Danilo Clementoni - Rikthim Në Tokë

Шрифт
Фон

Danilo Clementoni

Rikthim në Tokë

Aventurat e Azakisit dhe Petrit

Titulli origjinal: Il ritorno

Përkthyer nga: Gentian Cane Publikuar nga: Tektime


Ky libër është një vepër e fantazisë. Emrat, personazhet, vendet dhe organizatat e cituara janë fryt i imagjinatës së autorit dhe kanë për qëllim t’i japin vërtetësi rrëfimit. Çfarëdo analogjie me faktet apo me njerëz realë, të gjallë apo jo të gjallë është krejtësisht rastësore.

RIKTHIM NȄ TOKȄ

E drejta e autorit © 2013 Danilo Clementoni

Botimet: nëntor 2013

Redaktuar dhe shtypur në mënyrë të pavarur

facebook: www.facebook.com/libroilritorno

blog: dclementoni.blogspot.it

e-mail: d.clementoni@gmail.com

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet në ndonjë mënyrë, përfshi çfarëdo lloj sistemi mekanik dhe elektronik, pa autorizim paraprak me shkrim nga Botuesi, përveç përjashtimeve të bëra për pasazhe të shkurtra me qëllim rishikimi.

Bashkëshortes sime dhe djalit tim për durimin që kanë pasur në përballjet e mia dhe për të gjitha sugjerimet e çmuara që më kanë dhënë, duke kontribuar për të arritur më të mirën si për mua ashtu edhe për këtë roman.

Një falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe inkurajuar për të vazhduar përpara në përfundimin e kësaj vepre që ndoshta, pa ta, nuk do të kishte dalë kurrë në dritë.

Do të doja të falenderoja përkthyesin tim, z.Gentian Cane, për bashkëpunimin, pasionin dhe profesionalizmin që ka demonstruar në finalizimin e këtij përkthimi.

Tabela e përmbajtjes

Parathënie 1

Anija kozmike Theos – 1.000.000 Km nga Jupiteri 3

Planeti Tokë – Tell el-Mukayyar – Irak 7

Anija kozmike Theos – Orbita e Jupiterit 13

Nasiria – Hoteli 17

Anija kozmike Theos – Alarm në afërsi 21

Nasiria – Restoranti Masgouf 25

Anija kozmike Theos – Objekti misterioz 31

Nasiria – Darka 37

Anija kozmike Theos – Analiza e të dhënave 45

Nasiria – Pas darke 49

Anija kozmike Theos – Të Moshuarit 61

Nasiria – Rizgjimi 67

Anija kozmike Theos – Imazhet nga Toka 75

Tell el-Mukayyar – Gërmimet 87

Anija kozmike Theos – Zbulimi i tmerrshëm 97

Tell el-Mukayyar – Sarkofagu 103

Anija kozmike Theos – Zona e asteroideve 117

Tell el-Mukayyar – Inkursioni gjatë natës 123

Anija kozmike Theos – Pamja mbi Mars 131

Tell el-Mukayyar – Surpriza e natës 139

Anija kozmike Theos – Orbita tokësore 145

Tell el-Mukayyar – Demaskimi 153

Anija kozmike Theos – Përgatitjet finale 167

Tell el-Mukayyar – Katër rojtarët flakërues 173

Tell el-Mukayyar – Kontakti 187

Tell el-Mukayyar – Rimarrja 199

Anija kozmike Theos – Mysafirë në bord 215

Anija kozmike Theos – Rrëfimi 223

Referencat bibliografike 231

"Po ktheheshim. Kishte kaluar veç një vit i ynë diellor që prej kohës kur kishim qenë të detyruar të braktisnim me nxitim dhe zemërim planetin por për ta, në vite tokësorë, kishin kaluar 3.600. Çfarë kishim gjetur?”

Parathënie

Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.

Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (“dita e dytë” e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si “tërheqja e asteroideve” apo “Krahthi i Dërrmuar” siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, Jupiteri kohë përpara arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.

Ваша оценка очень важна

0
Шрифт
Фон

Помогите Вашим друзьям узнать о библиотеке

Скачать книгу

Если нет возможности читать онлайн, скачайте книгу файлом для электронной книжки и читайте офлайн.

fb2.zip txt txt.zip rtf.zip a4.pdf a6.pdf mobi.prc epub ios.epub fb3

Популярные книги автора