Altoparlanti në geit njoftonte fillimin e imbarkimit të fluturimit tim, duhej edhe gjysmë ore të shkonte pesë: prioritet ndaj të paaftëve dhe grave shtatzëna. Të çmendurit konsiderohen të paaftë, mendova, përse të mos përfitoja? Vura re se njerëzit pranë meje po zgjateshin të ngriheshin nga karriget e tyre, ishin të vetëdijshëm për normalitetin e tyre në të gjitha aspektet. Vazhdonin të pashqetësuar të luanin me telefonat e tyre. Në atë moment vura re që kisha harruar në shtëpi timin. Kishte pak rëndësi, mendova. Nëse në jetën time të kaluar kisha mundur të jetoja pa telefon, mund ta bëja edhe tani, në këtë jetë, gjatë këtij udhëtimi. Ndërkohë nuk do isha gjurmuar nga të afërm dhe miq që do kishin shpërqëndruar vëmendjen time nga kërkimi duke më kërkuar informacione, shpjegime ose gjëra të ngjashme që nuk do kisha patur kohë as dëshirë për to. U sistemova në vendin e caktuar në avion, dhe pasi kisha kontrolluar printimet e adresave, të hartave dhe të zyrave turistike të Joseph-it që kisha mbledhur në ditët para nisjes sime, vendosa çantën time në pjesën e hapur, mbi vendin tim. Ndieja të ftohtë dhe trupi im përshkohej vazhdimisht nga dridhje që nuk arrija ti kontrolloja. Ende nuk di të them nëse ishin shkaktuar nga ajri i kondicionuar ose, më tepër, nga kushtëzimi im mendor.
Çfarë bëj unë këtu? Lermëni të zbres, ju lutem, unë nuk duhej të isha këtu tani!, mendoja ndërsa avioni po fillonte të rrotullohej në pistën e ngritjes, për tu ngritur pastaj në majë dhe shkëputur nga toka.
Vëzhgoja përsëri njerëzit rreth meje, ishte bërë hobi im për atë ditë. Duke lundruar në detin e hapur të mendimeve që mund të ngopnin mendjet e tyre në ato momente, humbisja në buzëqeshje të forta dhe bërbëlitjen e dëshpëruar dhe të përzier me zhurmën e motorëve të aeroplanit, ndërsa hostess-et kalonin përgjatë korridorit duke na ofruar pije. Ky imi nuk do të kishte qenë një pushim, mendova. Ktheva shikimin nga dritarja e vogël dhe vura re se perdja errësuese kishte mbetur e hapur, shikoja shtëpitë dhe rrugët tani të largëta duke u bërë gradualisht gjithmonë e më të vogla. Ishin pjesë e një rrjeti të dendur ndërtimesh në çimento që mbyllnin njerëz që ishin të paimagjinueshëm për mua. Ishte e vërtetë ajo që më thoshte nëna ime kur isha e vogël:Kur pretendon të duash të shohësh gjithçka, humbet ndjeshmërinë tënde ndaj detajit dhe gjithçka duket e ndalur në sytë e tu. Mos pretendo të duash të njohësh ose të kontrollosh gjithçka dhe të gjithë sepse, sidoqoftë nuk do të shërbejë dhe në fund do të kuptosh se nuk ke parë asgjë. Përkundrazi përqëndrohu tek detaji, sepse tek ai mund të veprosh, ai detaj që ti vetë je në botë dhe që është i aftë ta bëjë atë të lëvizë dhe të evoluojë.Qielli, me një blu të fortë, ishte njollosur nga re të rralla, të ndrojtura. Mbylla sytë për tu qetësuar pak, më prisnin tre orë fluturim. Ndjeja zërat e udhëtarëve të tjerë që largoheshin gjithmonë e më shumë nga unë, fjalët e tyre bëheshin gjithnjë e më të mjegullta, të padallueshme. Më zuri gjumi thellë dhe kur u zgjova, kishim filluar tashmë fazën e zbritjes drejt pistës së uljes në aeroportin e Portlandit.
KAPITULLI 2
Qyteti i Portlandit ishte i mbuluar nga dëbora, që kishte rënë me bollëk një natë më parë. E kisha dëgjuar lajmin në televizion, por e kisha nënvlerësuar problemin, duke e konsideruar pa interes për mua. Nëpërmjet vetratave të aeroportit shiheshin male me dëborë të akullt të shpërndara përgjatë anëve të pistave, ishte dëbora që ishte hequr nga pastruesit e dëborës për të lejuar funksionimin normal të aeroportit, një nga të paktët të përfshirë në listën e atyre që garantojnë një efikasitet të shkëlqyer në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyesja veten nëse rrugët do të kishin qenë po aq të pastra ose nëse rreziku i pranisë së akullit në lidhjet kryesore do mund të kishte komprometuar seriozisht qarkullimin e automjeteve. Sapo pashë të vinte valixhja ime e transportuar nga rripi i bagazheve të sapo shkarkuara nga depua e aeroplanit, pashë orën e dorës: nëntë e darkës, ishim me vonesë. Përshpejtova hapin, drejtuar tek banaku i informacionit, ku gjeta shumë njerëz që, si unë duhej të drejtoheshin në ndonjë vend. Nëpunësja, një grua e shëndoshë dhe grindavece në të pesëdhjetat, thoshte me zë të lartë se linjat e jashtme të autobusëve kishin ndaluar për shkak të motit të keq dhe të gjitha rrugët në distanca të gjata ishin anuluar dhe shtyrë për në mëngjesin tjetër, ndërsa me gjeste të shpejta të dorës mimonte rënien e dëborës dhe praninë e fletëve të akullit nëpër rrugë. Njerëzit ishin të inatosur dhe shumë burra tregonin forcën e tyre duke goditur grushtat në banak, duke akuzuar gruan e shkretë për paaftësi. Edhe pse nuk shkëlqente në simpati, ajo grua nuk kishte asnjë faj. Sapo turma u tret, u afrova në banak.
«Më thoni!», bërtiti gruaja tashmë e dërrmuar.
«Mirëmbrëma, nuk jam këtu për tju kërkuar të njëjtat gjëra që ju kanë kërkuar të gjithë, e kam dëgjuar përgjigjen tashmë. E kuptova që sonte nuk nisemi. Doja tju pyesja nëse mund të më tregonit ndonjë vend ku mund të kaloj natën, këtu në aeroport ose në qytet».
Gruaja u qetësua.
«Më vjen keq zonjë por, fatkeqësisht vendet e pakta të disponueshme tashmë janë zënë të gjitha. Siç mund ta imagjinoni, në këto situata mbarojnë shpejt. Mund të shkoni në qendër të qytetit, ku me siguri do të gjeni dhomë në hotel. Për ku jeni drejtuar?»
«Në Wallowa», u përgjigja.
«Mirë. Autobuzi për në Wallowa niset nga kalata e pestë, që e gjen pikërisht këtu jashtë, nesër në mëngjes në tetë. Rruga është mjaft e gjatë, do të duhen rreth tetë orë».
«Shtatë orë replikova», duke i treguar llogaritjet e bëra nga kompiuteri gjatë simulimit të udhëtimit.
«Tetë orë pra», ngulmoi gruaja, «edhe pse do jetë e mundur të udhëtohet, mos prisni që autobusi të mund të vazhdojë me të njëjtën shpejtësi ose pa pengesa. Akulli nuk shkrihet aq lehtë dhe kripa nuk bën mrekulli në këto situata. Dëborë ka rënë vërtet shumë. Të jeni këtu nesër në mëngjes, pak para orës tetë. Nëse keni nevojë për një taksi, i gjeni në daljen e terminalit, në të djathtë. Rrugë të mbarë, zonjë», përfundoi duke më dhuruar një buzëqeshje të fikur.
«Nëse zonja më lejon, mund ta shoqëroj unë në qytet», dëgjova të shqiptohej qartazi nga një zë që vinte nga shpatullat e mia. U ktheva dhe gjeta para syve një burrë. Kishte pamje të mirë, me flokë gështenjë me sy jeshilë, kishte një prerje flokësh të kuruar mirë dhe që lejonte të shihej aty-këtu ndonjë njollë gri. Ishte pa mjekër, por mbante me krenari mustaqe. Tregonte nja dyzet vjeç dhe për mënyrën se si ishte veshur, duhej të ishte një biznesmen, një person që luante ndonjë rol të rëndësishëm në një kompani apo diçka e tillë. Mbante të varur në një krah pallton e tij të gjatë, ndërsa me dorën tjetër zvarriste një valixhe me rrota mjaft të vogël. Më fiksonte në sy më pak se një metër larg, ndërsa priste nga unë një përgjigje, një shenjë jete.«Jeni shumë i sjellshëm. Por unë nuk ju njoh, ju kërkoj falje, nuk pranoj kurrë pasazhe nga të panjohurit. Dhe tani nëse më lejoni, do të doja të shkoja», iu përgjigja ndërsa papritur u ktheva përsëri drejt banakut të informacionit, duke u shtirur sikur po kërkoja diçka brenda çantës sime. Ndjeja praninë e tij prapa meje, ndoshta duhej të kisha përdorur mënyra pak më të sjellshme, por vërtet që nuk mundesha. Ndihesha në një siklet të madh. U ktheva sërish dhe e pashë në sy.«Jua përsëris, nuk ju njoh. Nuk është për shkak të mungesës së besimit ndaj jush, por me të vërtetë nuk mendoj se është rasti të largohem nga ky terminal me ju, më falni», vazhdova, duke menduar kështu të mbyllja më në fund dialogun me atë njeri që nuk e kisha parë kurrë më parë. Edhe pse nga një anë më vinte keq, i kujtova vetes se nuk isha me pushime.