Aldivan Teixeira Torres - Forcat E Kundërta стр 7.

Шрифт
Фон

Kështu pra, ti tani je zgjuar. Përgëzime! E fitove sfidën. Sfida e dytë kishte për qëllim të zbulonte aftësinë e vetes tënde dhe të veprimit. Të dyja rrugët që përfaqësonin "Forcat e Kundërta" u bënë një dhe kjo do të thotë se duhet të udhëtosh tek e djathta pa harruar dijen që do të fitosh sapo të takosh të majtën. Qëndrimi yt e shpëtoi fëmijën pavarësisht se ai nuk e kishte të nevojshme. E gjithë ajo skenë ishte një inskenim që bëra me mendjen time për të vlerësuar ty. Ti pate qasjen e drejtë. Shumica e njerëzve kur përballen me skena mizorie dhe padrejtësie preferojnë të mos ndërhyjnë. Indiferentizmi është një mëkat serioz dhe personi bëhet bashkëfajtor me atë që e kryen aktin. Ti dhe nga vetja jote, ashtu siç dha Jezu Krishti për ne. Ky është një mësim që do ta marrësh me vete gjatë gjithë jetës tënde.

Faleminderit për përgëzimet që me dhe. Do të veproj gjithmonë në favor të atyre që janë të përjashtuar. E paqartë për mua është përvoja shpirtërore që pata më parë. Çfarë do të thotë kjo? A mund të ma shpjegosh të lutem?

Ne të gjithë kemi aftësinë për të depërtuar në botërat e tjera nëpërmjet mendimit. Kjo është ajo që quhet udhëtim yjësor. Ka disa ekspertë në lidhje me këtë punë. Ajo çfarë pe duhet të jetë e lidhur me të ardhmen tënde apo të ardhmen e ndonjë personi tjetër, kurrë nuk i dihet.

E kuptoj. U ngjita në mal, përfundova dy sfidat e para dhe duhet të rritem shpirtërisht. Mendoj se së shpejti do të jem gati për tu përballur me shpellën e dëshpërimit. Shpella që bën mrekullira dhe i bën ëndrrat më të realizueshme.

Ti duhet ta bësh sfidën e tretë dhe unë do të të tregoj se çfarë do ndodhë nesër. Do presësh udhëzimet e mia.

Po, Gjeneral. Do të jem në pritje gjithë ankth. Ky Fëmijë i Zotit, siç ti më ke quajtur, është shumë i uritur dhe do përgatisë një supë më vonë. Jeni e ftuar zonjë.

Shkëlqyeshëm. Unë e dua supën. Do ta përdor këtë si një avantazh timin për të të njohur më mirë ty.

Gruaja e çuditshme u nis dhe më la vetëm në mendimet e mia. Vajta të kërkoja në pyll për diçka me të cilën të bëja supën.

Vajza e Re

Mali tashmë ishte bërë i errët ndërkohë që supa ishte gati. Era e ftohtë e natës dhe krikritë e insekteve e bënin ambjentin akoma dhe më rural. Gruaja e çuditshme ende nuk kishte ardhur te kasollja. Shpresoj ti kem vënë të gjitha në rregull kur të mbërrijë ajo. Provoj supën: Me të vërtetë ishte e mirë edhe pse nuk i kisha të gjitha elementet që duheshin. Dal jashtë nga kasollja vetëm për pak dhe sodis parajsat: Yjet janë dëshmitarë të përpjekjeve të mia. U ngjita lart në mal, gjeta atje rojen e tij, kalova dy sfidat (njëra më e vështirë se tjetra), takova një fantazmë dhe akoma po rezistoj. "Të varfërit luftojnë më shumë për ëndërrat e tyre." Shoh se si janë vendosur yjet dhe ndriçimin që japin. Secili ka rëndësinë e vet në universin e madh ku ne jetojmë. Po kështu edhe njerëzit kanë gjithashtu rëndësinë e tyre. Ata janë të bardhë, të zinj, të pasur, të varfër, të fesë A, apo të fesë B apo të ndonjë sistemi tjetër besimi. Ata të gjithë janë fëmijë me të njëjtin baba. Unë gjithashtu dua të zë vendin tim në këtë univers. Jam një qenie mendimtare pa kufij. Mendoj se një ëndërr nuk ka çmim por unë jam i gatshëm të paguaj për të me qëllim që të hyj në shpellën e dëshpërimit. Sodis parajsat edhe njëherë tjetër dhe pastaj kthehem në kasolle. Nuk u habita kur gjeta rojen aty.

Keni shumë që jeni këtu? Nuk e kuptova fare.

Ti ishe aq i mbërthyer pas soditjes së parajsave saqë unë nuk dëshiroja ta shkëpusja magjinë e atij momenti. Dhe përveç kësaj, unë ndihem këtu si në shtëpinë time.

Shumë mirë. Ulu në këtë stol që kam sajuar. Do të të sjell supën.

Me supën akoma të nxehtë, i shërbeva gruas së çuditshme me një pagure që gjeta në pyll. Era e natës më përkëdhelte fytyrën dhe më pëshpëriste fjalë në vesh. Kush ishte ajo grua e çuditshme së cilës po i shërbeja? Pyes veten nëse ajo donte vërtet të më shkatërronte ashtu siç nënkuptoi fantazma. Kisha shumë dyshime rreth saj dhe kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për tu qartësuar.

A është e mirë supa? E përgatita me kujdesin më të madh.

Është e mrekullueshme! Me se e përgatite?

Është përgatitur me gurë. Thjesht shaka! Bleva një zog nga një gjuetar dhe mora edhe disa erëza natyrale nga pylli. Por, të ndërrojmë temë, kush je ti në të vërtetë?

Është shenjë respekti ndaj të zotit të shtëpisë nëse flet më parë për veten tënde. Kanë kaluar katër ditë që kur ke ardhur këtu në majë të malit dhe nuk e di akoma se si e ke emrin.

Shumë mirë. Por është histori e gjatë. Bëhu gati. Më quajnë Aldivan Teixeira Tôrres dhe jap lëndën e Matematikës në kolegj universitar. Dy pasionet e mia më të mëdha janë letërsia dhe matematika. Kam qenë gjithmonë një adhurues i librave dhe kam dashur qysh i vogël, që të shkruaj një libër timin. Kur isha në vitin e parë të shkollës së mesme, mblodha fjalë të mençura dhe proverba, si copëza nga librat e Eklesiastesit. Isha shumë i lumtur pavarësisht se tekstet nuk ishin të miat. Ia tregoja gjithkujt, me shumë krenari. Mbarova Shkollën e Mesme, bëra një kurs për kompjuter dhe e ndalova studimin për pak. Paskëtaj provova një kurs teknik në një kolegj lokal. Sidoqoftë, e kuptova se nuk ishte fusha ime, ishte thjesht fati që e dëshmoi. U përgatita për një stazh pune në këtë fushë. Gjithsesi, në ditën përpara provimit një forcë e pazakontë më kërkonte vazhdimisht që të hiqja dorë. Sa më shumë që kalonte koha, aq më shumë presion ndjeja nga kjo forca derisa vendosa mos ta bëja provimin. Presioni u largua dhe zemra ra në qetësi. Mendoj se ishte fati që nuk më la të shkoja. Ne duhet të respektojmë limitet tona. Unë bëra disa aplikime, më aprovuan dhe aktualisht kam postin e asistentit administrativ në fushën e arsimit. Para tre vitesh më erdhi një tjetër dëshmi e fatit. Pata ca probleme dhe përfundova me dobësi nervore. Atëherë nisa të shkruaj dhe në një kohë të shkurtër kjo më ndihmoi që të bëhesha më mirë. Si rezultat doli libri "Vegimi i një Mjeti të cilin akoma nuk e kam botuar. E gjitha kjo nxori në pah aftësinë time për të shkruar dhe për të patur një profesion të denjë. Kjo është ajo çfarë mendoj: Unë dua të punoj duke bërë atë që më pëlqen dhe dua të jem i lumtur. A është shumë kjo që kërkon një njeri i varfër?

Natyrisht që jo, Aldivan. Ti ke talent dhe kjo gjë është e rrallë në këtë botë. Ti do kesh sukses në kohën e duhur. Fitimtarë janë ata që besojnë tek ëndrrat e tyre.

E besoj. Ja përse gjendem këtu në mes të asgjëkundit ku komoditetet e qytetërimit ende nuk kanë mbërritur. Gjeta një mënyrë për të hipur në mal, për të kapërcyer sfidat. E gjitha ça më ka mbetur tani është të hyj në shpellë dhe të realizoj ëndrrat e mia.

Jam këtu për të të ndihmuar. Kam qenë roja e malit qëkur është bërë i shenjtë. Misioni im është të ndihmoj gjithë ëndërrimtarët që kërkojnë shpellën e dëshpërimit. Disa kërkojnë të realizojnë ëndrrat materiale të tilla si para, pushtet, luks shoqëror ose ëndrra të tjera egoiste. Të gjithë deri tani kanë dështuar, dhe nuk kanë qenë pak. Shpella është e drejtë në plotësimin e dëshirave.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора