhe rezultatin e arritur. Tani është e nevojshme të depërtojmë në bazën teorike të fenomenit.>

<Çfarë duhej të ishte kjo makineri?> u informua Kobayashi. <Përse është ndërtuar, në origjinë?>

<Doja të eksperimentoja një jonizim në energji të ulët mbi gazrat.> gënjeu Drew, për të mos zbuluar orvatjen e tij foshnjore për ti shpëtuar zgjedhës të së motrës në lidhje me prerjen e barit.

<Kuptoj.> Kobayashi filloi të shfletonte dispensën. <Ky gjenerator,> tregoi një pjesë të skemës, <ke provuar ta zëvendësosh dhe të verifikosh nëse efekti prodhohet përsëri?>

<Absolutisht jo, Nobu. Nuk kemi modifikuar asgjë, për mos të rrezikuar të humbasim përgjithmonë mundësinë e kryerjes së eksperimentit me sukses.>

<Shumë mirë, Drew-san. Gjëja e parë që duhet bërë, absolutisht, është të ndërtojmë një sistem tjetër identik me këtë dhe të shohim nëse funksionon.>

Drew nuk e kishte menduar.

Ishte e qartë që kjo ishte lëvizja e parë.

<Marron, bëj një kopje të listës së materialeve dhe siguro menjëherë përbërësit tregtarë. Disa pjesë janë ndërtuar me dorë. Do të merrem vetë personalisht.> Pa grupin e tij të kërkimit. <Kolegë, çfarë mendoni për gjithë këtë?>

Schultz po fliste me Kamarandën. E ndërpreu bisedën dhe iu drejtua Drew-së.

<Lester, na duket goxha e çuditshme që ti ke arritur të prodhosh një efekt kaq tronditës me një metodë kaq të thjeshtë. Mendohu pak. Tashmë ka dy shekuj që njeriu eksperimenton me fushat elektromagnetike, duke përdorur makinat më të veçanta dhe qasjet më ekstravagante. Në gjithë këtë kohë, është mahnitëse që askush nuk është ndeshur kurrë me këtë fenomen.>

<Edhe unë jam mahnitur, miqtë e mi. Pra duhet të kuptojmë përse shfaqet, dhe kështu ndoshta do të kuptojmë edhe përse nuk është vënë re akoma nga të tjerët.>

<Duhet të ketë rol ndonjë shtrembërim ekstrem i shtresës hapësiro-kohore...> dhe u kthye të diskutonte me Kamarandën. Të dy shkuan tek një dërrasë dhe filluan të shkruajnë ekuacione, të vizatojnë grafikë me boshte të harkuara, të fshijnë, të korrigjojnë dhe të shkruajnë. Pjesa tjetër e laboratorit për ata nuk ekzistonte.

<Mirë, zonja dhe zotërinj.> tha McKintock <Ju kujtoj që kjo punë është e mbuluar nga një sekret maksimal. Nuk duhet ta bëni bisedë me asnjë, për asnjë arsye. Po kthehem në zyrën time dhe pres lajme. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj të çmuar.> dhe u largua.

<Profesor Drew, keni provuar të vendosni një kampion në pikën B, duke lënë të zbrazët pikën A, dhe të aktivizoni pajisjen?> Jasmine Novak ndërhyri për herë të parë, që nga fillimi i mbledhjes.

<Akoma jo. Do ta bëjmë tani. Profesoreshë Bryce, a mund të më shoqëroni?>

<Sigurisht!> u përgjigj ajo me gjallëri. Çaji dhe biskotat e kishin sjellë në vete.

U drejtuan nga zyra e Bryce, ndërsa Novak qëndroi në laborator të studionte dispensën.

Sapo mbërriti në vend, profesoresha morri nga kolltuku bllokun e vogël plastik të bardhë transferuar më parë dhe e vëzhgoi me vëmendje, duke e rrotulluar nga të gjitha anët. Dukej i plotë në mënyrë perfekte. Drew, ndërkaq, vuri re që nuk kishte akoma një masë të saktë të pozicionit të pikës B, por vetëm një tregues të përafërt: pak sipër mbi sediljen e kolltukut. Pra nuk mund të sistemonte një kampion siç kishte bërë për pikën A. Vështroi përreth dhe pa një copë polisteroli që dilte nga një kuti reagentësh vendosur në një raft të zyrës. Ishte i gjatë rreth pesëdhjetë centimetra, i gjerë tridhjetë dhe i thellë po aq. Ishte i duhuri për qëllimet e tij. E mbështeti mbi kolltuk, vertikalisht, në mënyrë që pika B të binte në mënyrë të sigurtë në brendësi të saj.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора