«Në rregull, tani besoj se e kuptova» shtoi Elisa. «Po si do tâia bëjë ky mjet që të përballojë efektet e tërheqjes gravitacionale ndërmjet dy planeteve?»
Diskutimi këtu bëhet shumë i komplikuar» iu përgjigj Petri. «Le të themi se, rrotullimi i superlëngut me shpejtësi të afërt me atë të dritës, gjeneron një kurbë të madhësisë së vazhduar kohë- hapësirë rreth vetes, duke shkaktuar një efekt antigravitacional.»
«Djalli ta marrtë» shfryu Elisa. «Profesori im i vjetër i fizikës do të më vijë vërdallë edhe në varr.»
«Dhe jo vetëm ai, e dashur» shtoi koloneli. «Nëse e kuptova mirë se çfarë po mundohen që të na shpjegojnë këta dy zotërinjtë, këtu po flitet për të përmbysur shumë nga teoritë dhe konceptet që disa nga shkencëtarët tanë janë përpjekur të analizojnë dhe studiojnë gjithë jetën. Parimi i antigravitetit u vu në teori më shumë se një herë por kurrë nuk ka arritur njeri që ta demostrojë plotësisht. Përpara nesh» dhe tregoi objektin e çuditshëm «kemi më në fund provën se kjo është vërtet e mundur.»
«Unë do të ecja pak me më shumë kujdes» foli Azakisi, duke e ftohur pakëz euforinë e kolonelit. «E ndjej për detyrë që tâju informoj se kjo gjë nuk është eksperimentuar asnjëherë mbi objekte të mëdha si planetet, ose më mirë, e kemi provuar dy cikle më përpara po nuk shkoi tamam siç e prisnim. Dhe për më tepër, do mund të verifikoheshin ngjarje që nuk i kishim parashikuar dhe...»
«Je po i njëjti tersndjellës» tha Petri duke i ndërprerë fjalën shokut të tij. «Mekanizmi është treguar më shumë se një herë. Vetë anija jonë kozmike përdor pjesë të këtij parimi për shtytjen e saj. Të përpiqemi të jemi optimistë.»
«Edhe pse nuk më duket se ka alternativa të shumta apo gaboj?» pyeti Elisa me ton zhgënjyes.
«Për fat të keq, mendoj vërtet se jo» foli Petri me keqardhje, ndërsa ulte lehtë kokën. «E vetmja gjë të cilës i druhem në fakt është se, duke parë përmasat e zvogëluara të toroidit tonë, nuk do tâia dalim të thithim plotësisht gjithë efektet e tërheqjes gravitacionale dhe një pjesë e forcave të rëndesës do të arrijë prapëseprapë që të bëjë punën e vet.»
«Po thua se kjo gjë mund të mos jetë prapë e mjaftueshme për të parandaluar katastrofën?» pyeti Elisa duke iu afruar alienit me një mënyrë të frikshme.
«Ndoshta jo tërësisht» ia ktheu Petri duke bërë një hap të vogël mbrapa. «Nga përllogaritjet që kam bërë, do të thoja se afro dhjetë përqind e grimcave të rëndesës mund tâi shpëtonte këtij lloj kurthi.»
«Domethënë se mund të ishte një mundim i gjithi i çuar dëm?»
«Aspak» iu përgjigj Petri. «Do të pakësojmë efektet e nëntëdhjetë përqindëshit. Do të na mbetet që të merremi me pak gjë.»
«Do ta quajmë âNewarkâ» tha Elisa e kënaqur. «Tani kemi shumë punë për të bërë. Shtatë ditë kalojnë shumë shpejt.»
Baza ajrore Camp Adder â Ikja nga burgu
Të dy personazhet e pazakontë, akoma të veshur si beduinë, sapo kishin hyrë në strofkullën e tyre në qytet kur, nga portabli i lënë ndezur mbi tavolinën e sallonit, një tingull i lehtë me ndërprerje u tërhoqi vëmendjen.
«Po tani kush dreqin është?» pyeti me bezdi ai i holli.
Trashaluqi, gjithnjë e më ngurrues, iu afrua kompjuterit dhe, pasi shtypi një fjalëkalim vërtet të komplikuar, tha «Ãshtë një mesazh nga baza.»
«Do të duan të marrin vesh rezultatin e operacionit.»
«Më jep një sekondë sa ta deshifroj.»
Mbi ekran u shfaqën fillimisht një varg karakteresh të pakuptueshme pastaj, pas një kombinimi kodesh të shtypur njëri pas tjetrit, mesazhi nisi ngadalë të përvijohej.
Gjenerali është kapur dhe është dërguar në bazën ajrore Camp Adder. Nevojitet operacioni për lirimin e tij të menjëhershëm.
«Ãa dreqin» thirri trashaluqi. «E kanë marrë vesh tashmë.»
«Po si dreqin do ta kenë marrë vesh?»
«Bah, me siguri që kanë kanale më direkte se tonat. Atyre atje nuk u shpëton asgjë.»
«E sipas tyre si do duhet të veprojmë?»
«E ku ta di unë. Këtu thuhet vetëm se duhet të shkojmë që ta lirojmë.»
«Kështu te katranosur si jemi? Nuk më duket mirë fare.»
Tipi i gjatë dhe i hollë nxori një karrige nga poshtë tavolinës, e rrotulloi nëntëdhjetë gradë pastaj, duke nxjerrë një varg rënkimesh sporadike, u plandos. «Vetëm këtë kishim mangut.»
Mbështeti njërin bërryl mbi sipërfaqen e sheshtë dhe hodhi vështrimin përtej dritares që kishte përballë. Vuri re se xhamat ishin krejt të pisët dhe se ana e djathtë kishte një të çarë që e përshkonte gati në gjithë gjatësinë.
Papritmas, ngriti sytë menjëherë në drejtim të shokut dhe, pasi bëri një buzëqeshje të vogël prej djalli, tha «Më erdhi një ide.»
«E dija, e njoh mirë atë vështrim.»
«Shko të marrësh kutinë e ndihmës së shpejtë dhe më lër tâi hedh një sy asaj xhungës që ke në kokë.»
«Me thënë të drejtën jam më shumë në merak për kyçin tim të shkretë. Nuk do të doja që të ishte thyer.»
«Mos u merakos, ta rregulloj unë. Që fëmijë doja të bëhesha veteriner.»
Pasi kaloi pak më shumë se një orë dhe pas ilaçeve kundër dhembjeve dhe pomadave të ndryshme të spërkatur ngado, të dy shokët në fakt ishin kthyer gati si të rinj.
I holli, pasi u pa në pasqyrën e varur në faqen përbri derës së hyrjes, tha me një pamje të kënaqur «Tani mund të veprojmë» dhe u fut në dhomën e gjumit. Doli pas pak me dy uniforma ushtarake amerikane në dorë të shtrira fund e krye.
«Po ato ku i more?» pyeti me habi trashaluqi.
«Bëjnë pjesë në pajisjet e emergjencës që kam sjellë me vete. Kurrë nuk i dihet.»
«Ti je i dalë mendsh krejt» shtoi tipi i shëndoshë, duke tundur lehtë kokën. «E çfarë duhet të bëjmë?»
«Ja plani» foli i kënaqur i holli ndërkohë që i hidhte shokut të tij uniformën e prerjes XXL. «Ti do të jesh gjenerali Riçard Rajt, përgjegjësi i agjencisë qeveritare shumë sekrete ekzistencën e së cilës askush nuk e di.»
«Qartë, është shumë sekrete. Po ti?»
«Unë do të kem krahu yt i djathtë. Koloneli Oliver Morris, në shërbimin tuaj, zotëri.»