Maurizio Dagradi - Kriteri I Leibnizit стр 19.

Шрифт
Фон

<Profesoreshë, më duhet tju them që ky është një kërkim sekret.> Bryce shtrëngoi sytë. Drew vazhdoi:

<Jemi në gjendje të zhvendosim njëkohësisht lëndë midis dy vendeve të largëta midis tyre. Objektet që një ditë më parë gjetët në kolltukun tuaj vinin nga laboratori i fizikës në të cilin unë dhe nxënësi Marron ishim duke ekperimentuar efektin e sapo zbuluar. Na falni për sikletin që ju kemi shkaktuar, por nuk mund ta dinim me të vërtetë se ku përfundonin ato sende.> Bryce shqeu sytë për një moment, për tiu kthyer pastaj të dëgjuarit me vëmendje.

Drew shpjegoi përsëri:

<Me grupin e shkencëtarëve që kam zgjedhur do të përpiqemi të vëmë në punë teorinë që shpjegon fenomenin e zbuluar, pra do na duhet të provojmë të zhvendosim edhe qënie të gjalla, bimë dhe kafshë. Ndihma juaj do jetë përcaktuese.>

<Përse ma kërkoni pikërisht mua? Ka shumë biologë me vlera në qarkullim.> pyeti profesoresha.

<Instrumenti që prodhon zhvendosjen e ka destinacionin të rregulluar mbi kolltukun tuaj, krejt rastësisht. Nuk e dimë akoma si ta ndryshojmë këtë koordinatë, prandaj faza e parë e eksperimentit do të zbatohet duke përdorur edhe zyrën tuaj. Do na ndihmoni?>

Bryce ndryshoi plotësisht shprehjen e fytyrës. Tani ajo ishte e këndshme, si një studente në eksperiencat e saj të para të laboratorit. Ndoshta ishte ajo, profesoresha e vërtetë Megan Bryce: një shkencëtare që kishte vetëm nevojë për një sfidë për të përballuar, që ta largonte nga monotonia e të dhënit mësim studentëve indiferentë e të pasjellshëm.

<Sigurisht, profesor Drew!> thërriti, <Po kjo do tju kushtojë diçka...>

Drew e pa në mënyrë pyetëse, dhe ajo vijoi:

<Tani e di kujt tia dërgoj llogarinë e lavanderisë që më ka pastruar fundin!> i shkeli syrin dhe doli duke buzëqeshur nga zyra.

Të tre burrat mbetën në qetësi për disa çaste, pastaj McKintock përfundoi:

<Është një grua e mirë, tek e fundit. Duhet të jetë gjithmonë shumë e stresuar për jetën që bën. Duhet ta kuptojmë. Por tani mendoj që ky projekt e ka bërë të hyjë në një gjendje paqeje, dhe kjo do jetë e vlefshme si për atë ashtu edhe për kërkimin tonë.>

<Amen!> theksoi Drew.

<Për më tepër, Lester,> filloi rektori, <ke verifikuar nëse laboratori ku mban eksperimentin është akoma i mbyllur? Unë e kisha mbyllur zyrtarisht, kur dje ma kërkove ti.>

<Ishte faza jonë e dytë.> u përgjigj Drew duke u ngritur i ndjekur nga Marron. <Do takohemi sapo shkencëtarët të kenë mbërritur të gjithë. Mirupafshim, Lachlan.>

<Mirupafshim, rektor McKintock.> përshëndeti Marron me respekt.

Laboratori i kishte akoma shiritat ngjitës mbi derë dhe një tabelë e shkruajtur mirë zëvendësonte atë provizoren të zhgaravitur nga Drew natën e zbulimit.

Profesori hoqi gjithë ngjitësat dhe të dy rihynë për të parën herë që atëhere. Gjithçka ishte siç e kishin lënë. Laboratorët e shumtë të fizikës së Universitetit të Manchesterit bënin që padisponueshmëria e atij të bllokuar të mos ishte pengesë për aktivitetet kurrikulare.

Dolën dhe Drew izoloi përsëri laboratorin duke përdorur ngjitës të rinj të tërhequr më parë në sekretari.

U kthyen në zyrën e Drew-së dhe kaluan pjesën tjetër të ditës duke renditur sërish shënimet e eksperimentit, duke përgatitur tabela dhe grafikë dhe një relacion të shkurtër mbi veprimet e kryera dhe rezultatet e arritura, në mënyrë që tu jepte anëtarëve të grupit të kërkimit një pamje konçize por të plotë të argumentit për të studiuar. Do kishte qenë një pikë nisje e matur, por Drew kishte intuitën se rruga për të përshkuar do të ishte shumë e gjatë dhe e vështirë.

Ditën tjetër Drew vazhdoi leksionet e tij normale ndërsa Marron qëndroi në dhomën e tij për të studiuar.

Në mbrëmje Kamaranda mbërriti në Manchester. Me një taksi erdhi direkt në banesën që i ishte rezervuar pranë Universitetit, pastaj i telefonoi Drew-së për ta informuar për mbërritjen e tij. Shkoi për darkë dhe pastaj fjeti. Mëngjesin tjetër, në pritje të shkencëtarëve të tjerë që do të vinin gjatë ditës, shkoi në Sackville Park, sa del jashtë nga Universiteti, dhe u ul të meditonte mbi stolin që strehonte statujën e Turing11. Për të, ishte si të ndodhej poshtë banianit të tij.

Kobayashi, Maoko dhe Schultzi mbërritën në pasdite. Novak u praqit nga darka.

Mbledhja e parë ishte vendosur për mëngjesin tjetër, në orën nëntë, në laboratorin e eksperimentit.

Aventura po fillonte.

Kapitulli IX

Disa të ulur në karrige dhe të tjerët në stola, pjesëmarrësit në mbledhje ishin vendosur në gjysmërrethi përreth banakut, mbi të cilin makineria e ndërtuar nga Drew shfaqej si prototipi anonim i ndonjë eksperimenti elektrodinamik. Profesori ishte afër rregullueses mikrometrike, ndërsa Marron qëndronte i ulur në kompiuter.

Drew morri fjalën.

<Pajisja që keni tani përballë është mesa duket në gjendje të shkëmbejë midis tyre dy pjesë të largëta të hapësirës. Në pratikë, çfarë ka në pikën A shkëmbehet në mënyrë të menjëhershme me atë çfarë ka në pikën B.>

Me këtë njoftim, Schultzi zmadhoi sytë, ndoshta duke paracaktuar realizimin e asaj që studimet e tij mbi relativitetin kishin treguar.

Kamaranda mbeti i hutuar, si në meditim, ndërsa Kobayashi filloi të vëzhgonte me një zbardhje dhëmbësh të vogël gjeneratorin e tensionit të lartë dhe lidhjet midis pjesëve të ndryshme të dispozitivit. Maoko, përbri tij, fiksoi skeptike makinerinë.

Novak vështronte e ftohtë skenën, pa treguar asnjë lloj reagimi, ndërsa Bryce buzëqeshte në një pritje të padurimtë.

McKintock rrinte ulur me krahë të kryqëzuara dhe priste.

<Tani do bëjmë një demonstrim të efektit. Pika jonë A është mbi këtë pllakëzën.> vijoi Drew duke treguar pjesën, <Pika B është e pozicionuar mbi kolltukun e profesoreshës Bryce, në zyrën e saj, treqind metra nga këtu. Kemi vendosur një telekamerë që filmon kolltukun; monitori përbri pllakëzës është i lidhur me telekamerën.>

Drew morri nga një kuti një bllok të vogël plastik të bardhë dhe e mbështeti mbi pllakëzën.

Të gjithë fiksuan sytë mbi zonën e treguar.

Me zë të ulët, Drew urdhëroi Marron:

<Jepi!>

Marron shtypi një tast dhe menjëherë blloku i vogël u zhduk nga pllakëza dhe u shfaq në fushën e telekamerës, në mes të ajrit, duke rënë menjëherë mbi kolltukun e profesoreshës Bryce.

Të pranishmit u shtangën, të hutuar. Disa u ngritën në këmbë dhe u afruan të ekzaminonin pllakëzën nga e cila blloku i vogël ishte zhdukur.

Novak ishte zbardhur, duke u bërë akoma më e zbehtë se zbehtësia e saj tipike prej norvegjezeje.

Kobayashi nuk po tallej më. Duke vrenjtur ballin vëzhgonte dispozitivin, ndërsa Maoko i kishte sytë të shqyer nga habia.

Schultzi ishte rrezatues. Në këmbë përpara banakut, shikonte monitorin sikur të tregonte lindjen e fëmijës së tij të parë.

McKintock ishte i kënaqur dhe mezi po priste për prurjet ekonomike për Universitetin, ndërsa Kamaranda dukej tashmë sikur po meditonte mbi modelin matematik të asaj që sapo kishte parë.

<Profesoreshë Bryce!> bërtiti Marron.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора